“ Dramë kosovare në shumë akte“….!

OP-ED | Rrezore | 23.03.18 | 00:09

Nga Agron Shabani

-Mashtrimi i vazhdueshëm i popullit ( kombit) në emër të shtetit imagjinar ose fiktivë:

1. Siç dihet, jeta në mërgim është relativisht e rëndë. Mbase, me peripeti, travaje, krajata dhe mundime të ndryshme për t´i siguruar ekzistencën ose kafshatën e bukës për vetëvetën dhe familjen këtu në mërgim dhe atje në vendlindje. Ajo bëhet akoma me e rëndë kur populli ( kombi) dhe atdheu e kanë vështirë apo kur ndodhën përballë sfidave, udhëkryqëve , fenomenëve, turbulencave, anomalive ose patologjive të ndryshme objektive dhe subjektive që të lënë shpeshherë pa trohë gjumi në sy.

Aty ( këtu )janë edhe malli dhe nostalgjia e pashuar që djeg e flet për një fjalë të amshuar mëmë, at, Kosovë..që krahas këtyre punëve dhe obligimëve të përditshme për bukën e gojës ose ekzistencën e përgjithshme jetësore ose familjare, e bëjnë akoma me të rëndë jetën e mërgimtarit. Mos të flasim këtu mbi „pellgun e madh“ të një gjaku të bërë ujë strehëve dhe këtyre udhëkryqëve të huaja ! Për dhëmbjet, frakturat, eklipsimet, plasjezemrat, plazmimet ose pezmatimet e ndryshme skeletore dhe gjenetike. Për gjakun e censuruar, palcën dhe limfën. Balada mërgimtarësh…Apo, copëza ( fletëza ) të pathëna të një jete të ndodhur dikund mës ditënetësh ose dritëhijesh të mistershme dhe tepër enigmatike që nuk u këputet kurrë toja. “ Vëllaçko, deshëm apo nuk deshëm, kjo është ajo jetë jona që dikur e zgjodhem ose përzgjodhem vet në kohë njerke dhe kolere. Apo, ajo na zgjodhi ne kur popullit ( kombit) dhe atdheut tonë u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i thellë i robërisë serbe në fyt, do me thoshte dikur një i njohur dhe miku im redaktor i nderuar i Radio Prishtinës dhe publicist i spikatur që nuk ndodhët më në jetë. Ndjesë pastë. Nejse…!

2. Në mos gabohem, mërgimtarët tanë shqiptarë të shkepur ose shkapërderdhur pothuajse në të të gjitha vendët ose merdianet e ndryshme të globit, aq sa diten dhe aq sa munden, dikur e dhanë angazhimin dhe kontributin e tyre për kombin dhe atdheun kur ata e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Gjatë kohës së luftës së njohur çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së sidomos. Duke mos kursyer asgjë nga vetvetja dhe punët e rënda të krahut, mërgimtarët shqiptarë asokohe i dhanë ndofta madje edhe qindarkat e fundit nga djersa e ballit dhe ata „xhepa të shtjerrur“ të fatit për lirinë ( çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike. Shumë prej tyre atëbotë e dhanë ( e falen) edhe jetën e tyre në themelët e njohura të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së popullit dhe atdheut tonë të robëruar dhe në rrezik. Ranë për të mos vdekur kurrë në Altarin e Lartë të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Duke u ndodhur në ballë të togjëve, çetave, kolonave ose bataljonëve të ndryshme të UÇK-së në luftëra të ndryshme dhe beteja të lavdishme çlirimtare dhe heroike me armiqtë e egër dhe gjakatar dhëmb për dhëmb, sup me sup, fyta fyt dhe ballë për ballë: Shumë mërgimtar ose vullnetar shqiptarë nga vendët dhe meridianet e ndryshme të botës, u bën akter, personazh të njohur ose protagonist të rëndësishëm dhe tepër sublim të ngjarjes dhe të ndodhjes. Respektivisht, heronjë dhe dëshmorë të të kombit dhe atdheut. Shumë prej syrësh ishin në lulen e jetës dhe rinisë kur ranë dëshmorë. Për t´bu bërë lulëkuqe të lirisë dhe UÇK-së. Mbase, lulet me të bukura ose kryesore në kopshtin e madh të kombit dhe atdheut tonë që nuk vyshkën as nuk venitën kurrë në shpirtin dhe kujtesën e përhershmë historike dhe patriotike të çdo shqiptari të vërtetë. Jo kurrë,

por…!

3. Si për çudi dhe një koincidencë të pashkruar e të pathënë asgjëkundi, angazhimet dhe kontributët e lartëpërmendura çlirimtare dhe patriotike të shumë mërgimtarëve shqiptarë anëkënd globit, sikuri shpartalloi dhe davarisi mengjesi. Mbase, ai agu i shumëpritur i lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Sa çel e mbyllë sytë; nga ana e strukturave, nomenklaturave ose “ par exelencave“ të ndryshme pushtetmbajtëse, qeveritare, politike dhe të tjera në vendin tonë, sikur u harruan dhe injoruan tërësisht intelektualët, veprimtarët ose patriotët e njohur shqiptarë në mërgim. Dhe, së bashku me këta të fundit , edhe luftëtarët e lirisë së bashku me heronjët e lartëpërmendur nga diaspora e madhe shqiptare në Europë dhe Amerikë që ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës. Në vend të tyre, në Kosovën e pasluftës, gjegjësisht, në Kosovën e kontrastëve, paradoksëve, turbulencave, anakronizmave, demagogjive, hipokrizive, anomalive dhe patologjive të panumërta, u ngritën dhe promovuan hajnat ( hajduutet), profiterët, matrapazët ose kontrabandistët e njohur dhe të panjohur të luftës dhe pasluftës së bashku me tregetarët ordiner ose ambulant të flamujve si dhe „stërshitesit e sofistikuar“ të shpirtërave të pafajshëm dhe moralit të gjithëmbarshëm shtetërorë dhenacional në vendin tonë. Në lirinë e zorshme dhe aq të kushtueshme të popullit ( kombit) dhe atdheut tonë, heronjtë, dëshmorët, luftetarët, intelektualët, atdhetarët ose patriotët e vërtetë shqiptar, jo rrallë u harruan , u përbuzën ose injoruan me forcë dhe dinakëri të ndryshme serbo-bizantine. Apo, u burgosën, arrestuan, akuzuan, gjykuan, linçuan, kriminalizuan dhe pushkatuan shpirtërisht, moralisht, publikisht, familjarisht, profesionalisht, intelektualisht dhe në të gjitha format tjera të mundshme. Ndërsa, poltronët, sërvilët, bedelët, debilët, vasalët, kameleonët, çatipët, pseudopatriotët, antiprofesionistët, kontraiinstitucionalistët, renegatët ,matrapazët, profiterët, analfabetët, gjysëmanalfabetët, kontrabandistët dhe dezertorët e ndryshëm politik, ushtarak ose luftarak së bashku me djemte dhe vajzat e nunave ose kumbarëve të ndryshëm të UDB-së dhe SPS-sit, u ngritën dhe avansuan vazhimisht në „xhunglën e madhe“ të atyre ligjëve të pashkelura kushtetuese, politike, institucionale, kadrovike, administrative, juridike dhe të tjera në kuader të „shtetit ligjor“ dhe „demokratik“ të Kosoves. Çudi e madhe! Paradoks.

4. Ç´t´i besh „fatit“ kur Kosovës së djegur, përgjakur, shkrumbuar, vjedhur dhe shkatërruar deri në palcë nga ai varg i zgjatur shovenësh, animalësh dhe piromanësh të tërbuar serbo-karpatian, si qen të çartur, iu ndërsyen ose vërsulen “ komandantët“ ose “ komesarët“ e Bllacës dhe Stankovecit së bashku me hajnat ( hajdutët), matrapazët dhe analfabetët e ndryshëm institucional dhe funksional! Duke i vjedhur, privuar, shitur ose stërshitur edhe ato pak resurse ose pasuri që kishin ngelur ose shpëtuar nga lufta dhe masakrat serbe në Kosovë….!

Eklips moral, apokalipsë njerëzore, sfilatë turpi, arenë gladiatorësh të ri….! Apo, mos ndofta “ duke i parë (shikuar) ose soditur ata , vdekja t´vjen prej syve të atille!“ Preludi i njohur nga romani i akademikut, Rexhep Qosja.

5. Të flet apo të shkruan hapur ose publikisht- kunder „engjëjve“ ose „apostujve“ të ndryshëm të luftës dhe paslufës, të ngjan paksa në punë Sizifi ose në Gogol të Madh. Në „salto mortale“ ose në „fiskulturë akrobatike“ mbi kalin e Trojës!?

Shteti dhe pushteti („hyqymeti“ ) gjithëmonë e kanë dorën e gjatë, thotë populli.

Në raport me “ shtetin“, „pushtetin“ ( regjimin) dhe “ popullin e ri kosovar“ të “ dalur“ ose të “ lindur nga lufta“, të tjerët ( shumica e atjeshme shqiptare në Kosovë dhe diasporë) si duket janë vetëm “ njerëz numra“ ! Vegla të lehta elektorale, mekanike dhe akustike të një sistemi ( regjimi) të pandryshuar natyrorë ose ordinarë si në “ rendët“ ose „sistemët“ e dikurshme mesajetare, primitive ose arkaike….???!!!! Aty janë edhe disa të të ashtuquajtura „medie të pavarura“, „nacionale“ ose “ publike“ në Kosovë të cilat ka kohë që janë shndërruar në servise ose zëdhënëse të sofistikuara agjenturore, komplotiste, konspirative dhe dekonspirativiste të nomenklazurave të ndryshme pushtetmbajtëse, politike, parapolitike dhe të tjera. Përkatësisht, në „kolonë të pestë“ të shërbimëve të ndryshme sekrete, informative ose kundërinformative nga Kosova, Serbia, Rusia, Turqia, Mali i Zi etj. Duke i stisur dhe imituar në këtë vorbullë „stilin“ dhe manirin e njohur të radiove, televizioneve ose gazetave dhe revistave të ndryshme ditore ose periodike të Medelinos ose Bogotas në Kolumbi, apo të simotrave të tyre në Venecuelën e Hugo Çavezit, në Rusinë e Vladimir Putinit etj.

Aty i keni edhe ambasadorët, konzujt ose „diplomatët“ e parcellave ose koperativave të ndryshme politike ose parapolitike të filan presidentit, fistek kryeministrit, kryeparlamentarit, ministrit ose deputetit. Një fjalë e urtë romake thotë se ai që ia bën varrin ose gropën tjetrit, le t´i mbajë trupin dhe ose vetvetën e tij mbi supe. 6. Thonë se pjesën dërmuese të „prokurorisë“ dhe „senatit bizantin“ të Romës, atëbotë e përbenin spiujt e ndryshëm, gladiatorët, pedofilët, homoseksualët, të mundurit, renegatët e ndryshëm ose dezertorët, komplotistët e ndryshëm konspirativë dhe dekonspirativistë, bedelët, debilët e ndryshëm stupid ose nebuloz, injorantët, intrigantët… Dhe, shumë rrallë romakët ose qytetarët e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës. Kishte edhe profiter të luftës , demagog, hipokrit të ndryshëm ose tregtar flamujsh dhe shpirtërash të pafajshëm luftëtarësh dhe komandantësh të rënë në fushën e luftës. Kishte madje, edhe hedonist, alkimist, papus, guenon ose okultist të ndryshëm që e përhapnin dhe propagandonin të “ vërtetën“ dhe „lavdinë e madhe“ mbi „pemën e bekuar“ dhe „eliksirin“ e „rinisë së përhershme“ dhe „jetës së pasosur“- përtej asaj „anës tjetër“ të vdekjës si „Sizifi mitik“ i Homerit dikur me atë guri të rende mbi supe fund e krye asaj kodre të madhe të Golgotës gjatë asaj rruge të mundim ose për në Had!

ASH

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen