Përformancë artistike në mbështetje të Ministrisë së Turizmit të Shqipërisë!
Diaspora, Reportazhe | Zef Prenka | 22.01.17 | 22:31
Zef Prenka
Panairi i Turizmit Stuttgart CMT 2017, që u mbajt në Messe Shtutgart nga dt.10-22.01.2017, ku të pranishëm ishin edhe Ministria e Turizmit të Shqipërisë me shefin e grupit z. Nardi Maci dhe disa agjensi turistike që veprojnë në Gjermani.
Sipas z. Maci, interesimi i vizitorëve ishte shumë i madh dhe kjo jep shpresë për një fazë të re të turizmit gjerman në Shqipërinë e bukur, pra, deti, alpinizmi dhe monumentet kulturore e historike, artizanatet e tradita shqiptare.
Po kështu, Ministria e Turizmit të Shqipërisë nuk mbeti vetëm asnjë çast, ngase,
ishin në përkrahje të plotë të Shoqatave, Klubeve dhe përfaqësuesve të klerit shqiptar si Misioni Katolik Shqiptar dhe Bashkësia Islame në Shtutgart.
Me përformancë artistike, pra, grupet e valltarëve, këngëtarë dhe artistë, aktorë dhe aktivistë që veprojnë në Landin Baden – Würtembergut, shoqëruan përfaqësuesit e Ministrisë së Turizmit të Shqipërisë gjatë ditëve të Panairit të Turizmit, ku ne si mërgimtar shkëmbyem biseda dhe infofmacione me të interesuarit dhe vërtetë ishte një përfaqësim dinjitoz dhe mjaft profesional i z.Maci dhe grupit të tij!
Vlenë të përmendën grupet e valltarëve të Qëndres Kulturore Shqiptare
në Shtutgart nën udhëheqjen e koreografit, artistit të mirënjohur Mirditor z.Gjergj Lleshaj dhe znj. Irina Lleshaj,
dhe prania e kryesisë së QKSHSH, me kryetar z.Vitor Spaqin, grupi i valltarëve të Shoqatës „Pavarësia“ nga Shtutgarti të udhëhequr nga z.Baki Mustafi, Shoqata Kulturore nga Fellbahu po ashtu nën koreografinë e z. Gjergj Lleshaj që, u përcollën me një vëmëndje të madhe nga vizitorë me kombësi të ndryeshme.
Me ketë rast ishin edhe Don Albert Kristaj, motrat Terezina dhe Valbona, Misionar i Misionit Katolik Shqiptar në Gjermani me seli në Shtutgart , i cili e bekoj ketë Panair dhe Imami i Bashkësisë Islame në Shtutgart Imami z.Hasbi Sylejnani,të cilët me prezencën e tyre i dhanë kuptim të një bashkëjetese konfesionale të shqiptarëve në mërgim…
Prandaj, sot ishte një përmbyllje e Panairit me një pjesëmarrje të konsiderueshme të mërgimtarëve që jetojnë në Shtutgart.
Ne u ndamë duke shprehë mallë për vëndlindjen tonë Shqiptarinë etnike dhe apelojmë edhe tek ministritë tjera që të marrin një moster nga Ministria e Turizmit të Shqipërisë, se si duhet prezentuar bukuritë, kultura dhe tradita shqiptare në Evropë!
Shtutgart 2017
Komente