Nertila, si modeli i parlamentares se re

Analiza & Komente | Rrezore | 14.04.17 | 23:04

Nderkohe qe Shqiperia gjindet ne tranzicionin me te madh te krizes ekonomike, sociale, kulturore dhe formaliteteve politike, organizmat e ndryshem te edukimit europian, po implementojne projekte konkrete per brezat e rinj.

Nertila -protagoniste dhe aktiviste ndër më dinjitetshme e qështjes së gjithmbarshme kombëtare

Keto projekte tentojne ti sjellin Shqiperise nje tjeter model lidershipi ne Politike dhe Drejtesi.
“Elsa Model Parliament Albania”-Modeli i Parlamentit shqiptar, quhet aktiviteti qe Shoqata e Studentave Europiane te Drejtesise,Shqiperi, ka vendosur te realizoje ne fund te Prillit.
Pesedhjete e tre te rinj ne rolin e deputeteve dhe shtate te tjere ne rolin e antarit te keshillit te ministrave, do te angazhohen teknikisht per te hartuar, diskutuar e miratuar ligjin “E drejta per tu harruar”.
Per rastesine tone, mes qindra aplikuesve qe u perzgjodh si njera prej te rejave qe do mbaje rolin e deputetit, eshte edhe znj.Nertila Marku(Haxhia),bashkepuntore e gazetes sone.
Duke shprehur urimet tona koleges per performance e saj mes te rinjve te talentuar shqiptare, vendosem te realizojme nje interviste me te, pikerisht ne kuader te ketij aktiviteti.

1.Nertila, se pari urimet tona per perzgjedhjen tende ne kete aktivitet. A mund te na thuash si u perzgjodhen te rinjte shqiptare per kete aktivitet disa ditor komisionesh parlamentare dhe séance parlamentare qe do improvizohet me 28 Prill ne Kuvendin e Shqiperise?

-Se pari ju falenderoj per urimet te gjitheve! Perzgjedhja e te rinjve u be pas shpalljes se nje aplikimi qe Shoqata e studenteve europiane te Drejtesise kishte bere ne faqen e saj zyrtare. Une aplikova, plotesova nje formular me te dhenat e mia, iu pergjigja disa pyetjeve nga ana e tyre, dhe pas rreth nje jave,mora nje email ku njoftohesha se isha perzgjedhur ne rolin e deputetes, mes 53 deputeve ne total. U perzgjodha pikerisht per rolin e pare qe kisha aplikuar.

2.Nertila, ju keni studiuar Diplomaci dhe thelluar studime te tjera edhe ne fushen e Drejtesise. Ne syrin e nje diplomateje dhe juristeje te re ne prespektive, si e shikoni performance e Parlamentit shqiptar gjate demokracise?

-Me syrin e nje diplomateje te re, duke iu referuar studimeve qe kam patur gjate shkollimit ne programet mesimore, nuk kam arritur te gjej asnje model te ngjashem te nje demokracie tranzicionale si ajo e vendit tim. Mbetet per tu shtruar si diskutim nese kjo i adresohet kultures qe buron nga frika qe la komunizmi, apo kultures qe prodhohet nga tendenca e partive politike per ta lene popullin shqiptar ne injorancen e militantizmit.Kjo injorance pashmangshmerisht prodhon largim te qytetarit nga ndergjegjesimi per te drejtat themelore te tij, duke filluar nga ajo e sigurise se jetes, te drejtes se prones apo arsimimit. Si rezultat, nje popull qe i kushton arsmimi, i kushton buka e gojes, i rritet cdo cmim i burimeve te mbijeteses, i grabitet e drejta, eshte popull i destinuar per te humbur identitetin politik, social, ekonomik dhe padyshim kulturor. E gjitha kjo ka prodhuar nje Parlament me delegate hajdute, analfabete dhe me te kaluar kriminale. Atehere, a mund ti referohem cilesive te tjera? A eshte kjo demokracia per te cilen babai im u entuziasmua ne sheshin e lirise ne vitin 90’ “E duam Shqiperine si gjithe Europa”? Jo, nuk eshte. Eshte Shqiperia si asnje vend ne Europe dhe bote!

3.“E drejta per tu harruar’, quhet ligji te cilin do ta hartoni, diskutoni e miratoni gjate improvizimit tuaj. Paraprakisht a mund te na thoni sesi e shikoni kete ligj te mireqene ne Republiken e Shqiperise?

-Shqiperia ka ratifikuar marreveshje te ndryshme nderkombetare, Konventen Europiane te te drejtave te Njeriut etj. Ne kete plan, do ta shikoja si nje domosdoshmeri per te patur nje ligj te tille nderkombetar, por me disa rezerva per te drejten e brendshme.Nuk do doja te shprehesha ne kete interviste paraprake, se pari per per efekt te konfidencialitetit ne vijueshmerine e aktivitetit gjate ketyre diteve.Eshte e rendesishme, qe cdo ligj qe prodhohet, te prodhohet per te garantuar sa me me efektivitet te drejtat themelore te njeriut, dhe sidomos shtreave qe favorizohen nga cdo dokument nderkombetar qe trumbeton per te drejtat themelore.E kam fjalen kryesisht per grate dhe femijet.Kaq mund te them per momentin, pasi varet edhe cilen ane do jem e detyruar te mbaj per shkak te shortit qe do percaktoje deputetet e pozites dhe ata te opozites.Per te tjerat, do te degjohem bashke me koleget nga salla e Kuvendit te Shqiperise.

4.Per cfare mendoni se do te sherbeje ky aktivitet pervecse per rritjen tuaj akademike ?

-Nuk mendoj! Une jam e sigurte se ajo do te jete nje dite qe do te jape modelin qe i mungon Parlamentit shqiptar.Nese vemendja e mediave do te perqendrohet aty gjate aktiviteti, shqiptaret do donin qe ai Kuvend te ishte modeli i perfaqsimit te interesave te tyre.Sepse aty, jane te gjithe te mireshkolluar, juriste,ekonomiste, studiues te shkencave politike, inxhiniere etj. Nderkohe qe po keta shqiptare, cdo te enjte, „enjten“ nga e qeshura apo e qara, kur degjojne nga goja e oligarkeve parlamentare, krimineleve, dhe analfabeteve, vetem diskutime qe mbrojne interesat politike e jo ato qytetare.

5.A e mendon Nertila nje dite veten si nje deputete reale e Parlamentit shqiptar?

-Nertila e mendon veten nje intelektuale profesioniste ne auditoret universitare, institucionet e drejtesise apo sherbimet publike qe kerkojne ndergjegje te larte ligjore, morale dhe atdhetare.
Nese Shqiperia do te kishte nje Kushtetute te re,nje kod zgjedhor tjeter, ku perfaqsuesi i popullit do zgjidhej nga populli dhe jo listat e kryetareve, sekretareve apo kasapeve oligarke, cdo e re shqiptare do kishte mundesine te realizonte cdo potencial me meritokraci.Pak rendesi ka ne Parlament apo diku tjeter. Potenciali intelektual dhe atdhetar, kur ka meritokraci, sjell gjithnje kenaqesi, zhvillim dhe realizim individual dhe kolektiv.

6.Se fundmi, si i shikoni zgjedhjet e ardhshme parlamentare?

-Deri ne keto moment, flas si vote e bardhe. Nese grabitet vota e qytetarit qe ne sistemin formal te administrimit te zgjedhjeve, atehere kam deshire qe te mos behem pjese e nje loje qe nuk sjell asnje ndyshim. Mendoj qe eshte me e rendesishme aktualisht te mendoj se bashku me te rinj te tjere studente apo profesioniste te rinj, sesi te ndertojme formulen e disefektimit te sistemit politik, pa rene pre e ambicjeve partiake.

7.Edhe njehere suksese!
-Faleminderit per mbeshtetjen!

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen