Agim Dedaj, arkitekt i ndërtimtarisë dhe poezisë

Analiza & Komente | Dedë Preqi | 05.03.19 | 23:29

Dedë Preqi

Vështrime Libri
Agim Dedaj, arkitekt i ndërtimtarisë dhe poezisë

Ndërlidhja në mes arkitekturës dhe poezisë ishte gjithherë prezente dhe një gjë të tillë do e gjejmë që në fillet e hershme të Letërsisë greke, poashtu këtë ndërlidhje e gjejmë edhe te shumë akitekt dhe shkrimtarë romak. Që të dyja janë arte me pole të kundërta, por magnetike, që tërheqin njëra-tjetren, njëra dizajnohet në fushën e ndërtimtarisë, ndërsa tjetra projektohet nga ndjenjat dhe shpirti në fushën e poezisë, duke e plotësuar njëra-tjetren, në formimin dhe gëdhendjen e fatit njerëzor.

Duke bërë nje vështrim të veqantë librit me poezi «Fryma e Diellit» të autorit Agim Dedaj, që nga çasti i krijimit të autorit, këto gjëra sikur janë skalitur shprehimisht në natyrën e këtij njeriu, si dhuratë, apo një sinjalizim i jetës krijuese, e cila merr dalngadalë edhe peshën e vet.

Agim Dedaj me profesion është arkitekt i ndërtimtarisë, i cili jeton dhe punon në Gjakovë, por aftësinë e autorit për të u marrë me poetikë, me atë pjesë të shpirtit që mund të jetë fluide, e zbulojnë tri vëllimet e tij poetike.

Po të thëmi se, poezia do të ngritët si më e larta apo më fisnikja ndër të tjera, ndoshta se do të tingëllonte më bukur dhe do të shpjegonte ndjenjat shpirtërore më ndjeshëm, kështu do të thoshte edhe muzicenti për muzikën e vet, do të thoshte edhe piktori për pikturën e vet, kështu do të thoshte edhe arkitekti për projektin e vet, por me një respekt të veqantë e shije edhe për artin e të tjerëve.

Edhe rrëfimi i cili e bëri autorin të niset kësaj rruge poetike, është jo rastësia, por parimi i përmbajtjes së interesimit në ndodhitë shpirtërore, të cilat shperthejnë dhe rrëmbejnë botën e njeriut, duke dalur në shesh përmes refleksioneve dhe mesazheve poetike.

Prandaj, te poezia e Agimit, shpeshherë hasim përjetime të thella të dhëmbjes dhe mallit, dashurisë ndaj atdheut dhe njerëzve të tij dhe gjith asaj që e përbëjnë historinë e popullit të vet.

Në librin e radhës me poezi “Fryma e Diellit”, të Agim Dedaj, pasqyrohet një botë e tërë subjektive e përvuajtur dhe e regjur prej mallit e dhembjes, duke i përshkuar damarët e jetës dhe rrathët e saj, dhe për poetin “fryma e diellit” është puhiza më rrezatuese, përmes së cilës shpërthen jeta, bulëzon rrënja e lisit, buzëqesh fytyra njerëzore.

Në poezinë, Grafikimi i pikës A, shprehet një lirizëm i thellë dhe shumë i fuqishëm që thotë:
Ne jemi arkitekt të rinj Të ringjalljes lirike, Erdhëm nëpër dimensione gjaku E nëpër kënde të masakruara
Erdhëm ta projektojmë –Udhën që lidhë zemrat tona Ënderrat e fëmijëve tanë…

Një metaforë e tillë e autorit jo vetëm që është funksionale, por edhe virale që jep një dimension të thukshëm përmes poezisë dhe rrolit të saj, e cila si mjet i urtësisë dhe mjeshtërisë së poetit për ta mundur të ligën sakrifikohet në vargje të tilla, që ndjenë fuqinë brenda vetës- shpërthim i vërtetë intelektual e shpirtëror, duke e kthyer të tërën në energji dhe në ëndërrat e fëmijëve tanë.

Prandaj, Agim Dedaj me besnikëri i qëndron profesionit të vet të Arkitekturës, por ky autor depërton edhe më largë, dhe sikur që përmes talentit dhe mjeshtërisë arkitekturale, duke relizuar me dhjetra objekte ndërtimi, poashtu i lind edhe një vullnet veprimi, i cili do ta shtyente të përballej me realitetin dhe seriozitetin më të madh, duke iu përulur dhe përkushtuar poezisë.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen