Ja me cilin operator logjik duhet votuar!

Analiza & Komente | Zef Prenka | 30.05.17 | 20:48

N’dert me reagu, edhe më n’dert mos t’a thuash...!?

Sa herë që vjen situatë parazgjedhore, kemi derte…

Po t’a thuash të vërtetën, ajo „vret“. E verteta“vret“ edhe ata/ato që pjesërisht respektivisht nuk e meritojnë kritikën fare.
Pilati e pyeste Krishtin…“ cili është misioni yt“?
Ai u përgjigj…“ E vërteta“
Pilati që kishte në dorë çdo gjë, e pyeste…“Cila është e vërteta“?
Krishti heshte…!
Pra, objektivisht ne nuk e dijmë të vërtetën, prandaj jemi në derte…!
Pyetjes „Pilatore“ se;
A është kjo klasë politike e verteta e fatit të shtetit?

Në dert të thuash Po, e në dert të thuash Jo!?

Në logjikë kemi gjykimet dhe ato ndahen sipas operatorëve logjik të rastit.. “ dhe“, „ose“, “ nëse…atëherë“,  „nëse dhe vetëm nëse“ ( „atëherë dhe vetëm atëherë„)
Në rastin konjuktiv “ Po dhe Jo“ nuk e gjejmë të vërtetën e duhur!? Sepse kemi një pohim dhe njëkohesisht një mohim…
Por në rastin disjunktiv “ Po ose Jo“, operatori „ose“ del që përmbanë një të vërtetë,pra, „Po“ ose „Jo“!
Me disjunkcion nuk mund të udhëtohet në shtetformim ( shtetbërje!), sepse ka dilema…dilemat nuk sjellin rezultate!
Operatori tjetër logjik që i përafrohet të vërtetës ( në rastin tonë politike), është Implikacioni, që thot:“ Nëse Po, atëherë Jo“; na sjell në situatën në të cilën gjindet Shteti jonë! Pra, “ nëse… atëherë“!

Rasti më i nevojshëm dhe i duhur në ketë situatë parazgjedhore është të praktikohet operatori logjik që quhet, Ekujvalenca!?
Ekujvalenca ndryshe thot: “ Nëse dhe vetëm nëse“
Pra, me „nëse dhe vetëm nëse“ ose “ atëherë dhe vetëm atëherë“) mund të dalim nga Status Quo-ja e dilemave!!
Prandaj, kemi arritë në një situatë kur kualicionet parazgjedhore ( por edhe paszgjedhore) të iu servojmë operatorin logjik Ekujvalencën ( <~>) .

Asnjë operator logjik nuk të ngarkon me përgjegjësi më shumë se sa, ky i fundit, sepse të vëndos para aktit të kryer, pra, ta shqiperojmë pakez.
„Premtove  dhe e zbatove, do vazhdosh!“
„Premtove dhe nuk e zbatove, do të dorëzohesh!“sepse kushtimisht jemi në Ekujvalencë, „nësë dhe vetëm nëse“!
Të gjithë votuesit duhet ta kërkojnë ketë opetator logjik dhe atëherë çdo politikan që do të garojë, le të logjikojë sipas këtyre operatorëve logjik.
Nëse nuk i njohin keto forma komunikimi me publikun( votuesit) më mirë mos të fusin „ferrën në këmbë“.

Zef Prenka

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen