Kosovë- Konfirmohet zhvatja nga kompanitë e sigurimeve

Analiza & Komente | Zef Prenka | 24.05.15 | 17:03

Kompanitë e sigurimit për shumë vite kanë përfituar në kurriz të diasp

orës miliona euro nga pagesa e tarifës doganore, duke aplikuar tarifat më të larta në rajon.

Policat kufitare që aplikon Mali i Zi janë gati përgjysmë më të lira sesa ato që kanë paguar diaspora për të hyrë në Kosovë me veturë. E pagesa e tarifës kufitare del si obligim në mungesë të kartonit të gjelbër, shkrfinanca

“Koha Ditore”.

Këto janë konfirmuar nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, i cili në raportimin para Komisionit parlamentar për buxhet dhe financa ka thënë se tarifat kufitare janë të larta dhe të njëjtat janë në proces të uljes.

“Nëse e marrim analogjinë dhe e krahasojmë me Malin e Zi, del që tarifat në këtë shtet për 15 ditë janë 15 euro, kurse për 30 ditë janë 28 euro, ndërsa tek ne për 15 ditë janë 30 euro, e për një muaj janë 41 euro. Me analogji i bie që tarifat duhet të ulen dhe ne po presim vendim në këtë drejtim”, ka thënë Hamza, të mërkurën, gjatë raportimit të tij para Komisionit për buxhet dhe financa

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen