Për festën e Krishtlindjes dhe Vitit t’Ri

Analiza & Komente | Agron Shabani | 28.12.19 | 22:19

Agron Shabani,

Për Festën e Krishtlindjes dhe Vitit t’Ri…!

Nè Perèndin mban ftoht si zakonisht…. E sheh se lodhur dhe të stresuar nga puna dhe aktivitetët e mundimshme për t´i siguruar ekzistencën dhe kafshatën e gojës për vetëvetën dhe familjen këtu ose atje dikund largë, në „cepin e harlisur“ të ndonjë metropole të huaj, edhe për Krishtlindje, të ka errur nata e gjatë shtegtimtare që nuk i duket fundi. Duke soditur dhe medituar gjithë malli dhe nostalgji përveluese qe djeg e flet për kohën dhe motmotët (vitët) e ikura në pakthim ..ku sigurisht se të jane kujtuar vitët e njoma të rinisë dhe beqarisë…Gëzimet e ndryshme të jetës…Bukuria, dashuria ,lumturia dhe krenaria e njohur atdhetare ose vendlindore … Sidomos për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Edhe pèr atèhere kur edhe pèr Festèn e Krishtlindjes dhe Vitit tè Ri, nè vend tè poçeve, shandanève, llambadarève ose qirinjève faqebardhè, i kishim vetèm hènèn dhe yjet e panumèrt nè qiellin e pafund. Edhe pse qielli i Zotit ishte paksa i antropomorfizuar ose lebroz. Sidomos atèherè kur duarlidhur, me litar nè shpirtè dhe zinxhirè nè sy, bènin kryq nè qiell.
Po, po….! Mos harro pra!
Dritat janè ndezur prap! Për Krishtlindje dhe Vitin e Ri…. Të gjitha sendet sikur janè xhveshur (zhveshur) nga diçka me terrin ose muzgun e parë…Edhe ti bashk me to…Endesh si Fremde….Vetvetës sate i shfaqesh papritur në sfond para pasqyres …Portreti yt ose fotografia jote…Duke i ngjarë një statuje ose përmendoreje të varur murëve të kohës pa kornizë. Mbi tavolinë qëndrojnë qirinjtë e ndezur dhe një vazo lulesh që nuk i rriti kurrë si duhet pranvera e dikurshme atdhetare ose vendlindore. Ti rri heshtur, fare heshtur pranë vazos me lule që nuk i bëri kurrë pranvera, duke u trembur me heshtjen tënde që djeg, flet dhe vret.
Sikur meton të flet dhe buzeqësh pa fjalë, me zemër dhe me shpirtë…Por, harron se kjo botë akoma beson se ne u dehëm dikur nga liria, dashuria, bukuria dhe krenaria e njohur vendlindore ose atdhetare që i kishim apo besuam se i kishim ose do i kemi një ditë…Duke ngritur dolli si gjithë të tjerët, apo si shumica, me gota të zbrazura  ose mbushura pèrgjysmè. Na mbyti etja e dikurshme atdhetare ose vendlindore!
Na janë vyshkur ose etur akoma më shumë si duket, edhe fjalët e djegura në maje të gjuhës… U mungon si duket nektari ose lëngu i njohur i lirisë, dashurisë, bukurisë dhe krenarisë imagjinare ose fiktive. Po, po u mungon gjaku, palca, limfa..;
Ndaj, të lutem, mos harro t´u tregosh edhe të tjerëve.
Edhe mbi ato „figura supreme“ ose „madhështore“ që i zotëronin dikur edhe „mbretëritë e yjeve“ së bashku me gjëmimët e motit ose bubullimat e qiellit! Atëherë pra kur së bashku me kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i prente kurrë tehu i shpatës, zgjatej ose shtrihej qafa e tyre poshtë krahut të së cilës atëbotë prehëshin tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. Mbi ato mjekërra të rëna (varura) ose zhytura në gjoks….Lapërat e zgjëruara të hundës dhe ato „flegëra të njoma“ të buzëve ku mekej zëri dhe dridhëshin fjalët e pathëna në një kohë kur vjeshta dhe dimri ishin stinët më të shpeshta, ndërkaq pranvera dhe vera vinin shumë rrallë. Si për të mos i bërë as rritur kurrë lulet e munguara në vazon ose kopshtin tonë atdhetar ose vendlindor.
Dhe, ti prap na flet mbi nektarin e luleve që nuk u bënë dhe s´u rritën kurrë si duhet me dritën dhe diellin e pranverës atdhetare ose vendlindore. Nuk e kam fjalën mbi bimët helmuese ose asfodelte! Jo, por vetëm për lulet e munguara në tryezën ose tavolinën tonë që nuk u mbushë dhe nuk u stolisë kurrë si duhet. Mos harro pra!
Në të kundërten, s’kemi si si të mos ndjehëmi të lumtur dhe tepër krenar me jetën ose botën e sotme moderne ose bashkohore, kur edhe ne, edhe ti jemi pjesë e tyre në një formë a tjetrën. Sèpakut, si njerèz numra. Uhu!
Ndoshta edhe pèr Krishtlindje ke soditur, medituar dhe ëndërruar aq shumë për shpirtin dhe trupin e dashuruar të gocës (vashës) së re dhe çunit (djalit) atje dikund largë…Dikur…Atëherë…Për sytë e dashuruar, zjarrin, prushin dhe lotin. Atëherë ..kur në sytë e saj blu, atëbotë i kishe skicuar dhe vizatuar rrugën e ditës së nesërme së bashku me gjeografinë dhe historinë e panjohur të jetës dhe fatit tèrs.
Sigurisht se të janë kujtuar dhe shfaqur në sfond edhe dritëhijet e dikurshme misterioze ose enigmatike të atdheut ose vendlindjes kur tokën dhe qiellin dikur i ndanim ose pjesëtonim përgjysmë me bajlozët dhe harambashët e paftuar në ato hapësira tona atdhetare ose vendlindore.
Të janë kujtuar ( ndoshta?) edhe flladi i dikurshëm i vendlindjes dhe fresku…Cicërimat e zogjëve, këngët e dashura të bilbilit, puhizat e lezme të barit dhe polifonia magjepëse dhe romantike e luleve dhe atyre pemëve të gjethura në vendin e lindjes..Kafshimi I „mollës së kuqe“ në „Edenin e përgjakur“ të atyre ëndërrave te thinjura epiko-lirike! (…).
Dhe, ata  tinguj të amshuar të erës së butë freskuese nepër fytyrat dhe flokët e arta (flori) të gocave ose vashave të bukura shqiptare qe i formonin dikur një mjë e një nota melodishë ose simfonishë të bukura, pikante dhe teper ekzotike të do zemrave të dashuruara dhe shpirtit. Euuu! Ncncncnc….!
Apo, mos ndofta tè janè kujtuar edhe prekjet  lehta të buzëve, shikimet sy me sy dhe lehtësia e padurueshme e atij ´gravitacioni të madh´trupash dhe shpirtërash të rënë në dashuri atje dikund largë nën hijet e flladitshme të ndonjë lisi të moçëm atdhetar ose vendlindor?!…Ansambli i ngjyrave, baleti i yjeve…Atëherë pra!
Dhe..tani?!: “ O Zot! Mos me pyesni fare! Sakaq kam zënë të mendoj dhe meditoj ethshëm dhe gjithë trishtim për „pellgun e madh“ të një gjaku të bërë ujë strehëve dhe këtyre metropolave të huaja…Për eklipsin diellor dhe apokalipsen e madhe të atij fundshekulli të përgjakshëm, kur njerëzit u detyruante merrnin botën në sy. Për gjakun e censuruar, palcën dhe limfën . Me ç´rast, vetja ime ka zënë të me ngjajè ne njè“atlet tè mundur“ nga një maratone të gjatë me plot e përplot kalorës dhe heronj të ndryshem antik ose mitik si Odiseu, Eneu, Genci, Aleksandri ( Leka) i Madh, Pirroja ose Spartaku.“ Do shtoje ( ndoshta?) në vazhdim, si për të deshiruar të mbyllim me kaq “ baladën e madhe“ të bisedës mërgmitarçe. Apo…?!
Ndërkohë që me do hije të thella kolosale dhe titanike në fytyrë, si papritur dhe kujtuar as vet, ndoshta te janë shfaqur dhe rishfaqur në ëndërr edhe vet Akili së bashku me Aleksandrin ( Lekën) e Madh, Pirron, Gjergj Kastriot-Skendereun etj..
Në sytë e bukur të Elenës nga Troja, Teutës, Olimpisë ose Donikë së fisëshme tè Kastriotëve, prap zjarr, plumb e hekur si dikur.
Në vazhdim paksa ndoshta (?) ke soditur dhe medituar i tëndosur dhe bërë aq shumë merak edhe për Romeon dhe Xhulietën …Për „Mbretin Lir“, „Othellon“ ose „Jorikun e përjetshem“ në ato ëndërralla të përdala vegimtare dhe vezullimtare tek „Hamleti“ i Shekspirit. Në Veronë të Italisë ndoshta edhe atè Natè tè Shènjt si dikur…sonata, kancone, romansa ose balada të reja „dela romanticae“ ? Kush e di!?  Për Natën e Krishtlindjes ejjj!
Po..në „La Scala“ të Milanos dhe në San Remon Romantike..çao, saluti, amore ose „La Traviata“! Dhe..ata sy të dashuruar gocash të bukura dhe tepër temperamente në Vendin e Diellit…Mama Mia!
Në Paris, Londër, Vjenë ose Berlin…“Madam Antonet“, „Madam Zhozefine“, „Lady Makbeth“,“Lady Boleyn“, „Lady Diana“, Katarina, Konstanca e bukur ose Adelheide…Muzikë e njohur klasike, opera, balete dhe ballo të larta mbretërore -deri në kulm. Tryeza të mbushura plot e përplot me therrore, blatore ose dhurata të shumëta…Zonja të bukura mondane e metropolitiane me plot delikatesë të lartë dhe ekstrvagancë …Shandane dhe llambadare të praruara dhe shkëlqyera prej neoni dhe kristali që bëjnë dritë dhe rrinë ndezur ditë e natë. Në anën tjetër të tryezës ose tavolinës, buzagaze të stisura ne maje te gjuhes si dhe fytyra të mbërdhezura ose salakuqura Jul Cezarësh, Henrikësh dhe Napoleonësh të ri të kontinentit plak…Kurtha, intriga, dredhi, balada të ndryshme dhe „romansa“ si si dikur. Si atëherë miku im!“ Do na thoje ndoshta(?) për fund të këtij kallëximi( tregimi) të shp´rralluar mërgimtar ose shtegtimtar. Duke pandehur dhe medituar gjithë trishtim të ethëshem dhe impresion mbi „sipërfaqen e mahisur“ të dhembjes dhe kësaj pleqërite të hershme që po vjen turra vrap e bekuara!
Lodhur, të kalemendur, pafjetur ose të trishtuar si çdo herë tjetër nga ndonjë ëndërr e keqe mërgimtare, edhe t’nesër prap do të  ka zbardh dita.
Ndërkohë që jeta ia ka thënë(behur) atje dikund largë…Në gjysëm ose në fund të rrugës. Pa të keq , por kështu e ka jeta i nderuar njeri!
G’zuar festat e fundvitit

Agron Shabani

Agron Shabani është autor i mijëra opinioneve, analizave dhe komenteve nga lëmitë e ndryshme, p.sh.tema politike(me sygjerime, vërejtje, propozime, argumente etj.), që i ka të botuara nëpër gazeta e portale mediale shqiptare por edhe Kroate, pasi që, Agroni pas Gjinazit Klasik që kreu në Gjakovë, ai studioi në Zagreb Univerzitetin e Shkancave Politike dhe sot mbanë titullin-Diplomirte POLITIKOLOG !

More Posts

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen