Është mirë që të komunikojmë së bashku!

Arkivi | Dedë Preqi | 15.04.11 | 21:44

I nderuar zotëri gjergj dedaj,mirë se vjeni në rrezore!

Ju falenderojë që më përgëzoni për opinionet e shprehura në RREZORE,por në këtë rast pakëz keni nxituar,sa i përketë objektivitetit,apo subjektivitetit të PLK-së,nga ana e ime,ndërsa,ana e juaj ka arsye të përgjigjet apo të jep shpjegime.Une kam shkruar një artikull për një fatalitet që kishte PSHDK-ja,e cila kishte hy në koalicion me PDK-në,dhe kam përmendur edhe PLK-në,e cila faktikisht tregoi një rënje pas kualicionit me PDK-në,që të dyja këto parti pësuan pas këtij koalicioni me zotëri Thaqin,dhe partinë e tij e kam quajtë shkatërruese të këtyre dy partive,sepse njëra dhe tjetra u ndanë anash,duke mbetë asnjëra në pushtet.Kontributi i juaj përsonal dhe i PLK-së,nuk mohohet,si një kontribut i qmuar për Pavarësinë e Kosovës,dhe martirizimi i familjes tuaj për atdhe është i njohur për gjithë kombin.Prandaj,zotëri Gjergji,kam respekt ndaj jush,edhe pse interesat partiake janë ato të cilat po prodhojnë përshtypje të pa knaqshme.Pse e thëm këtë,me plot keqardhje për këto dy parti shqiptare,si PLK dhe PSHDK,kanë mbetur mbrapa,duke e ditur rrolin e tyre,të cilat e kishin dikur.

Më vjen mirë që Partija e juaj është anëtare fuqiplotë nga Kosova në nivel botëror dhe Evropian,siq është Internacionalja Liberale me seli në Londër e tjera,por ajo që është më e rëndësishmja,në Kosovë nuk e ka rrolin e vet PLK-ja,aty ku kjo parti e njohur duhet ta ketë vendin e vet.Unë kam frikë,në këtë mënyrë po shprehem se,Partitë e mëdha kanë në vete edhe nga një sekret,të cilat po i kuptojmë në praktikën e përditshme,duke ua ngushtuar rrethin partive të vogla,sidomos dy partive për të cilat po flasim.Unë nuk po dua që të tregoj gjëra të mëdha,por ato të voglat ti bëjë interesante,dhe nuk jam politikan që mundem të ju tregoi se çka është politika,sepse ju vet jeni politikan,por sikur të pyetësha unë,kisha vendosur në këtë mënyrë.PLK-ja,të bashkohet PSHDK-së,apo të shkrihet që të dyja në një parti,apo të formohet një koalicion i qëndrueshëm,dhe në zgjedhjet e ardhme qendrore dhe lokale,të mirret pjesë në qeverinë e Kosovës,dhe të fitohet besimi qytetar.Dhe së fundi,ju falenderojë për gjitha përshtypjet e juaja që keni për Rrezoren,duke ju dëshiruar gjitha të mirat,me respekt Dedë Preqi-Rrezore.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen