Fotografi e shlyer…
Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 11.01.18 | 21:29
Fotografi e shlyer…
Një foto thuhet se flet shumë…
edhe më shumë se njëmijë fjalë
preket, shiqohet, përkujtohet, e besa
herë- herë puthet e lotohet!
Analogjia e fotografive
roman jete mund të jap
thjeshtë duket e më tjeshtë vlerësohet
nga gjithë ata që, n‘ foto s‘ janë.
Flet, dëgjon, vështron një foto!
dhe ngrohtësi shpirtrore gjënë
kohën e pritjes e kthen në akull
dashurinë të vdes,nuk e le!
Zot‘ Yn, qofsh lavduar
fotot t’i kem n‘ dorë
dhe kur të dashurit
arsyen humbasin,pra!
Përmallim e nostalgji ofron.
I thash fotos; pse s’flet moj!?
Jo, tha! Ngjyrat më janë vyshkur fare
pres piktorin dhe poetin
t’i freskojnë
me ndjesi dhe dashuri
Si dinë Ata, t’i ri-krijojnë!
Kur ngjyrat i’u përtrinë
si pranverës që i shtohën lulet
Fotoja përseri flet… e fletë dhe
Sorkadhes i ndjejë aromën e gushës…!
Zef Prenka
Stuttgart
05.Janar 2018 zp.
Komente