Vjeshtë e re…! Plane të reja n‘ mërgatën shqiptare…!?

OP-ED | Zef Prenka | 18.08.18 | 09:17

Zef Prenka

Stuttgart -Gusht 2018

Pá Ministrinë, pra, si gjithmonë?!

Ministri i mërgatës (alias diasporës) duhet të jetë nga vetë mërgata( nëse vërtetë na duhet…) dhe jo të servilohën këtej, pa e njohur si dhe sa duhet terrenin, pa e njohur dhe pa u bindur me aktivitetet e mërgimtarëve.

Aktivitetet e mërgimtarëve nuk kanë fillua as para një viti dhe as para 10 vitesh, ata veprimtarë, vepruan me dekada dhe kurrë s’u ndalën, as sot e kësaj dite…

Ata/ato janë edhe pensionistë  por, pos në shkrime të autorëve të ndryshëm, nuk i përmend askund dhe askushi!!

Pra, në mërgatë janë shumë që meritojnë ***MIRËNJOHJE***për kontributin e dhënë për kauzën e lirisë dhe paqës,të „kuletës“ dhe medicinës, të arsimit dhe kulturës, të politikës po se po, etj.etj.

Kështu që, mos na përqani me nga një foto-letër, duke mirënjohur ata që janë meritor ( pa mëdyshje!), por kur nuk e njihni terrenin e mërgatës aq mirë( sepse nuk jeni pjesë e saj…) atëherë, mirënjohja më e drejtë dhe më e pranueshme do të ishte, sikur, të ua lehtësoni udhëtimin për në vëndlindje( vënje çmimi të arsyeshëm t‘ biletave të aero-kompanive, që, pa kontrollë, shesin një biletë p.sh.në relacionin Zürich-Prishtinë, sa dyfishi i biletës Zürich-New York), pastaj, mërgatën e mirënjihni, sikur p.sh. në Merdarë e tjera, t’i rezervonit sportelet extra për familje me fëmijë të vegjel, extra për Kamionë e Autobusë e kështu me radhë.
Pra, mos na iritoni me përqarje!!
Ministria për mërgimtarë( jo e diaspores!!), ashtu sikur e ka përbërjen dekorative, ashtu le të mbetët si dekoracion për t’i punësuar militantet partiak, por jo edhe të nëpërkëmbi mërgatën- shpresën e vetme ( për aktualitetin)të vëndlindjes.

Për mërgatën do mjaftonin Ambasadat respektivisht Konzullatat, si përfaqësi diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme, që ato të kenë në përbërje diplomatë të aftë!
As ministria e „Diasporës“, as ajo e Integrimit nuk i duhën mërgatës tonë me veprimet të njëanshme , grupore dhe nepotike!!

Minisria e integrimeve , po ashtu pa pjesmerrjen e mërgimtarëve në përbërjen e saj, ska asnjë vleftë, sepse kemi ativistë në mërgatë, që janë në lidhje miqësore me shumë prominentë të politikes dhe kulturës, bizneseve dhe sigurimeve të ndryeshme anë e këndë BE dhe USA-së.
Ne e dijmë fare mirë se çka duam!!!

Mërgata e jonë ( shqiptare) duhet të nderohet me veprime konkrete që ia lehtësojnë lëvizjen e lehtë dhe të lirë dhe jo ti vëhen taksa dhe gjoba të ndyshme.

Ne jemi ballafaquar edhe me një dukuri mjaft të shëmtuar në vëndlindjen tonë të dashur!?

Kur një mërgimtar hyn në salonin e mobiljeve, ballafaqohet me çmime tre fish më të larta.

Ministria e përfolur do ishte mirë që në bashkpunim me ministritë përkatëse të ndikojë, në vënjen e çmimeve të çdo artikulli në lokslet afariste çfarëdo qofshin ato..!?

Çmimet, pra, janë që mërgimtarin e dënojnë( e deskriminojnë)!
Flitej edhe kjo:
…“ po shkoj unë të pyes për çmim (p.sh reparaturë makine), se për mua e dijnë që jam i këtuhit( vëndas!?), sepse, ty si të sheh që je nga Zvicrra, të thot  ma shtrënjtë…
Pra, kjo nuk do duhej të ndodhte asnjëherë!

Slogani rri shkelqyeshëm, sikur edhe veprimet do ishin në koordinim të plotë!

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen