Vajza shqiptare drejtë suksesit dhe famës shqiptaro- gjermane

Diaspora | Zef Prenka | 23.02.18 | 22:28

Erona Tasholli, emër tashmë i njohur për shumë shqiptarë, jo vetëm për mërgimtarët dhe gjërmanët,por se ajo njihet edhe në Shqiperi, Kosovë, Maqedoni, Mali të Zi dhe Kroaci.
Ky eveniment u  mbajt më 18.02.2018 dhe u organizua nga Qëndra Kulturore Shqiptare në Shtutgard në mënyrë dinjitoze.
Pra, Erona aktore e re e skenës shqiptaro- gjermane me sensin e saj të talentuar të një forme të panjohur nga shumë vende tjera, ajo praktikon „Poetry Slam“ d.m.th „Peozi zhgënjimi“ që pa dyshim e realizon aq fuqishëm, saqë është pothuaj e pa mundur të ngelësh pa emocione e deri shpërthim me lot!
Erona me prezencën e saj në Akademinë kushtuar dy jubileve; 550 vjetorit të vdekjes së kryeheroit kombëtar Gjergj Kastriotit- Skëndërbeu dhe 10 vjetori i Pavaresisë së Republikës së Kosoves, me ç‘ rast u organizua një Orë Letrare, mori pjesë në garë.

Ishte një konkurencë e fortë dhe mes dhjetë poetëve nga Kroacia, Zvicrra dhe Gjermania, asaj i takoj vëndi i parë! Pra,
Çmimi i parë – Erona Tasholli
Çmimi i dytë- Mentor Thaqi
Çmimi i tretë- Dedë Preqi
Çmimi i Jurisë- Fran Tanushi
Çmimi i publikut- Neki Lulaj
Pjrsmarres tjerë ishin :
Zef Lleshdedaj
Fiqret Mujeziqi
Shaip Ademi
Martin Lleshdedaj dhe
Besim Lokaj.
Juria:
Mimoza Ahmetaj
Lekë Preqi
Murat Ajvazi
Kishte edhe tre Promovime librash:
Romani “ Sikur të flitnin përmendoret“ nga autori
Zef Lleshdedaj
Libri me poezi “ Malësi dhe mall“ nga autori Fiqret Mujeziqi dhe
Revista “ Mirdita“ me perfaqsuesin Murat Ajvazi.

Raferencat mbi 10 vjetorin e Pavarsisë i mbajtën Konzulli i R.Kosoves në Shtutgard z Besnik Miftaraj respektivisht mbi 550 vjetorin e vdekjes së Skenderbeut z.Vitor Spaqi – Kryetar i QKSHSH.

Edhe një talente e muzikës si Laura Spaqi, bëri që publiku të durtrokiste furishëm pas interpretimit të shkelqyeshem të  kënges arbëreshe “ Moj e bukura more“!
Erona Tasholli u nderua nga publiku i mrekullueshëm me duartrokitje të gjata dhe admirim të lartë!
Ajo fitoj pikturën e Gjergj Kastriotit të punuar nga Piktori Augustin Pergegaj!
Prezent ishin edhe prindërit fatlum të Erones si dhe sponzori dhe biznesmeni i njohur , përfaqsues i UB shqiptaro – gjermane z.Bekim Brestovci!
Ishte një festë e mrekullueshme!
Urime Erona, vajzë e mbarë!

Zef Prenka

Shkurt 2018

Stuttgart

 

Piktori Augustin Pergegaj duke ia dhuruar pikturen Erones!

Foto e përbashket e fitueses Erona Tasholli me poetët dhe shkrimtaret pjesmarres.

Laura Spaqi gjatë këndimit.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen