Meshë e turpshme e Janullatosit në Mitropolinë e Tiranës

Analiza & Komente | Rrezore | 04.07.14 | 22:59

Replika greqisht e kryepeshkopit Anastas, nën rrobën e patriotit grek. Më kot shpreson 80-vjeçari Janullatos se shqiptarët do lodhen duke mbrojtur Shqipërinë dhe gjuhën shqipe

Z.Janullatos që mban në mënyrë të padrejtë kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale, shtoi më tej habinë kur replikoi si patriot grek kundër shqiptarëve, duke u përbetuar se ai e donte Shqipërinë e ata jo. Përveç toneve nervoze, rrjedhura nga çdo rrokje greke që ai nxirrte nga goja, Janullatos për çudinë e të gjithë imitoi në formën më të shkëlqyer e teatrale priftërinjtë grekë që ka mundur të sjellë në vëmendjen tonë kinostudio “Shqipëria e re” para shumë vitesh në ato pak filma me temë kombëtare. Pas meshës – replikë të nëntorit 1994, ku ai mbrojti anën “juridiko – fetare” të KOASH-it, duke hedhur në erë çdo përpjekje të mëparshme të besimtarëve e klerikëve të lartë shqiptarë, mesha e qershorit të këtij viti e zbuloi tërësisht përpara opinionit shqiptar i cili nuk pa një klerik, por një militant fetar grek. Në faqen zyrtare të kishës në fjalë që është në tre gjuhë: anglisht, greqisht dhe shqip u emetua një kolanë zanore pa pamje filmike e fjalës së z.Janullatos si replikë ndaj “shpifjeve” që gjoja qenkan adresuar ndaj personit në fjalë apo ndaj kishës. Nga mbyllja e fjalës kuptohet se kjo fjalë e tij është mbajtur brenda në kishë si akt i pastër prove se kisha e drejtuar prej tij është një veprimtari jashtëfetare. Pavarësisht se Janullatos e di fare mirë gjuhën shqipe, ai vazhdon të mos ta përfillë gjuhën tonë sepse e urren këtë gjuhë. As më shumë e as më pak, Janullatos është kthyer në origjinë, në themelin e urrejtjeve të priftërinjve grekë të fillimit të shekullit të 20, të atyre priftërinjve që thoshin se greqishtja “është gjuhë e Zotit”, se shqiptarët ortodoksët janë grekë, etj. Për shqiptarët janë domethënës faktet historike të Papa Kristo Negovanit, Petri Nini Luarasit, peshkopët grekë që bënin pjesë në “qeverinë” e Jorgji Zografit dhe që bekonin krimet e andartëve kur vrisnin shqiptarë, etj. Tashmë replika e z.Janullatos tregon fare qartë se ai ka flakur tej çdo lloj modestie apo maske që mbante deri tani. Të ashtuquajturat “shpifje” që Janullatos përmend në mallkimet e tij kundër njerëzve të ndryshëm në Shqipëri që janë gazetarë, besimtarë ortodoksë, historianë, etj, janë vetëm këto:

1-Kisha shqiptare drejtohet nga një i huaj, krejt ndryshe nga vendet e tjera ku ka popullsi ortodokse.
2-Gjuha në kishë të jetë shqipja.
3-Sinodi i Shenjtë të jetë i përbërë i gjithi nga shqiptarë e jo i përzier.
4-Të ketë transparencë nga aktiviteti i KOASH-it, sidomos në marrëdhëniet financiare, lidhjet me sillogjet vorioepirote, etj.
5-E panevojshme pjesëmarrja e kryeklerikut serb Irenej për arsye që dihen tashmë.
Nëse z.Janullatos do ishte i sinqertë njëherë të vetme, mund t’u përgjigje pyetjeve se kur ka ndërmend t’i lejë shqiptarëve drejtimin e kishës, se kur do shkëpusë lidhje p.sh. me organizatat vorioepirote (mjafton të shihni gazetat e këtyre organizatave terroriste ku z.Janullatos është gjithnjë i pranishëm), pse meshon në gjuhën online casino greke kur e di fare mirë shqipen, etj. Le të kërkojë sa të duash, nuk do gjejë asnjë fyerje të drejtuar kundër tij, por vetë ai është kthyer në fyerjen më të madhe kur në mes të Europës thuhet parimi kishë e pavarur në vend të pavarur.
Z.Janullatos kërkon në të gjitha mënyrat që shqiptarët të mos flasin fare duke na sjellë shembull regjimin e Hoxhës, i cili nuk të lejonte të flisje kundër tij. Kur shpjegonte anën “juridike” të kishës, ai mbahej fort te statuti i vitit 1950, i regjimit të Hoxhës. Nuk i shkonte një kleriku që të bëjë krahasime me Gebelsin, teksa shqiptarët nuk po mbrojnë asnjë më shumë se gjuha e tyre dhe parimin vend i pavarur – kishë e pavarur. Gjuha shqipe, klerikët e lartë shqiptarë, nuk janë as shpifje dhe as lodhje, por një gjë që shqiptarët e kanë fituar me gjak e përpjekje. Nëse z.Janullatos përmend si “fantazi” kalin e drunjtë grek që ka hyrë te ne, kjo nuk është për të mos u vlerësuar. Historia e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare është ajo e shkëputjes së mundimshme prej kishës greke. Në jugun e Shqipërisë e deri në Shqipërinë e mesme vepronin në vitet 1912 – 1921, 200 – 400 priftërinj grekë. Të gjithë i njohim përpjekjet e Greqisë për të mbajtur me çdo çmim zotërimin e kishës në Shqipëri si dhe mbështetjen e gënjeshtrës se në Shqipëri jetojnë 400 mijë grekë. Kjo sepse shqiptarët ortodoksë konsiderohen si grekë në bazë të besimit të tyre. Janë arsye historike ato që na bëjnë fort të besojmë se misioni i z.Janullatos nuk ka qenë as humanitar dhe as i rastësishëm. z.Janullatos u kërkon shqiptarëve të mësohen me të keqen. Të pranojnë faktin se kisha e Shqipërisë duhet të drejtohet nga grekët se Shën Kozmai që dikur thoshte se “gjuha shqipe është gjuhë e mallkuar” duhet nderuar, etj. Le të kujtojmë diçka tjetër. Në Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë marrin pjesë edhe mitropoliti i Beratit, Ignati dhe mitropoliti i Gjirokastrës, Dhimitri. Këta janë me kombësi greke dhe meshat e tyre i zhvillojnë në Greqisht. Ironia më e madhe është kur për njërin prej tyre përmendet si fakt se gjoja qenka arvanitas. Dhe prej nga vjen ky arvanitas i përvëluar? Nga shteti që nuk njeh minoritetin shqiptar. Kësisoj për interesa taktike, z.Janullatos detyrohet të pranojë se paska minoritet shqiptar në Greqi, ndaj të cilit sigurisht nuk ka asnjë shkollë shqipe dhe sigurisht ndalohet që ta flasë këtë gjuhë. Dhe si për inat të z.Janullatos, arvanitasi i përvëluar ia këput greqishtes në meshë për qejf të vet.
Mesha e fundit replikë e z.Janullatos, e munduar të ironizojë Shqipërinë si vend që nuk përfillet, na kujtoi se kryepeshkopi është i gatshëm tashmë të marrë pjesë në emisione televizive. Ai u drejtohej shqiptarëve duke u thënë: si nuk u lodhët? As mos shpreso se do lodhen shqiptarët duke mbrojtur Shqipërinë e gjuhën shqipe.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen