Udhëpërshkrim – Në Berlin…

Analiza & Komente | Rrezore | 01.07.19 | 19:07

Nga Agron Shabani,

 

Në Berlin….

 

1. Pas një ditë të gjatë dhe të lodhshme pune, në Berlinin e famshëm dhe brauroz, prap vjen mbrëmja, nata…Në ndërtesat, pallatet ose reizdencat e ndryshme shtetrore, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike të kryeqytetit ose metropolës së shtetit me të fuqishëm të Evropës, sërish ndizen dritat…Poçet, shandanët ose llambadaret e praruara dhe shkëlqyera prej neoni, kristali ose porcelani të cilat nuk i ndriçojnë vetëm godinat, pallatet ose rezidencat e larta shtetrore, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike, por edhe rrugët, sheshet, bulevardet, stacionet, metrotë, shtëpitë, gradaqelat ose banesat e panumërta, libraritë, biblotekat, teatrot, amfiteatrot, galeritë, salonet, hotelet, cafe-restaurantet e shumëta, dhomat e gjumit…Krejt qytetin. Edhe atëherë kur Berlini i njohur dhe glamoroz, kridhet dhe ç´kridhet në gjumin e njohur mondan dhe metropolitan.

Agron Shabani- Politikolog

2. Si i huaj në Berlin, shpeshherë ke vënë re se kur ndizen dritat në kryeqytetin gjerman, ndizet diçka edhe brenda teje, brenda nesh. Marrin udhë ëndërrat dhe dëshirat e njohura kontinentale dhe interkontinentale. E kam fjalën mbi ëndërrat e ndryshme globale ose universale të cilat ndjekin dritën dhe shkëlqimin e kryeqytetit gjerman, i cili sikur bën përpjekje kolosale dhe titanike që t´i ndriçojë dhe eksplorojè akoma më shumë ëndërrat tona kontinentale dhe interkontinentale.

3. Është udha e mendjes dhe shpirtit të njohur krijues, inovator dhe patriotik të shtetit dhe popullit (kombit) të madh gjerman, ajo që u bën dritë ëndërrave, shpresave dhe deshirave tona globale ose universale. Nuk ka dritë më të madhe dhe më të shkëlqyer, se sa drita e shpirtit, e mendjes ose diturisë.

4. Aty është edhe Kancelarja e Gjermanisë dhe Gruaja më e fuqishme e globit, Dr. Angela Merkel, e cila si shkenctare ose doktorante e shkencave fizike: Në kursin dhe filozofinë e saj politike dhe diplomatike, përballë ligjëve të njohura të statikës, në menyrë të shkëlqyer dhe tepër suplementare e kompetente, i njeh dhe zabton edhe rregullat dhe ligjet e njohura të dinamikës e nganjëherë edhe të termodinamikës.

5. Sipas politologjisës dhe filozofisë së njohur politike, në ‚masivin‘ ose kompozicionin e marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të ‚lidhura nyje‘ me njëra tjetrën në bazë të ‚lidhjeve të padukshme‘ për publikun ose qytetarin e rendomtë: Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga ‚kopshiti‘ i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll. Dhe, Dr. Angela Merkel -është Ylli Polar i kontinentit dhe globit tonë. Në Berlin..netët kanë yje.

6. Janë shkëlqimi ose brilanca e njohur intelektuale dhe politike së bashku me vizionet e njohura globale ose universale të Kancelares Gjermane, Dr. Merkel, ato që i kanë bërë Gjermaninë së bashku me kontinentin dhe globin tonë, më të bukur, më të dashur dhe më të afërm për të gjithë. Sigurisht se po.

7. Së kendejmi, është populli (kombi) ai që i jep emrin, identitetin, ekskluzivitetin, individualitetin, integritetin, sovranitetin, ngjyrat, simbolet, flamurin dhe kuptimin e përgjithshëm një shteti. Ndërkaq, janë shkenctarët ose elitat e njohura shkencore, intelektuale ose kulturore ata ose ato që i ngrisin, projektojnë dhe krijojnë mendimin politikë së bashku me edukatën, kulturën, emancipimin, moralin, disiplinën, kauzalitetin ose vetëdijen e gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, historike, luftarake (ushtarake), shkencore, kulturore, ekonomike, industriale, teknologjike etj.

8. Ndaj, nëse zhduken, injorohen, shpërfillen ose anashkalohen shkenctarët, pedagogët, akademikët, politikanët, diplomatët, intelektualet ose profesionistët e specializuar dhe kompetent së bashku me diplomatët e karierës dhe profesionit: Zhdukën edhe ndjekësit dhe pasuesit e tyre. Populli (kombi) dhe shteti vdesin ose ndodhën para infraktit. Shkenca dhe teknika gjithashtu.

9. Thuhë se 2/3 e kosmosit ose universit tonë janë të mbështjellur ose mbuluar nga materia e errët ose materia e zezë të cilët shkenctarët eminent në fushën e fizikës dhe astrofizikës, e quajnë antimaterie.

1O. Zbulimi i formulës së antimateries, do u ipte fund shumë pikëpyetjeve ose dilemave të dryshme shkencore ose metodologjike. Në fushën e studimëve ose hulutimëve të njohura interstelare ose galaktike- sidomos. Universi është i saktë, por i pafund, tha dikur gjermani i amerikanizuar, Wener von Braun. Edhe Nikolla Teslla, gjithashtu.

11. Siç dihet, Sonda kosmike amerikane „Apollo 1O“( ose „Pioneri 1O“) në vitin 1983, për herë të parë në historinë e njerëzimit ose civilizimit tonë njerëzorë, do futej në orbitën ose atmosferën e Neptunit, me largësi prej Tokës ose Planetit tonë me qindra miliona ose miliarda kilometra. Duke u bërë kështu Sonda ose Fluturakja e parë kozmike ose intergalaktike që do e tejkalonte sistemin tonë diellorë.

12. Asokohe isha si student  në Zagreb të Kroacisë, ku kisha mësuar se shpejtësia e dritës është 229.792.485 kilometra, Dielli është largë nga Toka 149.6O milion kilometra, rrezëve ose dritës së Diellit për të mbërritur ose arritur në Tokë, iu nevojitën 8 minuta dhe pak sekonda, 1 vit dritë i ka 9 bilion ose 9 miliard kilometra etj. Nejse!

13. Si papritur dhe menduar as vet, me kujtohën fragmehte nga libri i lëxuar dikur me titull „Çovjek koji je unistio-‚Treçi Reich“ („Njeriu i cili e shkatërroi ‚Reichun e Tretë‘)…Bubu….!

14. Siç dihet, Werner von Braun i „Dinastisë“ shkencore dhe intelektuale (Braun) të Gjermanisë, pos tjerash, do njihët edhe si Pioneri ose Arkitekti i parë ose kryesorë i Sistemit Raketor dhe Astrofizikës në SHBA-s .

15. Thuhet se Werner von Braun, në vlugun më të madh të Luftës së Dytë Botërorë, në menyrë misterioze ose enigmatike, ra në duart e amerikanëve së bashku me disa shkenctar tjerë eminent të Gjermanisë, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm ose epokal në fusha të ndryshme tè shkencave në SHBA-s si dhe në tërë globin.

16. Para librit të lartëpërmendur „Çovjek koji je unistio ‚Treçi Reich‘, me kujtohet se e kisha lëxuar librin pikant dhe tepër sfidues, me titull „Volja za Moç“ („Deshira për fuqi ose pushtet“) të filozofit të madh gjerman, Fridrih Niçës, i njohur përndryshe si ‚gjeni rrebel‘ në këtë fushë.

17. Të zgjohemi dhe të mësojme nga ata që i bënjnë jetën dhe botën tonë më të dashura dhe mè të bukura, tha dikur Niçeja.

18. Në Gjermani njihen, çmohen dhe respektohen shumë vlerat dhe parimet e njohura shkencore, intelektuale, morale, profesionale dhe patriotike të personit ose individit si çështje ose aspekte të rëndësishme ose relevante të shtetit dhe pushtetit që shkrihen dhe bëhën bashkë në një trup dhe projekt të vetëm shtetror dhe nacional.

ash

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen