Princi Arbnor dhe vasha

Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 27.09.19 | 18:32

Princi Arbnor dhe vasha

Si Mjellma qafëgjatë
Flokë verdha, si t‘ praruar n’ar
Ajo qëndroj me krenari
Gjatë ditës përcëlluar nga dielli
Që t’mbante për frerë kalin e bardhë
Që trimi nxitimthi t’a ngiste ,
Sapo nga K’shtjella të ketë dal!

S’hynte brënda ajo, vështronte tej,e përtej pluhurit-Princin!
Kali i mbathur n’patkone të reja
Si para shiut shtrëngata ushtonte,
trimi, zaptonte gjithë ato fusha të blerta
E pushtuesin t’largonte nga dera!

Heu, thoshte belbëzuar
fisnikja, dëshirash ndezur flakë…
„Si, s’pate një çik’kohë
O, Princ i mërrolur e madheshtor
T’paktën rreth belit t’njomë
T’më shtrëngoje me njat‘ dorë  të shkathtë!?“

Një Princ tjetër aty, me gjasë i ati?!
Me gjysmë zëri, shpjegohet i ngrati!
Cucë moj, eja, eja moj brënda,
Sa s’na zuri „taksirati‘!?

Pa një e pa dy, aty pari,
N’kaquba fshehur me droje
Dy jeniçerë të mallkuar
Vajzën e kapën për dore!

Nga inati dhe urrejtja
Asnjë britmë se l’shoj nga goja
Një thikë ua hetoj nga brezi
Si vetimë i’u vërsul tjetrit
Edhe vet, e pësoi e gjora.

Princi sa po ja bëhu
Me një t’rame edhe tjetrin për tok‘ e rrëxoi
Mori në duar vashën e re
U vonova thá?! Por ja që erdha!
Mirë se erdhe o, Princi im!
Më shpetove pra,
Sapo nga beli më shtrengove,
me ato duar t’forta!

Luftë dhe dashuri
Populli ynë ndër shekuj pati
Që t’përtrihet fara Arbnore
Me sakrifica të mdha’ja
gjithmonë ishin gati…!

Z.P.
Stuttgart
Shtator 2019

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen