Mikel Gojani me poezi të re

Këndi poetik, Rrezore | Mikel Gojani | 20.05.18 | 10:07

KËNGËTOJ KËNGËN E MALLIT PËR JUGUN,
KËNGË MALLI PËR VERIUN, KËNGËTOJ!

1.
Këngëtoj këngën e mallit për Jugun
Këngë malli për Veriun-
Këndoj!

Diçka ngërthen në vete:
Drunjtë dridhen, dridhen, drithërohen…
Rënkojnë dhe përçartën
Shkëmbinjtë bëhen copë e grimë!

Nga dritarja e “Apollonisë”
Bëj një ëndërr shprese.

2.
Jam në qytetin më të bukur,
Edhe pse (s)jam mysafir i njoh të gjithë!
Janë njerëz të shpirtit tim,
Që lëviznin damarëve të kallur në heshtje.

Çdo gjë të botës sime pushtojnë,
Udhëtojnë nga Jugu në Veri,
Nga Veriu në Jug,
Si zogjtë shtegtarë,
Që kërkojnë diellin
Ta zënë në përqafim!

Ylberin e Frymëzimit
E donim më së shumti;
Këngë për te këndonin
Në Rozafë, në Adriatik, Apolloni…

3.
Çdo sëmundje m’u shërua
Kur në Shkodër
Me Luigjin u takova,
Bustin e shkollës sime.
Bëmë bisedë të gjatë me te
Më pyeti:
Si vajnë punët në Prishtinë, në Klinë, Fushë – Kosovë, Mitrovicë…
Ç’mungon akoma atje
Ai shpirt civilizues?!

Ne vriteshim dikur
Në atë tokë arbërore,
Por sa herë vriteshim,
Rilindshim po aq herë!

Edhe me Migjenin,
Bëmë bisedë të gjallë!

Gjatë folëm për tullumbat e Lulit,
Për Zenelin dhe shumë të tjerë.
Për shumë të tjerë,
Që jetën akoma
Është duke ua kafshoi errësira!

Edhe në Fishtë
Atë Gjergj Fishta
Kërkon një copë diell.

Pak kanë ndryshuar kohërat vëlla- më tha Ai,
Të dëshmojnë sot Kadare, Kongoli Lera Zeqo
Mato Londo Istrefaj Spahiu…
Akoma ekzistojnë gërmadhat e një Balade të Vjetër
S’u shemben për t’mos lënë gjurmë as varre!

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen