Në Zagreb, puhi e lehtë kulturo-artistike

Diaspora | Zef Prenka | 03.05.17 | 23:32

Prend Gjergjaj

Se po vijnë kohë më të mira edhe për artin e kulturën shqiptare në Republikën e Kroacisë këtë e dëshmoi këto ditë edhe Teatri Mërgimtari nga Zagrebi, me premierën  „Burri i gruas sime“ të shkrimtarit të njohur kroat, Miro Gavran, që u shfaq të dielën e kaluar (30. 4.), në Teatrin e kukullave, në Zagreb.

Një grup entuziastësh e dashamirës të kulturës (në përgjithësi), e në veçanti të artit skenik, iu përvolën punës (provave intenzive) disa muajshe dhe me lojën e tyre brilante e me shumë sukses sollën para publikut artdashës këtë shfaqje simpatike (tema e së cilës i përket pothuaj krejtësisht postmodernes, sikurse edhe „risive“, që ajo sjell me vete).

Ishte kënaqësi e veçanë të jem në premierë, ndaj përfitoj nga rasti të përgëzoj të gjithë trupin artistik; regjisorin e shfaqjes Leonard Hamitaj (që, njëkohësisht edhe interpretoi rolin e njërit nga burrat -Luka) si dhe aktoret Valentina Mrijaj (Eva), Amr Kadriju (Toni) e Vedran Kojić (violinisti), e të cilët, poashtu i përcjell një simbolikë ngase që të katërt vijnë (me origjinë) nga vende të ndryshme -Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kroaci.

Ishte ligësi rasti (vetëm rasti?!) mungesa (hiç -ndo- një përjashtim) e fytyrave më shumë a më pak të njohura publike nga komuniteti shqiptar, të cilët për fatin e lig të kulturës sonë, duket se (disa sish) aq kanë të bëjnë me kulturën sa që kanë telashe të mëdha  edhe vet fjalën kulturë ta shqiptojnë a ta shkruajnë drejt. Por, e „rëndësishme“ -sipas tyre- që të tillët të „udhëheqin“ jetën publike e institucionale shqiptare, këtu, respektivisht „me tapí“ të qëndrojnë në krye të tyre.

Teatrit Mërgimtari sikurse edhe të gjithë njerëzve të kulturës e artit -anëekënd Kroacisë, ju vëhem në dispozicion dhe kësisoj ju ofroj gjithë ndihmën dhe përkrahjen time të parezervë, në cilindo aspekt të veprimtarisë së tyre, qoftë.

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen