Kah do të rreshtohet PSHDK-ja?

Analiza & Komente | Zef Prenka | 11.05.17 | 13:40

PSHDK-ja nga subjekti i lavdishëm, i dytë më i madh në Kosovën e para luftës, tani e shtydhur si limoni, nga „super-subjektet  kapriqoze të skenes politike në Kosovë!

Duke u bazuar në fakte dhe argumente që PSHDK-ja, gjatë gjithë karrierës së saj në pluralizmin politik në Kosovë( para dhe pas luftes) dhe duke i pá, „përplasjet “ e ketij subjekti politik( para lufte i dyti në Kosovë ku mbi 30% e anëtarësisë ishin shqiptar të besimit islam), vijmë në përfundim që lindja e subjekteve pas lufte, disa me kryeneqësi dhe arrogancë politike, disa më të moderuara, e „shkelin“ PSHDK- në deri në atë masë që, ikën vëllerzërit e besimit islam, u braktis nga spektri politik ( rrahagjoks të trashegimisë së UÇK-së) , dhe u sulmua ashpër nga disa parti të vogla në parim por me ndikim më të madh në rrafshin elektoral,sepse identifikoheshin ( bile edhe sot mbetën të tilla, në mos edhe më refuzuese si.PD, Fjala etj)me islamin politik për ta joshë votuesin e pa edukuar politikisht dhe kombtarisht.
PSHDK-ja pësoj goditje edhe nga vendimi për pragun prej 5%, sepse edhe me atë rast, iu pamundësua futja në Parlament të Kosovës për të cilin pra,edhe për pavarësi dha një kontribut të fuqishëm që nga fillimi i çasjes në pluralizëm, duke senzibilizuar komunitetet nderkombëtare, që para lufte ishin po thuaj çdo javë delegacione nga Evropa në selinë e këtij subjekti gjegjësisht te kryetari si saj ( tashmë i ndjerë )Akademik Mark Krasniqi.
Mark Krasniqin e përkrahte vetëm Dr.Ibrahim Rugova dhe shi për ketë i ndau edhe një ministri dhe dy zv.Ministra, në atë kohë…
Opozita e atëhershme ( sot qeveritar) e kishin PSHDK-në si“halë në sy“ edhe pse, pas kryetarit historik M.Krasniqi, kryetarët dhe kryesitë në vijim( nuk do i përmend me emra, sepse ata ishin po thuaj, të gjithë të kontestueshëm nga elektorati demokristian…)
me gjithë atë refuzim të qëllimshëm politik, keta të fundit shkuan dhe trokitën tek klani „Pronto“ dhe jo që i realizuan ambicjet e tyre, për ndonjë post politik, por ata e gjetën dëshpërimin e votuesve të tyre. Për këto fakte u ndeshkuan nga elektorati në zgjedhjet e fundit lokale( përjashtimisht, A.Sh. M.K dhe dy tre tjerë), ku nuk arritën të marrin as minimumin e votave elektorale.
Pra, keto fakte tregojnë që, edhe pse kah fundi i v. 2016, pati një aksion të riorganizimit të këtij subjekti politik, prap se prap, ka një tendencë ( ekskluzive të Kryetarit dhe zv.kryetarit ) për poste vetanake!
Tendenca që të kooperohet politikisht me një subjekt të fuqishëm politik është më se e qelluar, por, për ketë duhet që PSHDK-ja t’a kalojë pragun prej 5%.
Ndërsa, për derisa ajo nuk eshtë e mundur, atëherë duhet zgjedhur subjektin që, së paku ka rrespekt dhe jo një PDK, të shantazheve politike dhe që është e mira e vetit dhe e keqja e Kosovës, sepse të gjitha mos sukseset ( deshtimet e pa ripertritshme në sistemin e shëndetësisë, drejtësisë, ekonomisë, të arsimit dhe mos të flasim për kulturën dhe etnografinë) e deri tashme , e kanë një adresë; është PDK-ja.
Pra, pse duhet një Parti Demokristiane të gjunjëzohet para skandaleve vetëm pse dy apo tre përsona kanë ambicjet e tyre përsonale?
Tani është koha e ndryshimeve të mëdha politike dhe, një koalicion me parti të „fuqishme“ do të jetë fatal dhe për PSHDK-në, sepse ata do gllabërojnë pa mëshirshëm.
„Sulmi“ i z.Hajdar Beqaj ndaj z.Anton Quni, dje në mocionin e Qeverisë Mustafa- Veseli në Parlamentin e Kosovës dha një leksion për katolikët në Kosovë,pra edhe pse nuk u prek petsonaliteti i tij, ai pra, Hajdari del në ofanzivë duke treguar një servilitet të pa parë deri sot për një qështje që z.Quni pandeh që i njeh mirë ato rrethana.
Pra, si do të guxojnë Demokristianët të jenë aq nënshtrues kur një figurë emblematike e luftës, si z.Anton Quni replikohet me kercënime dhe të shtrojnë“sofrën“ politike?!
Ai që bëri një ndërhyrje aq të pa skrupullt në atë rast, ai nuk mund të jetë partner politik i Demokristianëve.
Dikush nga injorantet e PSHDK-së mund të shprehet që,.“PSHDK- nuk është parti fetare,…“ kjo ka një përgjigje; atëherë pse nuk ka mbetë asnjë besimtar musliman në ketë subjek politik dhe që ishin aty mbi 30% të anetarësisë ?
Pra, një subjekt që të rrespekton të bënë më mirë edhe sikur nuk fiton gjë, dhe sipas mendimit tim koalicioni me AAK-në, i jep fuqi dhe mundësi ndryshimeve të deshirueshme në skenën politike në zgjedhjet e ardhshme.Po edhe me LDK-në do të ishte një mundësi e mirë që proçeset demokratike të zhvillohen në favor të qytetatëve të saj.

Zef Prenka

Stuttgart, Maj 2017.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen