Kandidati im për Kryetar të Republikës së Kosovës!

Analiza & Komente | Zef Prenka | 01.02.16 | 22:16

Kandidati im për kryetar Shteti të Kosovës.!

Jusuf Buxhovi

Biografia

Wikipedia
Jusuf Buxhovi lindi në Pejë më 4 gusht të vitit 1946. Mësimet e para dhe shkollën e mesme i kreu në Gjakovë. Studioi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës, studime të cilat do t’i kalonte për t’u ndalur tek interesat dhe tërheqja e tij pas historisë. Ai e nisi karrierën e shkrimtarisë si poet dhe gazetar i kulturës në gazetën “Rilindja” në vitin 1967. vazhdon si korrespondent i saj në Gjermani, deri në fund të vitit 1980. Këtu nis cikli i romaneve triologjikë përpunuar vitet e fundit dhe ku prozatori në mbi dy mijë faqe përcjell dramën e mbijetesës, vazhdimësisë dhe jetës. Rreth krijimtarisë letrare të viteve të fundit të autorit, mund të thuhet se me romanet „Prapë Vdekja I, II, III“ (1991-1995) pastaj me „Letrat për Kryeprincin“ (2002), „Vera e fundit e Gjin Bardhit“ (2003), si dhe „Trilogjinë Gjermane“ (Vdekja e Kolonelit, Kujtimet e zonjës Von Braun dhe Kodi i Dashurisë) të botuara në vitet 2004-2006, krijon një cikël tematik të eposit të prozës shqipe, i cili mbështetet mbi qenien ekzistenciale të popullit shqiptar që nga antika e deri në ditët tona. Në këtë mënyrë autori shfaqet me një prosede letrar që është i ndërthurur dhe i ndërlidhur organikisht, ku historia kthehet në një fakt letrar. Këtij kundrimi nuk i kanë shpëtuar as ngjarjet e fundit, vecmas ato të viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, të cilat gjetën një pasqyrim të denjë në romanin „Kodi i dashurisë“ i cili në vitin 2006 u nderua me cmimin kombëtar „Azem Shkreli“, si vepra më e mirë e vitit.

Në vazhdën e ktij angazhimi duhet parë edhe pjesën e parë të trilogjisë „Libri i Bllacës“ që doli nga shtypi në janar të vitit 2007, dhe pritet që pjesa e dytë dhe e tretë e këtij libri të botohet gjatë këtij viti, pasiqë, sipas autorit ato, si tekste letrare, tashmë janë kryer dhe gjenden në fazën e fundit të daljes nga shtypi.

Veprimtaria

Më 15 korrik 2011, si shkrimtar i jepet posti në Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe shumë tjeta ql nuk janë paraqitur në Wikipedia!

Voto edhe Ti!

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen