Reportazh nga shtegtimi në Tokën e Shejntë

Reportazhe | Rrezore | 19.12.18 | 22:25

 

17 – 24 Nëntor 2018

Vizitat në ”Tokën e Shejntë” padyshim që përbën një nga castet më të rëndësishme të cdo njeriu-besimtari në jetën e tij. Përjetimi nga afër i dashursië, mirësisë dhe humanizmit që ka burimin në këtë vend, në ”Tokën e Shejntë” në vendin ku lindi Jezus Krishti, shpresa e jetës ndaj vdekjes dhe e dritës ndaj territ për mbarë njerëzimin, është ndjenjë sublime.

Nga: Lon Karrica

Dhe këtë vizitë, në pika të shkurtëra duke u munduar t’ua sjellim disa nga gjerat më interesante të Shtegtimit tonë për në ”Tokën e Shejntë”

• DITA E PARË 17 Nëntor – Aeroporti i Nisjes – Tel Aviv

Takimi në aeroportin e Shtutgartit dhe nisja për Tel Aviv. Të gjithë ishim në aeroport dy orë përpara nisjes. Fluturimi është në orën 12:30. Nja ndaleseë kishim në Stamboll.
Arritja në Tel Aviv, Ben Gurion në 21:20.(ora në Izrael është 1 orë para kohës evropiane). Nisja me Autobus për në Hotel Plaza, Nazareth.
Ishim gjithsej 52 shtegtar ( Peligrin) dhe dy Meshtar Don Albert Krista udheheqes i Misionit Katolik Shqiptar dhe Pater Gazmend Tinaj që në fillim të viteve 2000- ta ka studjuar Biblen dhe Shkrimin e Shenjtë në Jerusalem. Një njohës i shkelqyeshëm i të gjitha ngjarjeve që kan ndodhë në ”Tokën Shenjtë” para më se 2000 viteve dhe një predikues i shkelqyeshëm i ”Shkrimit të Shejntë”. Po ashtu një njohes i disa gjuhëve të huaja në mesin e tyre hebraishte, gjuhën arabe, gjermane, angelze, etj.
Posa u nisëm me autobus nga Tel Avivi në drejtim të Nazarethit,Patër Gazmend Tinaj na i spjegoi shumë gjëra që ne ndoshta i kishim degjuar, por shumica ishin gjëra të reja të cilat po i përjetoninim në vendin e ngjarejës, pra në ”Tokën Shejntë”.

• DITA E DYTË 18 Nëntor – Mali Tabor – Kana e Galilesë –Nazareth

Pas mëngjesit ditën e filluam me një lutje të përbashkët dhe me autobus filluam shtegtimin tonë për në vendin e paracaktuar
– Ngjitja në Malin Tabor ( Vend i Shëndrrimit)
Mesha e shenjtë në Tabor në orën 08:00 , të cilen e celebroi Patër Gazmend Tinaj. Në predikimin e tij Patër Gazmendi u ndale në shpjegimin dhe pyetjen :”Pse quhet Vendi i Shejntë ”i ciliiIdentifikohet me tri gjëra.
1. Literatura
2. Devocioni
3. Arkeologjija.
-Vizita në Kanë të Galilesë, vendi i mrekullisë së parë të Jezusit. Shëndrrimi i ujit në verë. Nëna e Jezusit- Simbolizon Izraelin. ”Bëni çka t’iu thotë ai”: Beslidhja e vjetër- Uji, Beslidhja e re – Vera. Dasma është gëzimi i jetës së pasosur. Bashkësia ushqehet me verën e re që do thotë gëzimi i Ungjillit të Shejntë.
Të gjithë shtegtarët shumë të knaqur dhe të manhitur me shpjegimet e udhërrëfyesit tonë Patër Gazmend Tinaj.
Pasi shumica nga ne ishimi qifte të martuara në këtë vend e bëmë edhe njëherë ”Bekimin e Kurorës së Shejntë”, lutjetet dhe meditimet që ”Kurora e Shejntë” të jetë e përjetshme si në t’mirë, e poashtu edhe në t’ keq.
Vizita e Nazaretit: Bazilika e Lajmërimit të Zojës, Shtëpia e Shën Jozefit.
I përjetuam dhe i prekëm për së afermi ato shpella ku kan jetuar në atë kohë Shën Jozefi e Zoja e Bekuar dhe banorët e asaj kohe.
– Burimi i Virgjërës Mari, Tregu arab, Sinagoga.

• DITA E TRETË 19 Nëntor – Tabga – Kafarnaum – Mali i Lumnive

Pas mëngjesit. ditën e filluam me një lutje të përbashkët dhe me autobus filluam shtegtimin tonë pë në vendet e tjera:
– Nisja për në Liqenin e Tiberiadit.
– Tabga, Shenjtnorja e Shumimit të bukëve edhe peshqve, Mensa Cristi. Vend i Shumimeve.
– Kisha e Primatit të Pjetrit. Kafarnaum, gërmimet arkeologjike të memorialit të Shën Pjetrit, Sinagoga. Pra Arkeologjija është ajo që po i ruan të gjitha gjurmët e lashta. Gjithnjë më shkonte mendja edhe në Ulpianen tonë dhe gjurmët e lashta të krishterizmit tek ne shqiptarët që edhe përkunder luftrave rrënimeve të ndryshme, toka po i ruan me xhelozi dhe tani po na i kthen ato gjurmë të ruajtura.
– Po ashtu, këtu në ”Primatin e Pjetrit” ishte vendi ku Krishti e bënë mrekullinë duke e shëruar nga ethet edhe vjehrrën e Pjetrit.
– Këtë vend e kishte vizituar edhe Papa Shën Gjon Pali i II-të. ku kishte deklaruar se: ”Këtu ka lindë Kisha e Shejntë Kafar Naum”. Kisha ishte pesëkëndëshe.
– Vizita e Malit të Lumnive, Mesha e shejntë në Malin e Lumnive në orën 09:00, të cilen e celebroi misionari ynë Don Albert Krista.

– Kalimi me barkë i Liqenit të Galilesë, ku e ngritëm flamurin tonë kombëtar dhe atë të shtetit të Kosovës. Aty lexuam pjesë nga ”Ungjilli i Shejntë” që i përket detit të Gjenazaretit apo Galilese si dhe lutjet përkatëse.

-”Via Marisë”- Rruga që përshkruan nga Egjipti deri në Babiloni. Pastaj në Kishë kishim lutje dhe meditim. Thellim në vetvete në ”Shtëpinë e Zotit”. Pastaj pamë me sytë tanë mozaiket e vjetra rreth Liqenit Guret e Malit Neba , e që simbolizojnë edhe largësinë me kilometra si dhe simbolet e lashta biblike.

Mesha e Shejntë në Malin e Lumnive në orën 09:00, të cilën e celebroi misionari ynë Don Albert Krista.

• DITA E KATËRT 20 Nëntor – Jeriko – Jeruzalem

Pas mëngjesit ditën e filluam prap si gjithmonë me një lutje të përbashkët dhe me autobus vazhduam shtegtimin tonë për t’i vizituar vendet e tjera të paraparë në agjendën tonë:
– Mesha e Shejntë në Jerichon ne oren 9:00 , qytet ky i cili konsiderohet të jetë qyteti më i vjetër në botë.Meshën e celebroi misionari i ynë Don Albert Krista.

-Premtimet e pagëzimit në Lumin Jordan, vendi i pagëzimit të Jezusit, me ç’rast ne të gjithë ishim të pagëzuar, meshtarët tanë e bënë bekimin tonë dhe ripërtritjen shpirtërore të pagëzimit me ujin e Lumit Jordan. Shumë besimtar morën edhe ”Ujin e Bekuar” të Lumit Jordan me vete, për t’ua sjellë dhuratë edhe familjarëve tjerë që nuk kan pasur mundësi të jenë me ne.
-Pastaj kishim viziten në ”Qumran”, në vendin ku janë gjetur ”Shkrimet Shejnta” nga barinjët, ku janë gjetur edhe Qypat- Terrakota.
-Këtu është historia që rrëfen për bariun që ruante dhitë, e gjuan gurin dhe guri pasi e godet një ”Qyp”, thehët e më pas degjon ky një krismë jo të zakonshme edhe ky bie poshtë edhe e gjenë një lëkurë me shkrimin shejnte. Bariu e merr lëkurën dhe mendon të shkoj në Jerusalem dhe t’i bëjë një pale këpucë. Por ja që në Jerusalem kishte njerëz të dijshëm ,dhe në të gjitha shpellat përafërsishtë 11 prej tyre shkuan dhe e mblodhen ”Shkrimin e Shejntë” që ishte shkruar në lekura dhe të mbyllura në qypa të ndryshëm

– Hyrja në Detin e Vdekur (418 m nën nivelin e detit).

-Vizita panoramike e Jerikos dhe Malit të Tundimeve ku Jezuesi ishte tërhequr në shkretëtirë ku edhe tundohet nga Djalli. Ndalimi në shkretëtirë që për ne ishte një ndjenjë e veçantë ,sepse nuk kemi pa shkretëtira të tilla. Një vend i përshtashëm për meditim në qetësi. Në mbrëmje vazhduam për në Jerusalem. Ishte një pamje shumë e bukurë me drita që shfaqte qyteti i Jerusalemit .

• DITA E PESTË 21 Nëntor – Ein Karem – Betlehem

Pas mëngjesit ditën e filluam me lutje të përbashkët dhe me për të vazhduar shtegtimin tonë të radhës në drejtim të Betlehemit. Këtu për herë të parë ditën e pamë edhe Jerusalemin
– Nisja për Betlehem:
– Bazilika e Lindjes së Krishtit. Këtu ishim në radhë pritje shumë të gjatë për shkak se shume shtegtarë nga vende të ndryshme të botës ishin aty. Shfrytzuam rastin që të thojmë(interpretojmë) ”Rruzaren e Shejnte” dhe të gjithë të lutemi për ”njetet” e veta.
-Vizita e ”Fushës së Barinjëve” . Vizituam Kishën e Barinjëve, shpellat dhe vendin ku Ylli i’u paraqitet barinjëve dhe i’u jep lajmin e gezueshem te lindjes se Jezu Krishtit
– Nisja për Ein Karem: Kisha e Vizitës së Zojës Shën Elizabetës dhe Kisha e Lindjes së Gjon Pagëzuesit (Magnificat dhe Benediktus) Jerusalem.
Ø Mesha e Shejntë në Betlehem në orën 10:00, të cilën e celebroi Don Albert Krista.
Në mbrëmje pas darke një grup shumë i madhe shkuam në qendrën e qytetin e Jerusalemit, viztuam objektet qeveritare nga jashtq. Pastaj u ndalqm pqr nga një pije në lokalë aty afër. Pasi na pyeten se nga vijmë, e ne i’u treguam nga se vijmë nga Shqipëria dhe Kosova, ndërsa në shenjë të mikpritjes nga ana e tyre na lëshuan kenget shqipe, si : ”Xhamadani Vija Vija”, etj

• DITA E GJASHTË 22 Nëntor – Jerusalem

Pas mëngjesit ditën e filluam me rituale të njejta siç është lutja e përbashkët e më pas për ta vazhduar shtegtimin tonë, për të filluar me autobus e më vonë këtë shtegtim për ta bërë në këmbë:
-Zona e Malit të Ullinjëve. Vizitë edhe ”Shpellës së Fjetejës”, dhe shume kishave për rreth.
-Kisha e Ati ynë-s, Dominus Flevit, Ku Jezuesi i mësoi nxënësit e vet ”Uratën Ati i ynë”
-Kopshti i Gjetsemanit, ku për ne ishte një përjetim i rrallë, sepse mu në këtë vend edhe patëm nderin të ”thojmë”( ta intepretojmë) Meshen Shejntë në gjuhen shiqpe. Mesha e Shejntë në Gjetsemani ishte në orën 09:00. Te cilën e celebroi Patër Gazmend Tinaj
– Varri i Zojës se Bekuar. Te ngriturit ne qiell.
– Shpella e tradhëtimit, Martirizimi i Shën Shtjefnit.
– Qyteti i vjetër i Jerusalemit. Tempullin e Jerusalemit. Si dhe nga Kodra aty larte pamë gjithë panoramen e Jerusalemit. Natyrishtë se e shfrytzuam edhe për fotografi të përbashkët.

• DITA E SHTATË 23 Nëntor – Jeruzalem

Pas mengjesit, për një ditë të mbarë, të bukurë dhe të bekuar, e filluam më lutjene përbashkët sikur edhe ditëve të tjera dhe për të nisur më pas shtegtimin tonë në këmbë të vendeve të parapara apo të planifikuara më parë
– tërë ditë ia kushtuam vizitës së Jerusalemit.
– Vizitë në Malin Sion
– Ardhja e Shpitrit Shejntë
– Muri i vajtimit,
– Xhamiat. Pishina Probatike,
– Bazilika e Shën Anës,
-Flagelazione (vendi i frushkullimit të Zotit, ku fillon edhe Udha e Kryqit), Rruga e Mundimeve, përgjatë sajë e bëjmë udhën e Kryqit, tregu arab. Ne e bëmë ”Udhen e Kryqit” të gjithë së bashku dhe ishte një përjetim i veçantë.
-”Via Dolorosa” dhe vizitë muzeut i cili ishte hapur që një muaj për vizitor. Këtu pamë artefakte të vjtetra që nga koha e Jezu Krishtit, si mjete pune,e monedha te vogla e deri te ato ma të mëdha që në atë kohë i ka marre Juda për Tradhëtinë që ia ka bërë Krishtit.
-Po ashtu në këtë muze pamë edhe një film mbi shkatërrimin dhe ndërtimin e Tempullit të Jerusalemit gjate luftërave të ndryshme kryqzatave dhe kohes së Perandorisë Otomane.
-Kalvari, ishte për në një Përjetim i veçantë ku edhe ne, u zhytëm në mendime në kohën e javës së madhe të Ejtës dhe të Premtës së madhe
– Varri i Shenjtë. Ku u lutem për ”njetet” tona
– Cardo massimo. Qyteti i vjetër.
Ø Mesha e Shejntë në Cenacle në orën 10:00. Meshtarët tanë së bashku predikuan Patër Gazmend Tinaj.

• DITA E TETË 24 Nëntor – Tel Aviv – Shtutgart

Pergatitja për t’u kthyer në aeroport., aty duhet të ishim tri orë para orarit të nisjes.
Vlenë të theksohet se ne këtë mbrëmje pas darke festuam ditëlindjen e Daniell Frrokajt dhe shumica nuk shkuam me fjete aspak por drejtë nga festa u nisem për në aeroport.
Gjatë rrugës për në aeroport ,disa i shfaqën përjetimet e tyre gjatë këtyre 7 diteve sa ishim së bashku.
Vlenë të theksohet edhe përjetimi që kishin disa shtegtarë e ndër ta ishte edhe tregimi i Françez Spaqit qe la mbresa të thella e posaçërishtë ajo thënja se si dikush në mesin tonë i thotë në darkë vëllaut të vet: ,”Hajde vlla, ulu këtu pran meje të darkojmë bashkë,e të ngrehim dolli, fjalë të cilën fatkeqsishtë shumë rrallë degjohet sot tek populli shqiptar. Pra dashuria për vëllaun sot është si dashuria për Hyun, dashuria për kombin dhe tokën ku ke lindë.

Zgjimi në orën 01:00. Nisja nga hoteli në orën 01:30. Nisja e avionit është në orën 05:30.
Arritja në Shtuttgart ishte në ora 11:30. Duke i dëshiruar të gjithëve rrugëtim të mirë u përshendetëm me një mall të paparë të gjithë njëri me tjetrin duke i premtuar se prap do te dëgjohemi e do shihemi .
Udhëheqësit e Këshillit të Misionit Katolik Shqiptar. i ftuan të gjithë pjesëmarrësit në shtegtim që mundësisht të vijnë në Kremten e Krishtlindjeve që organizohet për çdo vit, e këtë vit është më 15.12.2018 nga ora 17:00

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen