Qëndra Kulturore Shqiptare në Stuttgart uron Rrezoren!

OP-ED | Rrezore | 18.12.15 | 20:25

Qëndra Kulturore Shqiptare në Stuttgart 

Të nderuar Stafi udheheqës, administrator dhe lexues të portalit Rrezore!

Kam kënaqësi të uroj 10 vjetorin e formimit të ketij Burimi informativ, letrar, kulturor,politik,historik etj.

Para 10 vitesh ishin pak Portale online në gjuhe shqipe,atëherë kur Rrezore filloj rrezatimin nëpër gjitha anet e horizontit, nëpër gjitha kontinentet,ku u shpërnda fjala shqipe, ku informoheshim me ngjarje, Ku zbulonim njëri-tjetrin të shkëputur nga Atëdheu Ynë i shtrenjt ,pra nga gjitha Trojet etnike shqiptare.
Rrezore, ishte ura që lidhte shkrimtarin më lexuesin, mikun me mikun, ishte informatore e shumë manifestimeve në Diaspor dhe vëndlindje.
Rrezore inicoj bashkpunimin në mes shoqatave dhe klubeve në mërgatë .
Rrezore zbuloj shumë talent të shkrimeve, poezive dhe opinioneve të ndryshe.
Rrezore, admirohet sepse nuk është një Portal komercial, nuk e bëri lexuesin të neveritet më reklama.
Pra, një Portal model se si duhet të jetë në sherbim të lexuesve .
Unë përfitoj nga rasti që në emër të Qëndres Kulturore Shqiptare në Shtuttgart të uroj 10 vjetorin e Rrezores si një dritare informative me kualitet dhe 100% në sherbim të kulturës, tradites, historisë dhe gjuhes shqipe.

Gëzuar edhe shumë vite tjera!
Vitor Spaqi
Kryetari i QKShSh.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen