Terrorizmi një ç'mëndje e njerëzimit

OP-ED | Dedë Preqi | 16.11.15 | 19:28

Dedë Preqi

Përveq deformimit , që është rezulltat i lirimit të papritur shpirtëror, ekzistojnë edhe disa eksperienca tjera që e kërcnon dhe dëmton karakterin e njeriut, e ndër të gjitha është ajo religjioze, e cila hynë në formën e shpirtit si djallëzor, e del edhe më djallë se djalli me zhgënjimin njerëzor.
Religjioni si formë e besimit lakohet sot jo në mënyrën e drejtë dhe librave të shenjta i japin formën tjetër dhe përshtatjen e tyre, duke kryer dhunë dhe tragjedi në emër të „Zotit“, ndaj njerëzve të pafajshëm. Kjo është tmeruese për sipërfaqën e tokës dhe njerëzimin në përgjithsi.
Njeriu i rëndomtë dhe besimtar i devotshëm, përshkak të këtij tmeri, shpeshherë ka dëshirë që të mos dëgjojë, apo të mos shoh asgjë nga kjo botë, në përjetimin e zhgënjimit ndjehet fajtor edhe pse nuk është i tëri i fajshëm për ngjarjet dhe tragjeditë në këtë glob të njerëzimit.
Një njeri, i cili beson në drejtimin e vet dhe me thellësinë e shpirtit të pa djallëzuar, përmes të cilit zbulohen detyrat e karakterit njerëzor, prandaj, ai njeri nuk sheh ëndërr të keqe dhe djallëzore, sepse nuk ekziston asgjë për t’iu frikësuar, përveq Zotit të vet dhe të vërtetë.
Atëherë njeriu, kur bëhët i vetëdijshëm për përgjegjësinë që ai e bartë si qenje njerëzore, i cili e pret këtë detyrë dhe plot detyra tjera njerëzore, si mundet ta gjuaj jetën e vet në mënyrë aq të mbrapësht brenda një sekondi, duke shkakëtuar edhe një mori të viktimave tjera të pafajshme.
Cili Zot, e jep një shembull të tillë të sakrifikimit, që njeriu me vetëdije mbushet me eksploziv dhe hynë në turmën e njerëzve të pafajshëm për ti hudhur në ajër, në emër të tij, i cili veprim kurrë nuk merr kuptim dhe kurrë nuk nënkupton dashuri të vërtetë ndaj njeriut dhe ndaj Zotit.
Zoti nuk pret ta adhurojmë dhe të besojmë, nëse sakrifikojmë njëri-tjetrin në emër të tij. Ai pret nga ne, të vuajmë me mburrje- jo me mjerim dhe sakrifica tmeruese, të cilat na shfaqën të pa kuptimta në casino botën normale dhe në botën e suksesit material e njerëzor.
Është e kuptueshme se mirësia njerëzore nuk qëndron në gjithat grupet e njerëzimit, madje edhe në ato grupe ku sot dominon krimi dhe dominon feja, si besim abstrakt që prodhon vetëm dhunë dhe urrejtje ndaj një religjioni tjetër, duke shkakëtuar kësaj bote më të keqën e mundshme.
Dhe në këtë domethënje, ndeshët dhe acarohet njerëzimi, si shkak i kësaj ndarje racore e fetare, lindin edhe konflikte tjera, ku vuajtjet njerëzore janë të pa kapërcyeshme edhe nga varfëria e skajshme, sidomos në ato vende të botës ku luftat janë aktuale dhe vërbale.
Sot tërë bota gjindet nën ankth, jo nga frika e ndonjë epidemie, apo lufte të rëndomtë, por nga një luftë e pakuptimtë, të cilën po e nxitë ektremizmi islamik. Do të ishte gabim të mendojmë se kjo rrugë i nevoitet njeriut për kujdesje shpirtërore dhe e qon njeriun në parajsë, apo xhenet.
Kjo rrugë e ka drejtimin premitiv, që quhet „terror“ , e cila ka për qëllim dhunën dhe shfrytëzimin e lirisë njerëzore në mënyrë të ç’thurur dhe të pamëshirshme ndaj edhe të pafajshmëve, dhe terroristët e tillë i arsyetojnë sjelljet e tyre me të drejtën që marrin nga „allahu“.
Ngjarja e fundit që ndodhi në Paris nga akterët e terrorizmit , ishte një tragjedi e rëndë për njerëzimin mbarë, ngjarje të tilla mund të ndodhin në tërë globin, sikur që ishte edhe ajo e 11 shtatorit në Njujork të Amerikës, pse jo edhe në vende më të vogla.
Njeriu dhe mundësia e tij për të mbajtur, apo për të arritur madhështinë njerëzore, kurrë nuk do ta kishte arritur në këtë mënyrë dhe metodë, sepse me një arritje të tillë do të dështonte përgjithmonë në rrugën e vet dhe të qëllimëve të veta.
Njeriu nuk mund të fitonte nga këto përjetime, por duke kthyer jetën në fitore të tjera, të cilat nuk prodhojnë urrejtje dhe injoranca njerëzore, të cilat kanë për qëllim synimin për një të ardhme të mirë, duke kuptuar jetën më ndryshe përmes krijimit aktiv të diçkahit me vlerë

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen