Reagim i PSHDK-së, në Gjakovë

Analiza & Komente | Zef Prenka | 09.01.17 | 21:30

Në redaksinë e Rrezore.com erdhi reagimi i Kryesisë së PSHDK-së Dega Gjakovë ,ndaj ndalhes së z.Ramush Haradinaj nga autoritetet françeze.

screenshot_20170109-211143

 

 

Sot më datë 9 Janar 2017 , kryesia e Partisë Shqiptare Demokristiane e Kosovës dega në Gjakovë ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme dhe ka shprehur pakënaqësinë dhe indinjatën e thellë pas ndaljes në Francë të ish-Kryeministrit të Kosovës, komandantit të UÇK-së – ZO të Dukagjinit , Gjeneral Ramush Haradinajt. PSHDK në Gjakovë e konsideron të papranueshëm këtë veprim të padrejtë dhe reagon ndaj kësaj ndalese krejtësisht të pakuptimt. Konsiderojmë se është cenuar thellë shtetësia e Kosovës dhe institucionet e saj. Shteti i Francës duhet të distancohet nga mbeturinat e diktatorit Millosheviç në Serbi të cilët edhe sot vazhdojnë të prekin thellë në jetën dhe demokracinë e shtetit të Kosovës. Kërkohet nga autoritetet franceze lirim sa më i shpejtë i Ramush Haradinajt ndërsa nga autoritetet shtetërore të Kosovës kërkohet ndërprerja e çfarëdo dialogu me Serbinë derisa ajo të heqë dorë nga destruktiviteti i vazhdueshëm ndaj Kosovës. PSHDK-ja në Gjakovë përkrah protestën gjithëpopullore që do të mbahet të Mërkuren me datën 11.01.2017 në orën 11:55 në Gjakovë dhe ju bënë thirrje të gjithëve për pjesëmarrje në përkrahje të Ramush Haradinajt.

Kryesia e PSHDK – BD Gjakovë , kryetar Anton Shala

Janar 2017

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen