Inva Mula dhe hymni për nderë të Nënë Terezës, vetëdijësojnë shqiptarët

Analiza & Komente | Zef Prenka | 20.07.15 | 17:55

Më 5 shtator bëhen 18 vjet nga vdekja e nobelistes dhe humanists shqiptare Nënë Tereza dhe është pikërisht kjo datë që shqiptarët do të bekohen me një himn që do t’i bashkojë të gjitha trevat shqipfolëse.

Një himn i krijuar nga vargjet e poezisë që Nënë Tereza shkroi në vitin 1928 teksa përshkonte rrugën prej Irlandës në Kalkutë.

Vargjet e poezisë së saj “Lamtumirë” do të interpretohen nga sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula me kompozitor Lorenc Antoni.

Promovimi zyrtar i himnit është planifikuar që të bëhet në ditën botërore të bamirësisë dhe në përvjetorite 18 të vdekjes së nobelistes Nënë Tereza, pra më 5 shtator në Prishtinë.Ngjarje që për soprano Inva Mula shënon një ditë të vecantë.

Inva Mula: Ky është një projekt që na takon të gjithëve dhe ne sot e incizojmë himin e Nënë Terezës, është hapi i parë nën tinkujt e bukur të Genc Tukicit që është edhe motori kryesor i kësaj iniciative.

Himni “Lamtumirë” i Nënë Terezës është parë nga ideatorët si një simbol që do të përfaqësojë në botë shtetin e Kosovës dhe shpir tin humanist të popullit shqiptar vargjet e të cilit tingëllojnë kështu:

Nënë e dashur, lamtumirë

Ju le shënde’n miq të mi

Më djeg, o, një fuqi e dlirë

Drejt të përflakurës Indi…

Dhe anija lehtë lehtë lundron

Pret valët e detit të trazuar,

Për herë të fundit syri vrojton

Brigjet e Evropës së hakërruar./Oranews/

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen