Regjistrimi i popullsisë në Kosovë pa diasporën shqiptare

Arkivi | Dedë Preqi | 01.04.11 | 18:46

Diaspora shqiptare e ngarkuar me shumë halle

Në vend që të falënderojmë zotin dhe mundësitë e shtetit të Kosovës, që u afruan kushtet për të bërë regjistrimin e popullsisë,i cili nuk është regjistruar që nga viti `81,kemi rastin të ballafaqohemi me shumë mangësi ,duke lënë anash një pjesë shumë të rëndësishme të popullit në diasporë pa e regjistruar. Edhe pse Kosova, ka një mbështetje nga BE,ky regjistrim do të përballet me sfida të kundërshtuara nga serbët e veriut të Mitrovicës në njërën anë,të cilët kanë bindje të kundërt me Kushtetutën e Kosovës,ndërsa në anën tjetër ky regjistrim nuk po realizohet si duhet,kur nuk përfshinë edhe diasporën shqiptare. Përveç shkatërrimeve ekonomike,demografike dhe materiale që bëri shteti serb në Kosovë, përveç atyre që zhduki dhe asgjësoi popullatën shqiptare,njëherit edhe dëboi shumë banorë të këtij vendi,të cilët disa prej tyre janë të shpërndarë në gjitha vendet e botës,dhe sot edhe pse e kanë të rregulluar çështjen e statusit të atij vendi ku jetojnë,ata nuk e mohojnë se nuk janë pjesë e shtetit të vet Kosovës. Prandaj kjo shumicë e madhe e popullit e emigruar në botën e jashtme edhe më herët nga kushtet ekonomike dhe politike, së cilës i janë shtuar edhe popullata tjetër gjatë luftës,përbëjnë pjesën e madhe popullore,qoftë shqiptare dhe minoritare,po tentohet të mbetën jashtë regjistrimit të tyre si popull kosovar. Thirrjet për tu regjistruar janë të shumta nga gjithë diaspora shqiptare,sepse ky proces mund të jep një rezultat shumë të rëndësishëm,jo vetëm për regjistrimin e popullit kosovar,por mund të jep dhe evidentimin e saktë të kësaj popullate emigruese,e cila kurrë nuk dihet në mënyrë të saktë dhe reale numri i tyre,të shënuar në Institucionet dhe regjistrat përkatëse të Kosovës. Akoma shteti i Kosovës nuk posedon analizë të çartë të popullit të vet dhe nuk e ka numrin e saktë,se sa ka të emigruar në botën e jashtme,që sipas kësaj do të thotë, mungon aftësia menagjuese dhe e kapaciteteve të kuadrove profesionale, ose mos interesimi i shtetit zyrtarë për këtë shoqëri të shkapërdredhur nëpër gjitha vendet e botës. Ky proces i mangët dhe mospërfshirja e regjistrimit të diasporës shqiptare në Institucionet kosovare,do ti kushtoi shumë këtij vendi,si nga statistikat reale të kësaj shoqërie,ashtu dhe nga ç’rregullimi i dokumentacionit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë përkohësisht në botën e jashtme.

Sipas ligjit të regjistrimit,i cili përkufizon të gjithë personat që nuk janë në Kosovë mbi 12 muaj të fundit,nuk përfshihen në regjistrim(sipas nenit 3),dhe diaspora shqiptare sipas këtij „neni anti demokratik“ mbetët anash pa u regjistruar në tokë as në qiell. Ky proces nuk mund të titullohet ndryshe,vetëm si një diskriminim i një shoqërie të diasporës shqiptare,e cila kërkon drejtësi dhe kërkon që autorët e këtij neni të merren në përgjegjësi, dhe të marrin denimin e merituar,edhe pse nuk mundet të riparohet dhe zëvendësohet me asgjë. Ky proces është më shumë se një lëndim dhe nënçmim i diasporës shqiptare,me çrast kjo popullatë nuk konsiderohet si popullatë rezidente e Kosovës,e cila popullatë ka dhënë dhe jep pjesën e vet më të çmuashme të jetës për Kosovën dhe tokën e saj.

Diaspora shqiptare po kalon shumë peripeti dhe sfida të pa këndshme,të cilat nuk i ka pritë prej shtetit të vet,e cila përditë në një mënyrë po plaçkitet dhe abuzohet në atdheun e vet,duke paguar dhe haraç, kur kthehen në pushime, atdhetarët me makinat e tyre,të cilët i kanë të siguruara nga vendet ku jetojnë dhe punojnë, dhe kalojnë nëpër shumë vende të Evropës pa ndonjë problem,dhe në Kosovë duhet të paguajnë edhe një shumë tjetër,e cila nuk është asgjë tjetër,vetëm plaçkitje dhe abuzim,dhe këto shuma të plaçkitjeve nuk shkojnë në favor të popullatës kosovare,por shkojnë në favor të matrapazëve dhe rrjeteve të ndryshme të shoqatave plaçkitëse,në bashkëpunim me krerët e qeverisë së vendit. Nëse shteti kosovar devijon me këto statistika të popullit të vet,nëse nuk përkon me realitetin e këtyre statistikave ,atëherë do të ballafaqohet tërë jetën me probleme të rënda demografike të popullit të vet,të cilat do të rrisin dhe shtojnë fluksin e dukurive negative ,duke shkaktuar një kaos të madh të këtij lloji dhe problemeve tjera. Pse e njëjta gjë nuk vlen për serbët që nuk jetojnë në Kosovë,që ikën gjatë luftës në kohën e Millosheviqit, por përkundrazi, atyre u mundësohet të kthehen jo pas 12 muajve,por pas 12 vjetëve,të regjistrohen dhe të bëhen banorë të Kosovës. Prandaj,ky proces i regjistrimit të popullsisë në këtë mënyrë, që udhëhiqet dhe mbështetët nga ndërkombëtarët,për diasporën shqiptare është e pa pranueshme,e cila mund të ketë edhe prapavija politike,duke cenuar rëndë lirinë demokratike të qytetarëve të Kosovës dhe dëmton rëndë sovranitetin e këtij shteti.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen