Mërgata shqiptare u begatua edhe ma dy tituj shkencor

Diaspora | admin | 16.11.13 | 23:50

Më 8 nëntor 2013, në praninë e rreth 150 pjesëmarrësve, familjarë,miq, shokë, studentë zvicëranë e tjerë, mr. Isak Alimi, me suksesë, doktoroi në fushën e kimisë, në Universitetin e Friburg-ut të Zvicrës, me temë: ” Kimi organike – Drejt sintezës totale të Hyperforin-ës .” tek Prof. Dr. Christian Bochet, në anglisht « Towards the total synthesis of Hyperforin » (2009-2013).

Dr.Isak Alimi në gjuhët, frenge dhe anglishte, elaboroi, në mnyrë të shkelqyer, para profesorëve dhe të pranishmëve tjerë. Ai në mënyrë elektronike-digitale, përmes projektorit shpaloste fletët e Temës të përgaditura për doktoraturën, pa u hamendur për asnjë çast, i koncentruar, me një zë të butë e të kjartë deri në përfundim.
Më në fund, profesorët i shtruan edhe disa pyetje, ku dr.I.Alimi u përgjigj shumë i qetë dhe i shlirshëm.
Në fund, tre profesorët, për disa minuta u mbyllen ne një zyre, me të dalur nga zyra, ata me vete sollën Diplomen për dr.I. Alimit. Të gjithë të pranishmit u ngritën në këmb, bashkarishtë me profesorët e Universitetit, në shenjë gëzimi dhe respekti, për disa minuta zgjatën duartrokitjet.

Dr.Isak Alimi

Dr. Isak Alimi duke elbaruar para profesorëve dhe pjesëmarrëve tjerë

Në një nga sallat e dekoruara të këtij Unversiteti, për pjemarrësit ishte shtruar-servuar një darkë e begatë, me shumë specialitete të ndryshme, të përgaditura nga kuzhinat tona shqiptare, nga prindërit, miq e shokë të dr.I.Alimit.
Për këtë festë e gëzim të madh, u ndanë edhe shumë dhurata për dr. I.A. nga familjar, miq e shokë, bashkëstudiues, student e studente të dr.I.Alimit.

SAM_2058


Pamje e një pjese të pjesëmarrësve

Dr. Isak Alimi, për Bachelor dhe Master ka mbaruar në Universitetin e Friburg-ut (2004-2009), Punimin e masterit e ka bërë në industri (Givaudan AG, Dübendorf/Zürich), nën mentorimin e Dr. Felix Flachsmann dhe Prof Dr. Christian Bochet me titull: “Sinteza enantioselective e Moxalon-ës dhe Homoclausenon-ës”, në anglisht « enantioselective synthesis of Moxalone and Homoclausenone»

Dr.Isak Alimi, është lindur më 01.08.1984 në Tërnoc të Madh, Komuna e Bujanocit, ndërsa nga viti 1987 jeton, bashkë me prindërit e tij, në Zvicër, ku edhe është shkolluar.

Dr.Isak

Nga e majta: Prof. Dr. Christian Bochet, Dr.Isak Alimi dhe dy profesor tjerë

Edhe bashkëshortja e dr. Isakut, Mr. Vlora Alimi-Leci, me sukses ka mbaruar fakultetin në fushën e gjuhës dhe letërsisë Frenge dhe Shpanjolle, në Universitetin e Tübingen-it në Gjermani. Pastaj, ka thelluar studimet, në gjuhët përkatëse, në Universitetin e Francës (Toulouse) dhe Universitetin e Spanjës (Zaragoza) në vitet 2008/2009.

Ndërsa ka magjistruar në prill 2012 ne Universitetin “Eberhard Karls” të Tübingen-it

SAM_2083

Qifti i ri dr. Isak e mr. Vlora Alimi – Leci, gjatë këtij evenimenti

Ndërsa në shkollën e lartë të pedagogjisë Sekundarstufe II (Fachhochschule Nordwestschweiz) në Basel (2012/2013) ka elaboruar për praktiken e mësimit, etj.

Vlora Alimi-Leci, është lindur më 28.3.1986 në Köngen të Gjermanisë, me prejardhje nga Gmica e Kamenicës dhe, pas martesës , ajo ka kaluar në Olten të Zvicrës, nga muaj gusht 2013, është punësuar si mësimdhënëse në Gjimnazin e shkollës së mesme Kantonsschule Olten.

SAM_2064

Profesorët pas dhënjes së Diplomës duke duartrokitur

Veprimtarët dhe mërgimtarët shumëvjeçar, siç është edhe autori i këtij shkrimi, shkollimin dhe arritjet e suksesëshme të gjeneratave të reja në mërgim, i vlersojnë dhe çmojnë shumë lart. Në vitet 1960-1970 mërgmitarët shqiptarë ishin vetëm puntorë krahu. Atëherë as që mund të imagjinohej se një ditë në Perëndim do të shkollohen gjeneratat e reja dhe se do të kemi intelektualë të lëmive të ndryshme,të cilët do të shkollohen në vende të ndyshme të Përendimit. Sot kemi arritur të kemi doktorë shkencash, medicinës, arsimit…

Sot ka shumë intelektualë mëgimtarë. të cilët botojnë e promovojnë vepra-libra nga më të ndyshmet, si në fushën e arsimin, kulturës, shkencës…

Përmes intelektualëve shqiptarë të mëgatës tonë në Përendim, është arritur të krijojmë ura miqësie me diplomatë, shkecëtarë e politikanë të vendeve të ndryshme, duke bashkëpunuar ngushtë në shumë fusha, për të mirën e vendit dhe të popullit tonë.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen