Në veri, ndryshon struktura

Analiza & Komente | Zef Prenka | 27.04.13 | 14:09

Me marrëveshjen e arritur në Bruksel autoritetet kosovare kanë për detyrim të ndryshojnë strukturën organizative të Policisë së Kosovës.

Ndryshimi prek Drejtorinë policore të rajonit të Mitrovicës e cila deri në këtë kohë ishte përgjegjëse e sigurisë për gjashtë komuna të Kosovës të cilat janë Mitrovica, Vushtrria, Skënderaj, Zubin Potoku, Leposavici dhe Zvecani.

Kështu drejtori policor i rajonit të Mitrovicës Nehat Thaçi nuk do të menaxhojë edhe për shumë kohë tërë këtë territor. Pas zbatimit të marrëveshjes së arritur në Beograd ai do të ketë kompetenca më pak në fushën e sigurisë pasi nën menaxhimin e tij do të jenë vetëm Vushtrria Skënderaj dhe Mitrovica por pa veriun.

„Normal, rajoni ndahet në dy pjesë. Drejtori që do të mbetet këtu do të ketë një përgjegjësi më të vogël, sa i përket numrit të policëve, hapësirës territoriale. Per aq kohe sa këto drejtori rajonale kanë në zbatim ligjin e policisë së Kosovës, kanë zinxhirin komandues, të njëjtë, raportimin në drejtorine e përgjithshmë, të njëjtë, nuk shoh se mund të ketë ndonjë rrezik në punën e tyre“, thotë Thaci, drejtor i policisë për Rajonin e Mitrovicës.

Komunat e tjera, Zvecani, Zubinpotoku, Leposavici dhe Mitrovica jameshallison casino e veriut e cila do të krijohet si komunë pas zgjedhjeve, do të jenë nën përgjegjësinë e një komandanti me kombësi serbe i cili pritet të emërohet. Përvec emërimit të komandantit i cili është konfirmuar se do të jetë serb, autoritetet nuk kanë specifikuar se cilit nacionalitet do t’i takojnë komandantët e stacioneve apo nën stacioneve.

Në komunat ku komuniteti serb është komuniteti më i madh etnik, sic është në veri, komandantët e stacioneve policore dhe të nën stacioneve sipas ligjit të policisë i perzgjedh drejtori i policisë por me pjesëmarrjen e Kuvendit Komunal. Në mungesë të mbajtjes së zgjedhjeve të Republikës së Kosovës në tri komunat veriore kjo nuk ka ndodhur asnjëherë cka ka bërë që deri më tani pozitat e komandantëve policor të mbahen me ushtrues detyre./V.U/

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen