Kuvendi i dy shteteve në Prizren sinjal për ndërgjegjësim të Evropës!

OP-ED | admin | 14.01.14 | 23:24

Nga Asllan Dibrani

art@asllandibrani.com

Qyteti i Prizrenit sot filloj një etapë te re për herën e parë .Ky qytet legjendar i rilindësve tanë dhe burrave qe lidhen besën shqiptare rifilloj një faze të re, në objektivin dhe synimet e aspiratave tona të bëhen realitet. Në këtë mbledhje të parë mes dy qeverive në historinë e dy shteteve shqiptare në Ballkan, qeveritë e dy vendeve kanë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi dhe dy vendeve pikërisht në vendin ku është mbajtur Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Ky është fillim i një aspirate shekullore e „BASHKIMI KOMBËTAR“. Me këtë tubim dejuro ne forma diplomatike është një hap drejt thyerjes se klisheve komuniste qe lanë gjurme negative në trojet shqiptare. Tani Evropa ka marrë një sinjal te qartë se padrejtësitë qe ju janë bërë shqiptarëve në copëtimin e trungut kombëtar në 6 shtete ballkanike, tani duhet te përmirësohet . Shteti ame Shqipëria dhe Kosova sa do pak me këtë kuvend filloj te thyhet muri i Berlinit në zemrën e Ballkanit ku jetuan me shekuj shqiptarët.

image

Foto qe shumë mirë tregon krahët e Shqiponjës se shkurtuar ,andaj në kuvendet tjera shqiponja duhet të del ose ma e kompletuar ose edhe e plotë . Vet dizajni qe e ka publikuar kështu, po tregon se ne shqiptarët duhet ta kemi një flamur po atë të plote paralel me bashkimin e trojeve tona!

Dy qeveritë gjatë mbledhjes së përbashkët në Prizren, të parën e këtij lloji që prej ekzistimit të dy shteteve, kanë riafirmuar gatishmërinë për bashkëpunim por janë kujdesur që të mos krijojnë ndonjë keqkuptim ose të mos përçojnë mesazhe të këqija ndaj fqinjëve. Sa do qe ky takim ka vlerat e veta ky kuvend nuk foli asgjë për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni ,as në Malin e zi , në Serbi dhe Greqi qe akoma mohohen të drejtat e shqiptarëve në format ma drastike. Iniciativa nuk është për tu mohuar po takimet tjera nuk duhet ti tremb lidershipin e shteteve tona nga synimet e veta për bashkimin e vet në një ombrellë gjuhësore , territoriale dhe kombëtare. Shqiptarët nuk duhet të hezitojnë edhe në të drejtat e mohuara në Republika e Turqisë se mese 6 milion shqiptarëve atje.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen