Augustin Përgega përkrahë pacientët permes piktures

Diaspora | Zef Prenka | 29.04.13 | 21:04

Augustin Përgega shkruan, folë, përkrahë mjekun dhe pacientët përmes Pikturës

Rasti është mbret i botës, nisë prezantimin e Ekspozitës së tij, Augustini me datën 16 Prill.

“ Një ditë të kësaj Pranvere të vonuar, zhvillova një bisedë spontane me zonjën Zinsmeier e cila punon në spitalin e qytetit Singen në Gjermani. Rastësisht, siç thuhet: “ aty ku dhëmb dhëmbi shkon gjuha“, biseduam për Pikturat e mija, temat e shtjelluara, teknikën time të pikturimit etj. Njëkohësisht sikur t’ishin të porositur më informuan edhe drejtuesit e gazetës lokale „Wochenbllatt“, për synimin që në muajin Prillë të organizohej një Ekspozitë në Ambulancën e Onkologjisë të cilës ju përgjegja pa hezituar.

Aty ku më flen shpirti, më drejtojnë ndjenjat, barku, disponimi, ngjyrat me efektin e gjurmëve, porosia dhe ngrohtësia miqësore e tyre, posaqërisht e kuqja kuptimplote e Gjakovës dhe Shqipërisë time, e arta dhe e gjelbërta e fushës pjellore natyrale në kuptimin abstrakt, kaltërsia e fotografive me natyrë nga Toskana dhe liqeni i Bodanit etj.

Ëndrra që nuk më la të qetë që nga fëminia ime pra Piktura më përcjelli edhe pas ardhjes time në Gjermani. Kjo ekspozitë e parë në ambientet e ambulancës së Onkologjisë, ka rëndësi të veçantë për mua si krijues, e përjetoi si një fllad e shlirim të shpirtit tim.

Është kjo një linjë e kuqe për pacientët të cilët kan mundësi që 1-2 herë në javë në tre muajt e ardhëshem të merren me një temë tjetër më ndryshe nga sëmundja e tyre.

Orhideja- një lule që nuk ka nevojë për shumë ujë

“ Rrugëtimi drejt pavarësisë, shëtitje buzë bregut të detit, shëtitje në mbrëmje, të bashkuar, disponim në mbrëmje, perëndimi i diellit, ditë me fat, lojë me Violinë, njeriu i rraskapitur, jan disa prej temave kyqe të Ekspozitës së Gustin Përgega në Klinikat HBH në Spitalin e qytetit Singen.

Ishte kërkesë e përsonelit mjekësor në Repartin e Onkologjisë dhe drejtorit të saj, Prof. Dr. Harder që Ekspozitë e artit pamorë të mbështes punën e madhe në diagnostifikimin, përcjelljen, studimet dhe shërimin e Kancerit dhe sado pak lëkundjen e Pacientëve nga përballja me këtë sëmundje të rëndë në ambientin e ambulancës së tyre.

Në vazhdim, protestat 1 dhe 2 pasqyrojnë frymëzimin- përjetimet dhe fantazinë time të lidhur fuqishëm me ëndrren reale për një jetë më të mirë në çdo kënd të trollit tim, veçanërisht në vitet e pasluftës gjegjësisht besimit për jetë të lumturë dhe pa brenga në vendlindjen time, me ngjyra të shpresës diellore.

Deri më tani bagazhi im artistik përmban në vehte disa Ekspozita përsonale dhe grupore me miqët e mij, Artist të cilët jetojnë, punojnë dhe veprojnë në Gjermani“

Aktualisht përsoneli i angazhuar në diagnostifikimin dhe shërimin e sëmundjeve të shkaktuara nga kanceri dhe pacientët që vijnë në këtë ambulancë vrojtojnë, frymojnë, përjetojnë ngrohtë dhe këndëshëm temat në veprat e zgjedhura të Augustin Përgega.

“ Krijimet e ekspozuara në ambulancën e Onkologjisë, jan punuar në teknikën Akryl dhe Pastell me të cilat identifikohet puna ime e të cilën e kam mësuar dhe zhvilluar i përcjellur nga mjeshtri i artit- Martin Tomas në qytetin Konstanc.

Do të takoheni me rrugëtimin 100 vjeqar të trimave kapel bardhë nëpër motet dhe trojet e tyre drejt pavarësisë së Shqipërisë, qëndrimin së bashku- bashkimin, perëndimin e diellit dhe natyrën me ngjyra të llojllojshme.

Më ka dhuruar perëndia dhuntinë me pikturu, jo me fol e me shkru. Ah sa më mungon „Gjiri i Ndue Jakut“ dhe Drini i bardhë, vazhdon rrëfimin Augustin Përgega për derisa largohemi nga ambulanca e Onkologjisë.

“ Në mbrëmje derisa shëtis me vajzën time e cila pos hapave të saj, vërej se pason edhe hapin dhe pasionin tim, ndalojmë para Artistit të rrugës dhe tingujve të ëmbël të violinës në qendrën e qytetit Singen buzë kupolës vullkanike Hohentwiel. Pa dashje fluturojnë bashk lëvizjet e harkut dhe melodia me nostalgjinë time drejt lagunës- „Gjirit të Ndue Jakut“, më të bukurë që mendje e njeriut mund vetëm të ëndërroi.

Fatkeqësisht këtë mrekulli të natyrës të pasurë me peshk të artë, ku nën rrezet e hënës vallëzonin Zanat, që nga lindja e deri në perëndimin e diellit freskoheshin kohë pas kohe kreshnikët e vyeshëm në hijet e gjelbërta , me tokë e bereqet të ushqyer me ujë kristali, gjeneratat më të reja mund që të imagjinojnë vetëm përmes rrëfimeve të gjeneratës time dhe nga më të moshuarit ngase kjo sot nuk ekziston fare.

Në punimet e mija zënë vend të merituar nostalgjia për natyrën e vendlindjes, për gjirin e Ndue Jakut, për bregun e lumit Drin, ku unë kam kaluar çastet më të mira të rinisë time pa u larguar nga natyra madhështore e rrethit Bodensee që më fascionon dhe më merr por edhe më bartë me vehte në krijimet dhe jetën- përditëshmërinë time.

Mërgimtari si temë për mikun tim- miqtë e mij, e firmosur dhe e fotografuar sot me degët e pemës si hije në dorën time, me vlerësimet kohë pas kohe të miqëve të artit pamorë dhe atyre të fjalës së shkruar, në veçanti notimet e vëtëtimës dhe bubullimës sonë në Bukuresht më japin kurajë për punë krijuese.

Falënderoj nga zemra për njoftimin dhe përkrahjen e ekspozitës time të parë në Spitalin e qytetit të Singenit, zonjat Zinsmeier dhe Jagode, Prof. Dr. Harder, përsonelin mjekësor të repartit të Onkologjisë si dhe mjetet lokale të informimit“, theksoi në ndarje Augustini.

Informacion më të thukët për Reparatin e Onkologjisë, HBH Klinikat në Singen dhe Ekspozitën e lartpërmendur do të gjeni në linkun në vijim;

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen