Cikël tregimi nga mërgimi

Diaspora | Dedë Preqi | 21.04.12 | 08:22

. Kur njeriu kupton se fati i tij nuk është vetëm lumturia, apo vuajtja, ai duhet ta pranojë gjatë jetës njërën dhe tjetren, nga fakti se, duhet të lirohet nga ngarkesat që ai i bartë në vehte. Edhe jeta në mërgim i ka ngjarjet e veqanta të mënyres së vet, të cilat nganjëherë harrohen, por ato që mbesin, sigurisht që janë diku të fshehura dhe nuk mund të shlyhen aq shpejtë, sepse kanë lënë dikund gjurmë ,apo vrragë në shpirtin e ndonjë mërgimtari. Nuk duhet të turpërohemi, nëse lotët dëshmojnë rrëfimin e një miku , i cili qanë duke treguar ngjarjen…

Edhe pse është e kaluar, por është e përjetuar,dhe paraqet një lloj ekzistence, e cila sjellë një realitet të jetës së njeriut, se jeta e njeriut, nën çfarëdo rrethanash, kurrë nuk pushon dhe i ka peripetitë e veta, e cila vazhdon të frymojë përsëri. Blerimi, një mërgimtar kogjo i shtyer në moshë,i cili  kishte kaluar më shumë se tridhjetë vite në mërgim, në një qytet të Zvicrres, e kishte ftuar babën e vet të vjen në Zvicërr,aty ku edhe ai me familjen e vet,jeton e punon, kurse nëna i kishte vdekë më herët, dhe të vetmin  anëtarë të familjes e kishte babain në Kosovë.

Disa herë Blerimi e planifikonte të kthehej përgjithmonë në Kosovë,për shkak të prindit të vet,  por plani i tij nuk mund të realizohej lehtë, sepse jeta e tij nuk gjente kuptim, duke ditur se fëmijët ishin të shpërndarë në shkolla të ndryshme, të cilët vet i financonte, ndërsa  vet dhe bashkëshortja e tij, ishin largë pensionimit dhe kjo sakrificë e tij në këtë mënyrë ishte e pa kuptimtë në botën normale. Në këtë domëthënie, nuk është vetëm rasti i Blerimit, por ka plot raste të tjera, në të cilat depërtojnë këto ngjarje dhe më të dhimshme, ku plot pleqë dhe plaka, jetojnë të vetmuar, të cilëve u mungojnë të afërmit e tyre, jo që gjinden të gjithë në mërgim, por i ka vetmuar edhe lufta, e cila i ka marrë më vete shumë të rinj dhe të reja.

Pra, çka njeriu mund të thotë, asgjë nuk është bafasuese, se çka shikon dhe dëgjon, sepse jeta është nganjëherë një plasaritje, që ndahet e mira dhe e keqja, dhe njeriu vet duhet të vendos për vetëvetën! Dhe, një ditë prej ditësh, babai i Blerimit arriti në Zvicërr, me ç’rast u gëzuan të gjithë, u gëzuan dhe fëmijët, të cilët e pritën gjyshin krahëhapur, u gëzua shumë edhe djali i vet Blerimi, i cili , jo vetëm që kishte obligim moral e shpirtëror të kujdeset për prindërit e vet, njëherit i heqët një brengë e madhe që kishte për babanë,të cilin e kishte në mendje ditë e natë, posaqërisht gjendjen e tij shëndetësore. Ishte një gëzim i madh edhe për plakun, sepse e mundonte vetmia,megjithatë në anën tjetër ,nuk dëshironte ta lënte vendlindjen dhe  atdheun e vet.

Kaluan ditë, muaj dhe vite, plaku jetonte te djali i vet në Zvicërr, i cili kënaqej me nipat dhe mbesat e tij, por nganjëherë zbulohej se diçka e mundonte, sidomos kur mbetej nganjëherë në banesë vetëm, sepse mbesat dhe nipat shkonin në shkollë, kurse djali i vet Blerimi me bashkëshortën ishin në punë. Nganjëherë e vizitonte ndonjë mik, i cili kishte pushim mjekësor dhe ia heqte pakëz mallin, duke shetitur nëpër qytet, apo brigjeve të liqenit, por shpesh ngushtohej kur ecte përgjatë fushave e arave,me të mbjella e të korra, duke belbëzuar me vetëvetën…

Një ditë plaku, duke shetitur me mikun e vet i tha, athua se, një ditë do të kthehën në vend të vet, të gjithë këta njerëz që janë larguar nga atdheu i tyre, apo ç’farë do të jetë fati i tyre? Miku i vet e shikoi me një buzëqeshje dhe nuk mendoi të ia kthejë përgjegjën menjëherë, por i tha, dhe unë kam të njejtin mendim, që ndoshta do të ndodh një ditë… Plaku përsëri e vazhdoi bisedën,nuk kanë faj në një mënyrë tha,a po e sheh Kosovën dhe njerëzit e saj, njëherë lufta e shkatërroj vendin, dhe pas çlirimit menduam se do të bëhët mirë,sepse tani ,nuk e kemi armikun te koka, por jo, jeta në Kosovë është e pa lakmueshme, sidomos për rininë, e cila nuk ka punë,edhe pse duket e vrullshme, prapë është e pakënaqur me të ardhmën e vet, dhe po lakmon me dalë dikund nëpër Evropë.

Kishte të drejtë plaku, sepse e kishte brengën e të rinjve, të cilët jo vetëm që po lakmojnë të dalin në botën perëndomore, por edhe kanë të drejtë, nga se kushtet e tyre i shtyejnë të përpiqën për një jetë më të begatshme.Kaluan më shumë se dhjetë vite, plaku nuk ishte kthyer në atdhe, sepse u kishte kaluar afati dokumenteve përsonale (Pasporta e Serbisë, të cilën e kishte grisur), dhe nuk mund të udhëtonte, as në ndonjë vend tjetër,për deri sa,i kishin premtuar djalit të tij Blerimit, se me kërkesën e tij për të atin, që kishte bërë në Komunë , në vendin ku jetonin, do të shqyrtohet rasti dhe ndoshta mundësia për të marrë lejen e qëndrimit përkohësisht, mbase plaku nuk kishte më kënd të jetonte në Kosovë. Porse një ditë ndodhi ajo së cilës nuk mundemi ti ikim, dhe trupi ka më pak frenim sesa shpirti, ai hëngri bukë e piu kafe, kur filloi diçka të përshpëriste dhe iu zhvillue gjuha, duke folur pa lidhje. Të gjithë menduan se plaku po bënë pakëz humor dhe nuk e trazuan, por kur ra në gjunj në dysheme, disi i lodhur dhe iu lëshue trupi, djali i tij Blerimi e kuptoi  se gjendja e plakut ishte e keqësuar.

Blerimi e muar menjëherë telefonin të thërriste ndihmën e parë, por plaku e dorëzoi shpirtin e tij menjëherë, duke lënë një buzëqeshje të fundit familjes së tij të ngushtë. Blerimi lajmëroi disa kushërinj që kishte aty afër, edhe pse ishte shumë i mërzitur,ai e kishte dhe brengën e madhe, e cila e mundonte dhe ia shtonte më shumë „hallin“, se çka tani do të bëjë, kur plaku nuk kishte fare dokumente përsonale për të udhëtuar për atdhe. Ishin qaste të vështira për Blerimin, nëse e lajmërojnë policinë ,apo Komunën ku jetonin, broblemet do të zgjerohen më shumë, sepse ishte e paligjshme që një qytetar i huaj, apo kushdo tjetër të ekzistoj pa dokumente, ashtu dhe denimet janë të ashpëra, jo vetëm me gjoba, por më të rënda janë vërejtjet për komunitete të huaja.Kështu Blerimi,  pas një bisede të gjatë që bëri me disa axhallarë dhe kusherinj të tij, vendosën që mos ta lajmërojnë askënd në Komune dhe as policinë, për vdekjen  e babait të tij, por Blerimi e rregullojë bagazhin mbi automobil dhe e vendosi kufomën e babait, në vend të plaqkave, duke u nisur së bashku me bashkëshortën e tij, në drejtimin të  Italisë.

Në orët e mëngjesit kaluan kufirin e Zvicrres dhe arritën të kalojnë në Itali,aty në Ciaso, pa pasur ndonjë problem. Në këtë vend u ndalën të pushojnë pakëz dhe kishin nevojë që të freskohen me ujë të ftohtë ,ose të pinë nga një kafe, kështu që, pasi e parkuan kerrin ,hynë në një restaurant rrugor ,që qëndronte në bri të rrugës,në të cilin gumëzhojshin njerëzit sikur të ishte mesi i ditës, e jo mëngjesi i hershëm. Nuk u vonuan shumë, Blerimi  së bashku me bashkëshorten shkuan te kerri për të vazhduar rrugën, mirëpo, kur afrohen te kerri, sytë shkojnë menjëherë te bagazhi mbi kerr, në të cilin qëndronte kufoma,dhe shohin se tani më kjo nuk figuron mbi auto, me ç’rast e shikojnë njëri-tjetrin të habitur, dhe bashkëshortës së Blerimit i bie të fiktë,e cila bie përtokë. Blerimi u mundue ta mbajë që mos të bie në tokë të thatë prej betoni,por edhe atë e kishte lëshue fuqia,kur pa pritmas  vjen policia,dhe shënojnë raportin e ngjarjes.

Zemërimi ishte i tepruar nga një numër madh gjërash, sa ia bënte dhëmbja e babës,aq edhe më shumë kufoma e tij e vjedhur nga ndonjë hajn i rrugëve,duke menduar se në bagazhë të kerrit ka plaqka të vlershme. Blerimi kishte lajmëruar më herët edhe në shtëpi se po vjen me kufomën e babait dhe i kishte njoftuar të afërmit e vet për ngushëllime dhe të nesërmën të bëhët varrimi i babës në vendlindje,edhe pse kjo kurrë nuk ndodhi…

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen