Populli jetim i proceseve antikushtetuese

Analiza & Komente | Zef Prenka | 21.04.17 | 16:38

Përse është kundër frymës kushtetuese, proçesi i zgjedhjes së Presidentit?

Nga Ledian Dobroniku

(Në një përpjekje don kishoteske, për ti shpjeguar një militanti të verbër dallimin mes Shtetit të së Drejtës dhe shtetit ligjor.)

Të dy shtetet kanë në thelb ligjin, por
në shtetin e së drejtës ai detyron edhe pushtetarët ta zbatojnë pastaj qytetarët.

Kurse në shtetin ligjor, detyrimi bie mbi nënshtetasit kurse politika nuk ndihet e kufizuar nga ligji sepse ai ka thjesht rol dekorativ por jo diktues.

Ky lloj shteti u realizua në regjimin komunist, ku nuk imagjinohej që partia (motorri i vendit) të kufizohej nga ndonjë ligj paraprak. Istanca politike dominonte istancën juridike.

Fatkeqësisht ky mentalitet vijon ende sot kur politika mendon se është mbi ligjin dhe mosmarrveshjet zgjidhen jashtë institucioneve. Fatkeqësisht edhe populli, i pa vaksinuar kurrë me demokraci, mendon se garancia e të drejtave të tij është „bujaria“ e politikanit sesa zbatimi i ligjit.

Djegia e raundeve paraprake të zgjedhjes së Presidentit, pa kandidim e pa votim është dhunim i proçesit në tërësi dhe frymës së Kushtetutës.

Zgjedhja e Presidentit, është një akt juridik i përbërë, frut i një proçesi sanksionuar me rezervë kushtetuese. Në çdo proçes, aktet duhet të konsumohen dhe jo të anullohen. Asnjë palë nuk e ka këtë të drejtë, pasi proçesi siguron në radhë të parë një të mirë kushtetuese, një të mirë të popullit dhe Republikës, që është Një President Konsensual në gjendje të përfaqësojë Unitetin e Popullit, si kërkon neni 86.

Ketu operohet me minimumin kushtetues dhe jo si kerkon nje proçes dinjitoz per ate qe perfaqeson unitetin e popullit si parashikon neni 86: Presidenti i Republikes.
Kandidatet per Presidente duhet te ishin bere tashme pjese e debatit publik dhe jo te dilnin diten e findit pas kulisave sikur po zgjidhet ndonje drejtor.
Kjo tregon qe kasta nuk do te prezantoje ASNJE emer me stature kombetare, si ndodh ne vendet normale, por ndonje person te lodhur qe Institucioni i Presidentit te mbetet i paralizuar perseri. Nje noter te partise dhe tregtar titujsh e dekoratash

Kurse Vendimi i KQZ për shtyrjen e afatit, është në përputhje me natyrën e vetë kqz: ANTIKUSHTETUESE!
Një organ në mbrojtje të së mirës supreme politike, të gjithë qytetarëve dhe Republikës, emërohet prej emisarëve të partisë. Sikur interesi i partisë dhe Republikës të koinçidonte. I gjithë pushteti sovjetëve, të tjerët jashtë këtyre partive të gjejnë një Republikë të re. Si mundet vota në këto kushte të mund të sjellë ndryshime, si esenca e demokracisë. Jo vota është akt formal për të fajësuar popullin për vendimet, vjedhjet e mashtrimet që kryen kasta!

Sikur 1% e këtyre antireformave të ishte kryer në një vend të BE-së, mediat dhe intelektualët do kishin ngritur popullin ne Revolucion.
Por këtu jo!
Këtu populli është jetim se intelektualët preferojnë të rreshtohen pas partive për një kockë!

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen