​Cili vend e ka ushqimin më të shëndetshëm?

Rrezore | Rrezore | 04.07.14 | 23:08

Holanda është vendi me i mirë në botë për të ngrënë, sipas një hulumtimi të ri. Në kontrast, njerëzit në Çad qëndrojnë më së keqi kur bëhet fjalë për konsumimin e ushqimit të tyre.

Raporti i ri i përpiluar nga Oxfam, hulumtuesit e se cilit shikuan konsumimin e ushqimit në 125 vende të botës, pyeti nëse njerëzit kanë mjaft për të ngrënë, nëse njerëzit janë në gjendje të paguajnë për të ngrënë, nëse ushqimi i gatshëm është i kualitetit të mirë dhe shtrirja e dietës në lidhje me sëmundjet.

Rezultatet treguan se Holanda është vendi më i mirë në botë për të ngrënë ushqim, e ndjekur nga Franca dhe Zvicra.

Holanda zuri vendin e parë për arsye se çmimet e ushqimit i ka të ulëta, ka nivel të ulët të diabetit dhe shumëllojshmëri ushqimore se sa rivalët e saj evropian.

Po ashtu në top 12-she janë edhe Austria, Belgjika, Danimarka, Suedia, Australia, Irlanda, Italia, Luksemburgu dhe Portugalia.

Megjithatë, këto shtete nuk kanë shënuar rezultate të mira në të gjitha kategoritë.

Holanda ka nivel të lartë të trashësisë me gati një të pesën e popullsisë se vet. Ndërsa Australia ka nivel më të lartë të trashësisë sa i përket top vendeve të ankuara me 27 për qind të australianeve në mbi peshë.

Në fund të listës Çadi shfaqet si shteti më i keq për të ngrënë, pasiqë ushqimi është i një shumëllojshmërie me vlerë të vogël, është i shtrenjtë dhe është i përgatitur në kushte jo të mira higjienike.

Top 10 vendet më të mira për të ngrënë ushqim

1.Holanda

2.Franca

3.Zvicra

4.Danimarka

5.Suedia

6.Austria

7.Belgjika

8.Irlanda

9.Italia

10.Portugalia

Top 10 vendet më të këqija për të ngrënë ushqim

1.Çadi

2.Angola

3.Etiopia

4.Madagaskar

5.Jemeni

6.Nigeria

7.Burundi

8.Mozambiku

9.Zimbabve

10.Sierra Leone

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen