Çfarë pushteti do kemi në Kosovë në të ardhmen…?

OP-ED | Dedë Preqi | 22.04.18 | 10:10

Dedë Preqi

KOSOVA ME NJË PUSHTET TË MANGËT PA TIPARE ORGANIKE DHE POLITIKE

Një mendimtar i shquar thotë, për deri sa për individin vështirësohet rrugëdalja, për popullin kjo rrugëdalje mund të gjindet. Prandaj, edhe populli jonë bënë përpjekje për ta shijuar lirinë dhe pavarësinë e vet dhe në favor të përmbushjes së qëllimëve të veta, duke ndodhur si një shoqëri si gjitha shoqëritë tjera njerëzore dhe në përspektivën demokratike, që do të thotë, fatin e vet e ka në duart e veta, duke garantuar besueshëm dhe ndërgjegjëshëm përdorimin e drejtë të lirisë dhe pushtetit, si dhe menagjimin mbi pushtetin e vet.

Por, pushteti i mangët pa tipare organike dhe politike, do i gjason një punishte të çrregulluar dhe të pa kontrolluar, që bie në syrin e kritikës së përgjithshme nga gjitha këndët me avarinë dhe strukturën e saj të shkatërruar, që vjen nga vepra e dobët e dorës dhe mendjes njerëzore. Ndërgjegjësimi dhe përgjegjësimi janë dy parime të mjaftueshme të sëcilës çështje për të vepruar e menagjuar edhe pushtetin, apo për të parandaluar një ç’rregullim që do të godiste një shoqëri të tërë, bashkë me thëmelet e saj demokratike.

Pse Kosova e ka një mangësi të tillë politike dhe organike në shoqërinë e vet, apo shakëtare e sëcilës është vetë organizmi i dobët në qeverisje, që përbëhët nga partia fituese dhe kualicioni i saj me partitë tjera, duke kontrolluar dhe menagjuar pushtetin sipas ëndjëve dhe favoreve të veta. Nëse do ta hedhim shikimin mbrapa në fillet e demokracisë dhe shtetit të Kosovës, atëherë kur kësaj demokracie i printe presidenti Ibrahim Rugova, do vëreheshin shumë ndryshime dhe qëndrime pozitive të vëna në jetën kosovare, dhe do të kishim shumë për të thënë për vepren dhe filozofinë e tij politike.

Prandaj, qeverisja e pushtetëve të pastajme në Kosovë, që pas vdekjes së presidentit Rugova, akoma nuk e ka efektin e vet qeverisës dhe etikën e saj, që do ta bënte të mundur përdorimin e drejtë dhe të efektshëm të pushtetit, por sëcilën herë të ndërrimit të pushtetëve, do arrijmë në përfundim, se ekziston një mal i madh i keqpërdorimeve të pushtetit, si dhe mungesën e një edukimi për këtë qëllim, si nga elita, poashtu edhe nga politika.

Atëherë, duhet ta pyesim vetëvetën dhe ti japim përgjigje vetëvetës, sepse Kosova, nuk duhet të ankohet sot, nëse është e lirë dhe demokratike, për atë, çfarë mund ti garantojmë vetëvetës dhe të ardhmës së shoqërisë tonë, që në këto rrethana do pengohet rreziku i brendshëm, që i kanoset lirisë dhe pavarësisë së këtij vendi. Edhe Evropa moderne në të cilën po ëndërrojmë të ardhmën tonë, në një mënyrë nuk po i ngutët, sëpaku të trajtohemi të njëjtë sikur popujt tjerë në familjen e saj, që mos të mbetëmi të vequar, apo të izoluar brenda kësaj “torishte”.

Po ta shikojmë edhe rrolin e BE-së, dhe qëllimet e saj me vonesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, krijohet përshtypja e qytetarëve kosovarë se, nuk do të ekspozoheshin kaq shumë ngecje dhe dështime në përspektivën e këtij vendi. Por, brenga kryesore, që gjithnjë e më tepër paraqitet nga gjendja e dobët politike dhe ekonomike dhe e cila nuk përkon as me përspektivën e kohës, kemi të bëjmë me një vazhdimësi të pushtetëve të pa ndërgjegjëshme dhe të pa përgjegjëshme në Kosovë, duke i dhënë material të mjaftueshëm edhe BE-së, për të mbetë aty ku jemi…

Më këtë nuk duam të thëmi, se shteti po e humb ndikimin e vet mbi gjendjen e përgjithshme, gjë që mund të ndodhë, por e kemi fjalën edhe për diçka elementare, e cila po e humb vlerën e ekzistencës njerëzore. Pushteti dhe shteti nuk duhej të udhëhiqën nga egoizmi dhe etja për pushtet, as nga dëshira dhe mëshira, por nga formula e organizimit dhe menagjimi i drejtë i pushtetit, që afirmon pavarësinë e vet mbi bazën e ligjëve, për të zotëruar me popullin dhe shtetin.

Të nxituar nga etja për pushtet, në këtë vend kemi edhe më shumë abuzime dhe përshkallëzimin e situatës në vend, duke dëshmuar se hapat e tillë ishin më shumë se të dështuar dhe hapa “qyqarësh”, sepse e vërteta për ta bindur këtë popull qëndron ndryshe, duke marrë kahe pozitive, prandaj, politikat e tilla nuk i shërbejnë për të mirë këtij populli dhe vendi.

Nuk kemi arsye ta refuzojmë ndihmën e Evropës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, duke aluduar në ndihmën e UNMIK-ut, dhe atë të EULEX-it, që njëri dhe tjetri, brenda sistemit të tyre menagjues, kemi të bëjmë me shumë parregullsi dhe dështime, posaqërisht në sistemin e drejtësisë dhe gjyqësorit. Këtyre shfaqjeve destruktive iu bashkua edhe klasa politike e një pushteti të dobët dhe destruktiv, sidomos kohën e fundit me zgjatjen e mandatit të EULEX-it, i cili ka qenë shumë pak konstruktiv, duke lënë përshtypjen e shumë gjërave për të dyshuar…

Nëse kësaj krize ia shtojmë edhe qeverisjen e fundit, me kryetarin Thaçi, kryeministrin Haradinaj dhe kryeparlamentarin Veseli, krijohet përshtypja se, dështimet e këtij shteti nuk do të ndalën, por do të vazhdojnë të rritën edhe më shumë, dhe ky rrezik vjen thjeshtë nga keq-qeverisja dhe menagjimi i qeverisë nga krerët e shtetit bashkë me organizmat e tyre të dëgjueshëm.

Prandaj, Kosova do të ndjehët e turpëruar para qytetarëve të saj dhe para botës, nëse izolohet dhe mbetët peng e vetëvetës dhe e gjithë atyre që mbjellin mjerim, apo shëmtim në këtë vend, duke prodhuar vetëm fjalë pa vepra të mirëfillta. Në realitet do duhej të veprohet ndryshe dhe më frytshëm, vetëm me ndihmën e forcave të kthjellëta dhe të sinqerta nga gjeneratat e reja, të cilat do të ishin të pa korruptuara, të pa inkriminuara dhe të pa djallëzuara, që në përpjekjet tyre të veprohet logjikshëm dhe bindshëm para se me dështuar më shumë, apo në rrënimet e themeleve të këtij shteti, që u fitue me shumë sakrifica.

Njerëzit e menqur, liberal dhe të guximshëm e pranojnë kritikën dhe në shumë raste bëhën edhe autokritik, me ç’rast kemi shumë raste në botën demokratike, duke dhënë dorëheqje nga cila do poezitë qoftë, pushtetare, apo zyrtare, të cilët do të çliroheshin nga akuzat dhe vlerësimet polemike, që shtrembërojnë dhe degjenerojnë imazhin e një shoqërie dhe një shteti, duke pasë parasysh mundësinë që të krijojnë diçka më fisnike e jetike, atdhetare e kombëtare për mirëqenjën e këtij populli.

Do na mbetët pa përgjigje pyetja: Çfarë lloj pushteti do të ketë në Kosovë në kohën që po vjen, dhe çfarë lloj pushteti do ti thonim, nëse një pushtet i tillë nuk ndryshon në këtë vend?

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen