Dashuri abstrakte…

Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 01.03.18 | 18:15

Dashuri abstrakte...

E heshtur në çast si pështjellim më shfaqesh Ti!

Dashuria dhe trupi yt janë për mua një oazë meraku për shpirtin e trazuar.

Më erdhe e mbështjellë me bukurinë tënde prej záne
Më fole pa fjalë që, mimika yte lexohej si skofi mëngjesi
Erudite moj, flakadane e shpirtit më je…

Oh, si s’të kam zbuluar të gjithë turpin e shpirtit të dëlirë!
Erdhe tek unë përballë diellit, o vetmitare aspak mëkatare!

Ne jemi miq të përhershëm të thash
Ne kemi të përbashkët ndjesinë,përvujtninë, trishtimin dhe sa gabimet …
Ne kemi të përbashkët edhe diellin e hënën, oj, jo lajkatare

Ne s’flasim! Pse heshtim, pra?!
Mjaft gjëra i dijmë edhe derit tek pika e Zenitit
Me të qeshur shfaqim atë që duam t’a themi

A nuk je ti dritë e zjarrit tim?

A nuk je ti shpirt zane që, më njeh e depërton gjërë në thellësitë e mia intime?

Së bashku kemi mësuar çdo gjë
Së bashku kemi mësuar të tejkalojmë vetën e të qeshim pa asnjë hije rëje.

Të qeshim me sytë e kthjellët, nga largësitë të pa-ana, ndërsa ndër ne avullojnë si shiu shtrëngesa, synimi e gabimi.

Kur endëm i molisur andej… ç’kërkon shpirti im i vetmuar nëpër netët dhe shtigjet e gabimit?
Dhe kur u kacavirrem dëshirave, ç’kërkoj tjetër përveç teje moj bardhësi?

Dhe gjithë këto bredhje e gjithë këto ngjitjet, janë për mua një nevojë dhe një dalje nga ngathtësia.
Të fluturoj është e vetmja gjë që dëshiron vullneti im, të fluturoj tek ti….!

Zef Prenka
15.12.2017
Stuttgart

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen