Takim rasti me fëmijët e shkollës shqipe në Shtuttgart

Analiza & Komente | Rrezore | 16.02.14 | 19:38

Bisedoi:Ramiz DËRMAKU
Ja se çka mendojnë dhe thonë nxënësit për çështjen kombëtare, kombin dhe Kosovën.
Po ofrohet 8 marsi e ju fëmijë të dashur po rriteni, e ne po mplakem por dashurinë ndaj atdheut nuk do e flakim .
Po mbaron shkurti
e vie marsi,
shkrihet bora
gazetën kombëtare“Bota sot“
po e lexon tërë Kosova
e diaspora.
Qelin lulet në dritare
e ju mësoni në abetare.
Mësoni të shkruani e të lexoni
sepse kështu atdheut
mund ti kontriboni.
Gazeta kombëtare“Bota sot“ në diasporë, Kosovë dhe trojet tjera etnike shqipëtare është bërë (e pa ndashme ) e dashurë. Kur gazeta kombëtare“Bota sot“ filloi të botohej , shumë shpeshë sulmohej dhe me gjygjin atakohej. Pra kjo gazetë me përmbajtje kombëtare; shkruante, informonte,diasporën dhe trojet etnike shqipëtare me të gjitha të ligat që ia bënte policia e armata barbare ish. jugosllave. Kjo dritare informative e theu errësirën që kishte krijuar armata barbare serbo çetnike në krye me kriminelin S.M. Në faqet e gazetës suaj dhe tonës ne kemi bërë orvatje titanike të krijojmë ura miqësije,dhe dashurije, në mes vete.Ne kemi bërë edhe të pamundurën për t’ju informuar me realitetin që ndodhte në Kosovë, trojet etnike shqipëtare dhe diasporë.
Në faqet e gazetës sonë (dhe e juaja) “Bota sot“ jemi angazhuaar maksimalishtë që sa më afër t’ua ofrojmë atdheun. Sepse ju fëmijë jeni shtylla kryesore që do ta mbani të gjallë frymën kombëtare dhe ate atdhetare. Sepse vetëm kështu ne do ti kontribojmë atdheut, dhe vetëm kështu ju do të ju dojë TOKA e KOSOVËS.Ne kemi bërë përpjekje të mëdha që ta pasurojmë gazetën tonë me tema të llojllojshme duke filluar nga ;Gjuha, historia, kultura, tradita, zakonet, besa, trimëria, guximi .., dhe kemi patur një qëllim që JU të ju inkadrojmë ngadal por të sigurtë ne të kaluarën dhe të tashmen e etnisë iliro dardane ne mënyrë që ju të mësoni mirë për prejardhjen tuaj, për rrënjet tuaja, për kulturën e historinë e të parëve tanë, ne mund të krenohemi edhe sot me ju. Ju fëmijë të dashur që po rriteni në diasporë duhet të ju tregoni fëmijëve tuaj se nga e kanë prejardhjen origjinën. Ne bëmë shumë shpeshë edhe lëshime të temave të ndryshme por të cilat kishin përmbajtje kombëtare , tu spjegoni për luftërat qe bëri populli shqipëtarë për çlirimin e trojeve shqipëtare. Ne nxënës të dashurë shumë shpeshë në gazetën tonë dhe tuajën kemi bërë lëshime (duke u dhënë hapësirë; vjershave, aksioneve, sukseseve, tuaja) Pra ne do të jemi aty ku jeni ju, aty ku preket çështja kombëtare nuk do të lejojmë të luhet me të. Kjo ishte një bisedë që zhvilluam me dy nxënës të shkollës plotësuese shqipe në Shtuttgart, gjatë një kremteje. Kështu unë dhe ata biseduam dhe dhamë mendimet , vërejtjet, tona lihur me jetën që zhvillohet në mërgim, lidhur me mendiet dhe vlerësimet e Gazetës kombëtare“Bota sot“, për sulmet qe ju bënë kësaj dritareje informative, e cila e theu errësirën informative që e kishte kapluar popullin shqipëtarë. Biseduam edhe për vuajtjet dhe sakrificat e popullit tonë për ruajtjen e Gjuhës, historisë, kulturës: Biseduam edhe për sulmet nga hijenat; socialiste, enveriste, komuniste, leniniste, marksite, dhe Pëdëkëiste. Por edhe për krimet qe bënë të shënuarit më lartë. Por edhe për atdhetarizmin patriotizmin e luftëtarëve të denjë të kombit tonë siq ishin; Gjergj Kastrioti , Skenderbeu, Hasan Prishtina, ajka e kombit, Komandanti Legjendar Adem Jashari, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kol. Ahmet Krasniqi, Kol, Tahir Zemaj, Gjeneral Agim Qelaj, Agim Ramadani, Sali Qekaj, poeti e gazetari Xhemajl Mustafa, Gazetarët e gazetës sonë; Bekim Kastarati, kolumnisti , Bardhyl Ajeti.., e shumë e shumë të tjerë që flijuan jetën për çështjen kombëtare. Ata ranë thotë Dreni, por ne nuk do ti harrojmë kurrë. Ata ranë sepse e deshën Kosovën dhe popullin e Kosovës të lirë. Prandaj ne thotë Vanesa nuk do ti harrojmë kurrë dëshmorët që ranë në altarin e LIrisë.
Lavdi u qoftë të gjithë atyre q ë ranë për çlirimin e Kosovës.
Punuar me 11.02.14 Weingarten Gjermani

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen