Përse (pse) iu duhen Kosovës dhe shqiptarëve lider ose politikan të ri intelektual dhe intelegjent…?

Analiza & Komente | Agron Shabani | 14.01.21 | 14:01

Agron Shabani,

Përse (pse) iu duhen Kosovës dhe shqiptarëve lider ose politikan të ri intelektual dhe intelegjent…?

Politika e lartë ose diplomacia shpeshherë i ngjajnë një metastaze ose maratone të madhe politike ose diplomatike, në fund të së cilës dihet se kush ia del ose arrinë në cak. Pse kjo?
Siç dihet, rënia ose shëmbja e ‘perdës së hekur’, gjegjësisht e ish perandorive të kuqe komunopansllaviste në ish BRSS-së, RSFJ-së dhe kështu me radhë, pos rënies së sistemëve (regjimeve) dhe ideologjive të egra autoritare dhe totalitariste si dhe koncepteve të ngurta, hermetike dhe dogmatike të Lindjes: Para kontinentit dhe globit tonë, pos tjerash i parashtruan edhe nevojat dhe kërkesat e njohura mbi ripërkufizimet, ridefinimet, rikonceptimet, rirrjeshtimet, rikonfigurimet ose rikuperimet e reja politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, të cilat për dallim të doktrinave ose koncepteve të barrikaduara ose bunkerizuara nga e kaluara e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimeve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, sikur paraqesin një sfidë tjetër të re globale ose universale- përballë një të të ashtuquajturi “atavizmi modern” ose “bashkohor” në kumtimin e një “bote globale” ose sfiduese dhe turbulente për të gjithë.
Një lider, politikan ose diplomat i rafinuar, profesional, intelektual ose intelegjent, me intelektin (intelegjencën), edukatën, kulturën, moralin, idealin, viizionin, kurajon, guximin,  karakterin, profesionalizmin si dhe me rezonin ose narrativin e tij politik ose diplomatik, jo vetëm marëdhëniet ose raportët e ndryshme politike ose diplomatike në mes popujve (kombeve) ose shtetëve të ndryshme, por mund t´i vëjë në lëvizje ose funksione të njohura pozitive dhe afirmative edhe raportet e gjithëmbarëshme botërore ose ndërkombëtare.
U mor vesh se jeta, vepra dhe kariera e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, institucionale, politike ose diplomatike, nuk janë vetëm imitim (mimesis) ose riprodhim i thjeshtë i ligjëve të njohura jetësore, natyrore ose ordinare, por një gërshetim, sintezë ose simbiozë e hollë dhe tepër e thellë në mes metafizikës së moralit, fenomenologjisë së natyrës si dhe fenomenologjisë së shpirtit, shtetit, popullit (kombit), shoqèrisë dhe intelektit të lartë njerëzorë ose qytetar.
Filozofia politike rindërton dhe eksploron, përmes analizës së të gjithë elementeve, mjedisin, konceptimin e jetës dhe vlerat e larta shkencore dhe humaniste nga të cilat lindin veprat madhore, sublime ose relevante.
Intelektuali politik, shkenctari ose kulturogu, janë misionarë, filozof, arkitekt,  instruktor dhe kundrues të specializuar dhe kompetent të politikës reale, ideale, racionale, materiale, dialektike ose ekzistencialiste që e njohin atë, dhe ia dalin të kuptojnë tërësinë ose kompleksivitetin e problemit.
Në këtë kontekst të suspektshëm dhe dubioz, duhesh të keshë forcën dhe guximin e njohur qytetar, kulturor dhe politik për t’i vërejtur, qortuar, kritikuar ose kundërshtuar hapur ose publikisht nihilizmin modern ose bashkohor së bashku me ikjen e “botës moderne” ose “bashkohore” nga diskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrite, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin ekstrem të vlerave, resursëve dhe kapitalit të gjithëmbarëshem kontinental dhe interkontinental në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoz të atyre që me mjete (ushtarake, politike, industriale, teknologjike etj.) i justifikojnë qëllimet e tyre.
Ndaj, të kërkosh definicion ideal ose final të „demokracisë së lartë“ evroperëndimore, kjo nuk do të thotë automatikisht të braktisësh realitetin në llogari të botës së ideve dhe idealeve të njohura shkencore ose humaniste. Pa ide, ideale, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çfarëdolloj gjykimi do ishte i pamundur dhe i gabuar. Duhesh të keshë aftësi, sens dhe frymëzim aristotelian ose platonik, për t’i njohur dhe identifikuar problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme objektive dhe subjektive që ekzistojnë edhe në demokracitë më të larta të Perëndimit.
Koncepti elitar dhe egalitar mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjik, apriori nuk do vlente aq shumë poqese nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit social dhe atyre antropologjiko-epistemologjik, antropolitiko-antropohistorik, antropologjiko-ekzistencialist ose materialist etj. Kjo mbase, është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të parashtrohet në filozofinë politike. Duket se e tërë etika, politika, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këto fenomene diskursivo-ekskursive.
Se këndejmi, idetë, konceptet ose idealet e njohura të demokracisë perëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionizmin e tij optimal ose maksimal. Sepse, idetë e demokracisë nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe relevante. Sigurisht se jo. Ky duhet të jetë edhe kuptimi i përkufizimit që intelektuali politik ose lideri intelektual dhe intelegjent, i japin koncepcionit mbi lirinè, drejtësinë dhe barazine. Me liri, drejtësi dhe barazi, duhet kuptuar një koncepcion të caktuar të jetës së përbashkët, përkatësisht të organizimit të Bashkësisë Europiane (BE-s ose UE-s), Natos, OKB-s etj., sipas asaj që secilit popull (komb) ose shtet, i mundësohet të zërë vendin që i takon në pajtim me natyrën, karakterin, vlerat, resurset, potencialet, traditat, dëshirat, idealet, vizionet dhe aftësitë e tyre intelektuale, profesionale, shkencore, industriale, teknologjike, finansiare, ekonomike, ushtarake etj., të cilët ndërkohë e sigurojnë mirëqenien dhe stabilitetin e shtetit dhe shoqërisë së tyre homonime ose respektive.
Mbase, pikërisht përmes një koncepti esencialist ose substancialist në kuptimin e qytetarit shqiptar ose kosovar si ‘cityoen’ ose ‘burgerosi të barabartë me të tjerët‘, tek i cili do mund të pajtoheshin edhe dimensioni i veçantë ose specifik, edhe dimensioni i përgjithshëm global ose universal në kontekstin e njohur kontinental dhe interkontinental. Sepse, individi dhe kolektiviteti shqiptar ose kosovar, vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, duke e  njohur dhe pranuar frymën e qytetërimit, identitetit, individualitetit, ekskluzivitetit, integritetit dhe subjektivitetin e tyre shtetor, nacional, qytetar, kulturor, politik, etnik, historik, gjeografik etj.
Ndryshe nga kjo, politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjthshme analitike dhe ajo politike, pos tjerash, na mësojnë ose bëjnë të ditur edhe mbi suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, strategjike, gjeopolitike, protokolare, diplomatike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj.
Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si amnezioni dhe retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, frika, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë. Me fjalë tjera: të kota ose fare boshe janë deshirat, vullneti, orvatjet ose përpjekjet (mundimet) e ndryshme sizifiane, hamletiane ose don kishotike, nëse Zoti, fati, shkenca dhe natyra janë kundër tyre.
Po e riceku sërish se mendimi i njohur politik, do zhvillohët dhe afirmohët gradualisht dhe sistematikisht së bashku me ngritjen, zhvillimin, evolucionin, transformimin dhe përparimin e pojuve dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit nga sistemët ose organizimet e hershme teokratike, natyrore ose ordinare në shtetin e organizuar qytetar ose politik, të lindur ose projektuar në „polisin“ e Athinës në Greqinë Antike, në Romën Antike etj.
Aristoteli asokohe mendonte se shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, metodikè, ekonomi etj. Për dallim të „polisit“ (shtetit) të Platonit, Tukididit etj. Duke i kultivuar, zhvilluar, zbatuar, afirmuar dhe zgjëruar konceptët e mesipërme politike ose filozofike të Platonit dhe Arostotelit, gjegjësisht, të ‚kopshti të madh‘ kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake në Antikë nga „polisi“, „politia“(politeia) ose „polietika“ në „civitas“ (qyteti-shteti), „civis“ (qytetari) , „civilis“ ( i hapur ose pranuar pèr tè gjithè) dhe „res publica“ (republika ose fakti dhe realiteti i njohur shtetror, qytetar ose politik).
Ndaj, mëqe sipas Shën Augustinit dhe Shën Tomës (Akuinskit): Që nga fillët ose origjina e civilizimi tonë njerëzorë, kanë ekzistuar problemët ose mospajtimët e ndryshme në mes „civitas terrenit“ dhe „civitas Deit“: Ishin përvoja, arti, talenti, mjeshtëria ose zgjuarësia e njohur politike, retorike, oratorike etj. (Ars Prudentia) së bashku me përvojen, aftësinë ose zgjuarësine e njohur qeverisëse, pushtetmbajtëse ose politike (Prudentia Regnativa), si dhe vigjilencèn ose zgjuarësinè e njohur popullore, qytetare ose nacionale (Prudentia Civilis ose Civilis Prudentia) ato që i bënin të kapshme, të prekshme, komparative dhe analogjike idetë dhe teoritë e ndryshme disolutive dhe spekulative mbi ngritjen ose ndërtimin e politikës mbi bazat e ndryshme religjoze (teologjike), filozofike etj. Në epokën e re moderne ose bashkohore, politika e përgjithshme u ngritë ose transformua nga „Ars Prudentia“ ose „Prudentia Regnativa“ në „Virtus Prudentia“, gjegjësisht, në aftësi dhe shkathtësi të mbajtjes së pushtetit me anë të mekanizmave ose instrumentëve të njohura ligjore, administrative, represive, inkursive ose reperkusive etj.
Socioantropologët e njohur politik si Linton, Lulen, Margaret Mid etj., janë të mendimit se në fokusin ose agjendën kryesore të epistemologjisë dhe antropologjisë politike, duhet të jenë marëdhëniet ose raportët e njohura në mes njeriut ( liderit institucional ose politik), popullit (kombit), shtetit, pushtetit, edukatës, kulturës politike etj. Pa i harruar këtu edhe studimet, hulumtimet dhe analizat e thella të rendëve ose sistemëve politike, kushtetuese ose juridike së bashku me ndarjen ose klasifikimin e marëdhënieve, përgjithësive, ingerencave ose kompetencave të caktuara politike, kushtetuese ose juridike në mes presidentit (presidencës), ekzekutivit (kryeministrisë), legjislativit dhe gjyqësorit ose juridikativit.
Sipas Xhanbatista Vikos (Gianbatista Vico): Sociologjia ose antropologjia politike, në radhë të parë i studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë çështjet dhe aspektët e njohura të ekzistencës individuale dhe kolektive në kuadër të një shteti, pushteti ose sistemi të pavarur, sovran, autonim, ligjor, qytetar, parlamentar dhe demokratik.

Një shëmbull i keq:

Po t’iu referohesh disa „gazetave kombtare“ ose „nacionale“  në Kosovë dhe diasporë, apo liderëve ose politikanëve të ndryshëm shqiptar ose kosovar që i hanë ose ndryshojnë përditë fjalët dhe qëndrimët e tyre, del se ish Presidenti i parë (legjendar) i Kroacisë, Dr.Franjo Tuxhman sè bashku me homolun e tij serb, Sllobodan Millosheviç, kanè hartuar plane ose ptojekte të ndryshme mbi ndarjen ose copëtimin e „Kosovës dhe Bosnës muslimane“ në favor të krijimit të Kroacisë dhe Serbisë së Madhe! E tërë kjo për t’i pëligjur dhe justifikuar frikën, paranojen, qyqarllëkun, dyshimet ose komplekset e njohura edipiane ose hamletiane të Ibrahim Rugovës dhe LDK-s -ndaj ofertës së njohur historike dhe strategjike të Dr.Franjo Tuxhmanit mbi hapjen ose çeljen e Fronit të Jugut në kuadër të një lufte ose fronti të përbashkët kroato-shqiptar- kundër Serbisë dhe Millosheviçit që e refuzuan asokohe Ibrahim Rugova & Company!

Lidhjet ose aleancat tona me të tjerët mund të bëhen vetëm përmes arritjes dhe lartësimi drejt asaj që është më e mira per njeriun, popullin (kombin), shtetin dhe shoqërinë. Duke u edukuar, kulturuar dhe emancipuar ne mund të arrijmë një bashkësi të vërtetë njerëzore, qytetare ose politike ku edhe “unë” edhe “ti” , apo edhe “ne” edhe “ju” ose edhe “ata” dhe “ato”, do i gjenim ose zbulonin paqen sociale dhe politike si dhe formulën e harmonisë së preferuar politike, partiake, shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, natyrore dhe dialektike.
Duhet të jetë pikërisht kjo çështje si shpata e Damokleut të cilën lideri ose politikani i zgjuar, intelektual ose intelgjent, pranon ta vëjë mbi kokë, por e cila do të jetë edhe arma kryesore me të cilën ai do përpiqet të ndeshet me sfidat e ndryshme epokale ose monumentale në karieren e tij politike, diplomatike etj.
Kjo mbase është një formulë e njohur shkencore ose politologjike ku pajtimi, mirëqenia dhe harmonia e preferuar midis individit dhe kolektiviteti janë tërësishtë të mundshme? Dhe, kjo patjetër na shpien ose drejton drejt dyerve të qytetërimit evropian, ku resurset ose burimet kryesore të cilat i ushqejnë mendjen, zemrën dhe shpirtin e tij janë: kultura dhe civilizimi i njohur (antik) greko-romak, iluminizmi i madh evropian i shekujve 17, 18 dhe 19, dhe solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore. Janë pra këto vlera dhe thesare prej nga ku mund të nxirren edhe aksiomat, edhe idiomat, por edhe metafizika dhe filozofia e të qenit qytetar i këtij qytetërimi. Ndërsa, ura lidhëse drejt qytetërimit të lartë perëndimorë përmes edukimit empirik dhe modernist, do jetë pikërisht ylli ndriçues i ngadhënjimit të personalitetit dhe i ndërtimit të botës së vlerave dhe kapitalit. Vetëm duke u ngritur, avancuar ose kultivuar nëpërmjet edukimit empirik, qenia njerëzore ose politike, do mund të zotërojë më shumë lumturi fatin e tij (saj) jetësor, si dhe t’i mbarësojë edhe fatet e të tjerëve. Vetëm përmes edukimit kognitiv ose empirik, personaliteti i njeriut ngjitet ose ngritet nga “tabulla rasa” ose “ligjet” e pandryshuara natyrore ose ordinare-drejt vlerave dhe përparimit.
Me fjalë tjera kjo do thotë se t’i pranosh tjetrit cilësinë e subjektit racional, kjo do thotë de jure dhe de facto të pranosh të drejtën e tij për arsimim ose emancipim. Kjo, pikërisht për faktin se arsimimi i mundëson njeriut të jetë ai që është: qenie që mendon, që logjikon, flet dhe komunikon. Një nga të drejtat bazike të secilit njeri, përveç lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale dhe profesionalr për ta fituar dhe mbrojtut atë liri. Të gjithë duhet pasur mundësi të nxjerrin dobi ose profite nga edukata, kultura, emancipimi ose arsimimi. Aty pra ku cili secilit i mundësohet të zhvillojë aftësi vetjake, të arrijë dije dhe arsimim dhe kështu ta zë statusin e vet prej subjektit ndèrkombtar, dhe të sjellë vendime të arsyeshme në çështjet themelore ose esenciale si vlera të larta njerëzore ose qytetare. Në ato pra që duhet arrirë ose realizuar patjetër. Sidomos vlerat, idealet, vizionet dhe atributët e njohura të qytetërimit perëndimor si liria, barazia, drejtesia dhe racionaliteti si udhërrëfyes për individin dhe kolektivitetin. Për drejtësinë dhe barazinë e njohur intelektuale dhe profesionale si mjete ose instrumente kryesore për ndërtimin e një shtetit dhe shoqërie të vërtetë ligjore, qytetare, pluraliste, parlamentare ose demokratike ku dhuna, krimi i organizuar, kontrabanda, korrupsioni dhe stratifikacioni verikalo-horizontal, refuzohen si një mjete për të arritur qëllimet. Duke i zëvendësuar ose substituuar ato me anë të shtetit ligjor, antikrimit, antikorrupsionit, dialogut, komunikimit ose diskutimit, si burime të vetme ose kryesore për unitetin e preferuar shtetror, nacional, qytetar, kulturorë ose politik etj. Një komunitet politik definohet përmes refuzimit të dhunës si metodë e zgjidhjes së konflikteve, respektivisht, përmes metodave të njohura shkencore ose metodologjike të debatit ose diskutimit publik si mjete për zgjidhjen e konflikteve, përmes të cilave arrihet deri tek vendimet e përbashkëta.
Gjithënjë duke pleduar ose aluduar në vlerat, parimet ose premisat e njohura të kulturës komunikuese ose dialoguese si invencion (zbulim), si narrativ, apo si instrument sublim dhe relevant të politikës, i cili konsiston ose pretendon njerën prej vlerave ose veçorive themelore të kulturës perëndimore.
Nga kjo rezulton se identiteti i një kombi është identitet i tij debatues ose polemik, uniteti i të cilit konsiston në dialogun ose debatin ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe ravijezohen, konturohen, harmonizohen dhe pajtohen referencat ose preferencat e ndryshme shtetrore, nacionale, partiake, politike, diplomatike, konceptuale, ideologjike, fetare morale, kulturore etj., të cilat bashkërisht i japin një populli (kombi) dhe shteti identitetin dhe fizionominë e tyre. Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e popullit (kombit) dhe shtetit; është stili apo forma e debatit ai që krijon imazhin e tyre etj.

Dhe, cili do duhej të ishte roli ose misioni i Presidentit dhe Kryeministrit të ri kosovar në raport me vlerat dhe parimet e mesipërme?

Në kuptimin e përgjithshëm të bashkimit ose kombinimit (konvencionalizimit) të anës spirtuale dhe materiale me anën praktike dhe teorike, respektivisht, heroike dhe patriotike, personalisht mendojë se tek Presidenti (Kryetari) dhe Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, pos vlerave, parimëve dhe premisave të lartëpërmendura intelegjente, intelektuale dhe profesionale, duhet të jenë të ravijezuara, konturuara, eksploruara, sintetizuara, harmonizuara, konvencionalizuara dhe integruara edhe shumë elemente të tjera brenda paradigmave dhe narrativave të njohura në sfond, ku do mund të shihej ose vërehej qartë se liderët e lartcekur, vazhdimisht e afirmojnë një pluralizëm vlerash të synuara e jo një monizëm politik me thekse autoritare ose dogmatike.
Me fjalë tjera, si vlerë madhore e politologjisë dhe filozofisë politike, pos tjerash është fakti i njohur se pluralizmi politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çfarëdoqoftë.
Ndërkohë që intelektuali politik ose politikani (lideri) intelektual dhe intelegjent, janë të aftë tè hedhin poshtë secilin nihilizëm radikal, si dhe komoditetin e një relativizmi ose instrumentalizimi politiko – epistemologjik të lirise individuale dhe kolektive si themel kryesor mbi të cilin gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirë të njeriut, populit (kombit), shtetit dhe shoqërisë.
Po të ishte pranuar ose mbështetur asokohe nga Ibrahim Rugova, Sali Bërisha ose qeveritë e atëhershme të Prishtinës dhe Tiranës: Oferta, doktrina dhe strategjia ushtarake dhe politike e Franjo Tuxhmanit mbi çeljen ose hapjen e frontit të jugut, në kuadër të një fronti të përbashkët kroato-shqiptar kundër Serbisë ose Millosheviçit, sot në Kosovë do kishim (ndoshta) ngjarje dhe zhvillime me të favorshme dhe me të volitshme në të gjitha fushat ose drejtimët e mundshme. Sëpakut, nuk do i kishim Kosovën dhe Shqipërinë në „zonën e gjelbërt“ muslimane (islamike) ose neotomanike të Turqisë së bashku me muslimanët boshnjak të Herceg Bosnës, Sanxhakut, Plavës ose Gucisë, të cilët Albin Kurti, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Enver Hoxhaj, Xhavit Haliti, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli & Company, i quajnë vëllezër. Muslimanët boshnjak ndërkaq, janë serb, malazias ose pravosllav të turqizuar ose muslimanizuar.
Në luftën, kampionatin ose maratonën e njohur të lirisë (çlirimit) dhe pavarësisë së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike: thonë se të urtit, të diturit dhe trimat ose heronjtë e vërtetë, ndoçën yllin e dritës e lirise individuale e kolektive dhe shkëlqyen duke e braktisur idenë për t´u bërë “dikushi” ose “dikushat”!
Në këtë frymë, ne mund t’i urojmë të urtit, trimit dhe të diturit jetë të gjatë dhe shumë suksese të reja në botën ose karrierën e tyre nën lutjet dhe sloganet e njohura: Qofshi gjithëmonë të lumtur, ballëlartë, faqebardhë si dhe me mendje tè ndritur ose pjellore!

Theodor Adorno i cili në bashkëpunim me mikun dhe kolegun e tij gjenial, Max Horkheimer; në kuader të “Dialektikës së Iluminizmit”, asokohe i bën të qarta dhe tepër transparente shkaqet ose motivet e ndryshme iracionale, makabre ose groteske të fatkeqësive ose katastrofave të ndryshme njerëzore ose qytetare-politike. Ata gjetën ose zbuluan në këtë kontekst një ndër shkaqet themelore ose ambivalente, në konceptin e arsyes instrumentale ose arsyes subjektive. Në këtë frymë, Adorno dhe Horkheimer, në kuader të “Dialektikës së Iluminizmit” në radhë të parë kishin për qëllim përshtatjen ose aklimatizimin e njeriut me ligjet dhe racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive). Ishte pra një tendencë ose tentativë e njohur skolastike dhe metaestetike e filozofëve ose përfaqësuesve eminent të Shkollës Elitare të Frankfurtit për një zhvillim ose proces evolutivë dhe çmitizues te atyre shkaqëve, indikatorëve ose predikatorëve të ndryshëm determinant ose paradigmatik të cilët e prodhojnë të kundërtën e tyre. Një mitizim ose iracionalitet tjetër të ri, akoma më të qëndrueshëm, më të rezistueshëm dhe më të rrezikshëm se sa ai i pari. Atë të arsyes instrumentale ose asaj subjektive. Këtu zatën qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi kritik në raport me iracionalizmin. Në pasuesin që flet për “industrinë  politike, agjituese ode propagandistike” në raport me konceptët borgjeze, absolutiste ose aristokratiko-klerikaliste të “kulturës masive”, apo asaj etatisto-egalitariste, ku tharja, përthithja, fosilizimi, intstrumetalizimi, klanizmi, uzurpimi, monopolizimi, relativizmi dhe konsumimi i edukatës dhe kulturës së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike, gjegësisht, reduktimi, unilateraliteti dhe monodimensionalteti i saj, shihen si rrjedhojë ose pasojë e një sundimi (administrimi) të egër dhe tepër negativë nga ana e autoritetit (regjimit) ose totalitetit social dhe politik në funksion të logjikës së fitimit dhe mashtrimit te vazhdueshem ose permanent, në mundësinë e njohur bizantine, ortodokse ose heterodokse, për t’iu përgjigjur ligjëve, trendëve, standardeve, nevojave ose kërkesave të ndryshme fetare, kulturore, politike, ushtarake, diplomatike, sociale, ekonomike dhe të tjera të shtetit dhe shoqërisë me anë të eksplatimit (shfrytëzimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit si dhe të shitjes, lecitacionit ose ankandizmit tè tyre në “tregun global të vlerave dhe kapitalit botërorë ose universal”! (…) Duke prodhuar ose fabrikuar ndërkohë muzikë ose “melodi” funebre me kompozime dhe instrumente autoritare, makabre ose totalitariste, të cilat nuk kanè asgjë të përbashkët me kodin dhe unitetin e njohur etik dhe estetik. Dhe, aq më pak me kodin dhe unitetin e njohur teorik dhe praktik si dhe me “orkestrën” ose “kompozicionin” e marëdhënieve, raportëve ose konstelacionëve të njohura botërore ose ndërkombtare.
Rasti i politikës së sotme ose diplomacisë kosovare, është një shembull ose ilustrim i qartë se si hedonizmi, alkimizmi, fetishizmi ose utopizmi i njohur politik ose diplomatik, patjetër çojnë në degradim ose në një regresion të përgjithshëm ose total. Duke i kontribuar kështu përforcimit të vazhdueshëm ose permanent të “interegnumëve kohore” ose “status quove” të ndryshme ushtarake, politike, diplomatike dhe të tjera në raport me Serbinë ose dikënd tjetër si një “fat i paevitueshëm” ose “permanent” për Kosovën dhe shqiptarët!
Ndërkohë që substituimi ose zëvendësimi aparent, atavist ose transparent i një “modeli”, “koncepti” ose diskursi të pushtetit (qeverisë), politikës ose diplomacisë kosovare me një “model, koncept ose diskurs tjetër” në kuader të një politike dhe diplomacie komerciale, karieriste, profiteriste, klanore, tribale, rurale ose provincialiste në Kosovë, në të vërtetë janë vetëm recidivë ose një riprodhim i  vazhdueshëm ose sistematik i po atyre marëdhënieve, raportëve, makinacionëve, instrumentëve, kthetërave, fiksioneve ose dogmave të njohura autoritare dhe totalitariste të regjimit kriminal dhe gjakatar të Millosheviqit që i ruajnë dhe trashegojnë aparatin dhe metodat e njohura udbiste ose staliniste të shantazhit dhe komplotit në esencën (substancën) ose tërësinë e tij.

ASh

Agron Shabani

Agron Shabani është autor i mijëra opinioneve, analizave dhe komenteve nga lëmitë e ndryshme, p.sh.tema politike(me sygjerime, vërejtje, propozime, argumente etj.), që i ka të botuara nëpër gazeta e portale mediale shqiptare por edhe Kroate, pasi që, Agroni pas Gjinazit Klasik që kreu në Gjakovë, ai studioi në Zagreb Univerzitetin e Shkancave Politike dhe sot mbanë titullin-Diplomirte POLITIKOLOG !

More Posts

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen