Një ministri dhe fond të veçantë për mbrojtjen e fëmijëve të rrezikuar

OP-ED | admin | 04.10.12 | 21:36

Gani QARRI
Në Kosovën me shumë halle dhe një pjesë të madhe të banorëve me vështirësi të mëdha për mbijetesë nga varfëria që rëndon mbi ta, kohëve të fundit gjithnjë e më shpesh,paraqiten sëmundje të rënda dhe vështirë të shërueshme, siç është Leukemia- tek fëmijët e mitur, dhe me standard të ulët jetese, të cilët për fat të keq janë bukur të shumtë dhe nuk mund të shërohen në vendin e tyre. 
Siç u njoftuam edhe nga mediat,para pak ditësh,lajmi i hidhur për vdekjen e vogëlushit 10 vjeçar, Idriz Zeneli,i cili u shua në mungesë të ndihmës për shërim,vrau fort ndërgjegjen e çdo shqiptari,dhe lëndoi rëndë shpirtin e secilit njeri. 
Pas kësaj ngjarje tragjike,trupi i secilit prind rrënqethet, sa herë i shkon mendja në raste të tilla,e sidomos atyre që jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe financiare,të frikësuar fort edhe nga mospërkrahja institucionale, or e çast i luten Zotit,që fëmijët e tyre të mos sëmuren, ngase në raste të ngjashme si ky i lartcekuri, edhe ata mund ti pres i njëjti fat. 
Është e kuptueshme tanimë për të gjithë se me asgjë nuk mund të shuhet as zvogëlohet vuajtja e gjatë dhe malli i pafund që përcjellë prindërit dhe të afërmit e vogëlushit,vdekja e të cilit shtoi edhe më tepër hallet e mëdha që kishin mbërthyer prej kohësh këtë familje fatkeqe,por ky popull i lënë pas dore,duhet të mësoj nga ky pësim i rëndë dhe sa më parë medoemos të bëjë diçka për të gjetur mundësi që vdekje të tilla të mos ndodhin dhe as përsëriten më tek fëmijët e mitur apo edhe të rritur shqiptar, qofshin ata edhe të varfër.
Mjerisht,përveç barrës së rëndë të skamjes dhe fukarallëkut të pafund,pesha e rëndë e vuajtjeve tanimë rëndon dyfish mbi këtë njerëz të pambështetje të prekur kaq rëndë me humbjen e djalit të tyre të mitur,nga vdekja që sot shëtit lirshëm në trojet shqiptare dhe merr jetëra fëmijësh të sëmurë dhe të varfër, siç mori edhe jetën e këtij vogëlushi për mungesë të parave dhe ndihmës së munguar institucionale të cilat nuk i`u ofruan,qoftë edhe një minimum të asaj që kërkohej, nga ministria e shëndetësisë.
Ndaj është shumë brengosës fakti se si ministri i këtij dikasteri,i cili ndoshta nuk ia di fundin pasurisë së tij, përkundër rasteve të tilla të rënda që ndodhin jo rrallë në Kosovë, megjithë mungesën e kontributit sado të vogël nga ministria e shëndetësisë për sigurimin e një donacioni jo dhe aq të madh për shpëtimin e një jete, nuk e qan fort kokën për vdekjet e fëmijëve me sëmundje vërtetë të rënda por të mjekueshme dhe as vuajtjet e familjarëve. 
Mjerisht,sjelljet e tij të krijojnë përshtypjen se ai vërtetë e ka gabuar funksionin (të cilin e mori pa meritë),dhe për fat të keq edhe në këtë gjendje në të cilën ka degraduar shëndetësia e „sëmur“ kosovare,ai vazhdon të merret me punë tjera të cilat në vend se ta ndihmojnë e dëmtojnë edhe më shumë shëndetësinë dhe rrezikojnë jetën e fëmijëve të mitur dhe të pafajshëm shqiptar.
Në raste të tilla,përgjegjësia e kujtdo qoftë,nuk guxon dhe as nuk duhet t`u falet njerëzve kompetent, institucioneve përkatëse shtetërore dhe as të ashtuquajturit „ministër“ i shëndetësisë,i cili edhe mbanë përgjegjësinë kryesore për moskontribut dhe zhvillimet skandaloze në shëndetësinë e vendit, ngase para se të luftoi për shamia për të cilat lufton me shumë zell,sado që nuk është i thirrur për to dhe nuk e ka as obligim për nga funksioni që edhe tani e mbanë – pa të drejtë, ai duhet të përpiqet dhe të jap kontributin e tij për konsolidimin e shëndetësisë kosovare, shërimin e fëmijëve të sëmur dhe sa herë ekzistojnë mundësi mjekësore të bëhet edhe shpëtimi i tyre. 
Kur do ta kuptoj ky ministër se ai është i obliguar edhe me ligj që të kujdeset më seriozisht për mbarëvajtjen e institucionit që udhëheqë,të organizoj sigurimin e barnave të cilat gjithkund mungojnë ( përpos atyre me afat të skaduar që ndodh shpesh) të mbrojë shëndetin e njerëzve dhe të ndihmoi për shpëtimin e jetës së fëmijëve të sëmurë edhe atëherë kur ata janë të varfër dhe nuk kanë, para (aq sa do ti dhe të tjerët) me të gjitha mjetet dhe mundësitë, gjë që e obligon edhe funksioni i grabitur të cilin e mban pa meritë. 
Vdekjet në këtë mënyrë të fëmijëve edhe në shekullin XXI, risjellin një histori dhe dramë vërtetë të dhimbshme në trojet tona,dramë kjo që rëndon dhe njollos edhe një herë më tepër ndërgjegjen e kombit dhe vet jubileun e 100 vjetorit të pavarësisë së tij,e cila nuk mund ti gëzoj shumë familje, fëmijët e të cilave duhet të vdesin për mungesë përkrahjeje ndaj tyre.
Ndaj,kurrfarë shkaku dhe asnjë lloj arsyetim nuk mund të përligj vuajtjet e krijuara nga vdekje të tilla fëmijësh,kur sot shkaku kryesor i këtyre flijimeve të pazakonta, është mungesa e ndihmës institucionale për shërimin dhe shpëtimin e tyre në këtë shekull të përparuar, qoftë kjo edhe në Kosovën e varfër, e cila edhe kështu si është, ka jo pak funksionar dhe ministra që kanë krijuar shumë pasuri, në formën që ata e dinë,në mesin e të cilëve bënë pjesë edhe ministri në fjalë.
Biznesmenë të tillë të “respektuar” me shumë prona e para dhe të gjitha dëshirat e plotësuara, tani kanë filluar edhe të mos i njohin vuajtjet e të tjerëve,madje qëndrimet e tyre kanë arrit deri aty sa të mos respektojnë më as të drejtën e fëmijëve të varfër për të jetuar.
Ndaj fatkeqësisht sot këta fëmijë mbeten në duart e fatit të tyre edhe në momentet më të mundimshme dhe tejet të rënda para vdekjeve të parakohshme që ju vijnë në këtë mënyrë, pa gëzuar asnjë ndihmë dhe mbështetje për mundësim mbijetese, në të cilat edhe pse të varfër, ata kanë të drejtë. Ndaj, është obligim, moral, njerëzor dhe ligjor që ajo tu ofrohet edhe atyre. 
Jeta është dhuratë e Zotit dhe gjëja më e çmueshme që mund ta ketë një njeri,kështu që cilido person edhe në rastet më të rënda meriton të ndihmohet për të mbijetuar. Kjo duhet njëherë e përgjithmonë të kuptohet se as fëmijët e varfër dhe të sëmurë rënd, kurrsesi nuk guxon që të shihen ndryshe,ata duhet trajtuar në mënyrë përkatëse dhe jo si mall i pavlerë duke injoruar vdekjen e tyre edhe kur ata mund të shërohen me një ndihmë jo edhe të paarritshme për shpëtimin e jetës së tyre të njomë.
Përndryshe, sjelljet indiferente dhe jo solidare edhe në raste të tilla, janë fenomene të një vetëdije të ultë morale dhe njerëzore që sot kanë kapluar kombin tonë, të cilat arrijnë edhe instancat më të larta të shtetit deri në funksionar dhe ministra të dikastereve,siç është edhe ky i shëndetësisë.
Jeta e qeveritarëve të sotëm dallohet për pasje dhe begati të cilën e siguruan duke grumbulluar shumë pasuri për vete, ashtu siç ata ditën, kurse vullnetin për vazhdimin e jetës së një të varfëri,mjerisht tanimë kanë filluar ta konsiderojnë si të panevojshëm.
Madje,edhe një figurë e përçudshme e shtetit dhe kohës sonë,ka arritur deri aty sa të përcaktoi domethënien e jetës së një fëmije të varfër,i cili „seleksionon“ skamnorët si kandidat për vdekje,dhe nuk ofron asnjë ndihmë as krijon mundësi rrugëdalje edhe në rastet kur ata sëmuren por shërimi dhe mbijetesa janë të mundshme edhe për ata,duke i lënë të vdesin, pa bërë as përpjekjen më të vogël për shpëtimin e tyre me arsyetimin e mungesës së buxhetit.
Sot, edhe kur i sëmuri i drejtohet ministrisë së shëndetësisë për ndihmë,ai plotësisht e ka gabuar adresën, ngase përkundër asaj që kjo ministri vazhdon të mbajë epitetin e „shëndetësisë“, ajo në këto kohë të çuditshme nuk ndihmon për tu shëruar por ndihmon për të vdekur, ndaj ata që kanë patur fatin e keq të goditen nga ndonjë sëmundje e rëndë, kanë rrëshqitur keqas në pikëtakim me vdekjen,prej nga nuk ka më kthim prapa dhe rifillim të jetës përsëri.
Kështu që, çdo nevojtar fatkeq, me të drejtë ndjehet i tradhtuar me cinizmin dhe lënien pas dore nga kjo ministri e dështuar, edhe pse e drejta për të jetuar,dhe mbijetuar, është dhe mbetet edhe më tej e drejtë njerëzore e secilit, deshi apo s`deshi ministri, madje ai duhet ta dijë se e drejta për jetë, është e bazuar edhe në kartën e kombeve të bashkuara për të drejtat e njeriut, të cilën ai dhe ministria e tij duhet ta respektoi dhe zbatoi në praktik,çdo herë .
Pra,sipas rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare,askush dhe për asnjë çmim, qoftë ai edhe vet madhëria e tij, El-Feridi, i ministrisë së shëndetësisë nuk do duhej të guxonte që ti anashkaloj dhe ti lë në mëshirën e fatit fëmijët e sëmur shqiptar kur jeta e tyre kërcënohet nga vdekja,vetëm pse dikush na qenka i varfër,megjithëse ai edhe në këto momente të rënda, gjen „arsyetime“, por jo gjithëher bindëse,para shuarjes së jetërave të pafajshme. 
Megjithatë, Populli Shqiptar,edhe pa ndihmën e të tjerëve,madje as të ministrit El-Feridi,(Ferid A(z)gani) ka mundësi që të organizoi mbrojtjen vetanake të fëmijëve nga vdekja dhe shërimin e tyre nga sëmundjet e rënda me vetkontribut, ani pse edhe nën kushte të tilla mjerimi, ministri me shokë, vazhdojnë të grumbulloj para dhe pasuri për vete, ndoshta jo gjithmonë në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme.
Një organizim i tillë duhet të bëhet sa më parë dhe jeta e fëmijëve të sëmurë duhet shpëtuar me çdo kusht,sa herë që ekziston mundësia e shërimit të tyre për cilindo ,madje edhe nëse ata janë të varfër dhe shërimi i tyre kushton. 
Përndryshe çdo vdekje e cilit do fëmije të varfër,nga shkaku i ndihmës së munguar,duhet të gjykohet sa më ashpër, të vlerësohet si jetë e shkuar dëm dhe fëmijëri e shpërdoruar nga ministria përkatëse, për çka ndaj personit përgjegjës, herët a vonë, duhet të ngrihet padi dhe simbas fajit të pasoj edhe dënimi i merituar.
Të gjithë prindërit, të afërmit dhe e gjithë shoqëria e vendit,para këtyre rasteve duhet të jenë më të zëshëm, të reagojnë më shpejt dhe organizohen si duhet në situata të tilla, sidomos atëherë kur fëmijët e sëmur,vetëm për shkak të varfërisë, që nga fillimi deri në fund nga ndonjë ministër mund të konsiderohen si kandidat për vdekje, dhe nuk ndërmerret asgjë për shpëtimin e tyre.
Justifikimi i vdekjeve,gjoja se nuk ekzistonin mundësi buxhetore është jashtë çdo logjike njerëzore,përderisa nuk bëhet asnjë përpjekje nga instancat përkatëse, në të gjitha format e mundshme, të praktikuara në kohë dhe vende të ndryshme kudo që është paraqitur nevoja,në rastet si këto në Kosovë, kur është vënë në pyetje jeta e fëmijëve të mitur apo cilit do grup moshe të njerëzve të sëmurë. 
Por si duket, në ministrin e shëndetësisë së Kosovës, ka një problem të madh dhe bukur serioz, për sqarimin e të cilit kërkohet me urgjencë ndërhyrja e kryeministrit, i cili më mirë do të bënte sikur ta shkarkonte menjëherë këtë ministër të pa hajrë.
Atij,siç duket që nga katapultimi në postin e pa fituar e as merituar, me vota as me punë, i janë komplikuar shumë dhe aq pariparueshëm kompetencat sa që moti,nuk i ka të qarta sa dhe si duhet funksionet, derisa këtë post pa fije turpi e shfrytëzon si shans për tu bërë shërbime arabëve dhe traditave anti-shqiptare, në vend të kujdesit për shëndetësinë kosovare dhe shëndetin e qytetarëve.
Ai sikur qëllimshëm harron se Kosova është pjesë e Evropës dhe shqiptarët nuk i takojnë asnjërit nga kombet- arabe apo otomane, madje edhe bën sikur nuk e din se tanimë po mbushen 100 vite -çlirim nga Turqia, dhe që me përzënien e saj nga trojet tona, kush më herët e kush më vonë,edhe ato gra që mbanin dikur,i kanë hedhur shamitë pakthyeshëm dhe përgjithmonë.
Bile,që ta di edhe ai si duhet, femrat e kombit tonë që nga heqja e shamive,janë ndier shumë më mirë e më shëndetshëm pa to dhe në asnjë rast të vetëm,nga miliona gra sa ka anë e kënd trojeve tona etnike, asnjëherë të vetme,për një shekull lirie nga otomanët,nuk ka ndodhur që të sëmuret qoftë edhe një femër e vetme shqiptare apo të vuaj ndonjëra nga to,për mosbartje shamie.
Pra,gjatë gjithë kësaj kohe të kaluar, në asnjë rast për këto100 vite, asnjë femër shqiptare nuk është ligësuar shpirtërisht dhe as dobësuar moralisht,përkundrazi atyre u është kthyer krenaria e nëpërkëmbur kombëtare dhe ngritur edhe vetëdija për të drejtat njerëzore që u takojnë si femra. Madje kurrë nuk është thënë as shkruar se të paktën njëherë në këto vite, bile të kenë ndjerë dhembje koke, cilado grua apo vajze shqiptare nga heqja e shamive,por që të gjitha pa dallim, janë ndjerë shumë të lehtësuara psiqikisht dhe tejet të liruara edhe shpirtërisht,nga heqja e tyre.
Ndaj,qëndrimet tua të çuditshme,derisa nuk merresh me shëndetësinë e shkatërruar,por përpiqesh për rivënien e shamive, pas një historie të kaluar 100 vjeçare, duke harruar edhe funksionin që të është falur, në vend se tu gjendesh pranë fëmijëve të sëmur dhe familjarëve të tyre kur ata kanë nevojë për ndihmë, vërtetë janë shumë të pakuptueshme.
Si mund ti leni ata edhe në këtë gjendje dhe kaq pas dore,duke zgjedhur jubileun kombëtar të pavarësisë për aksione misterioze,dhe ngreh kurthe kundër shqiptarëve me përpjekjet tua të pasinqerta për tu dhënë atyre edhe pamje e karakter turko-arab, derisa i lini fëmijët shqiptar të vdesin, me arsyetime që nuk e bindin më askënd. 
Mos harroni se me sjelljet tua, me vetëdije apo pa te, ju qëkur keni ardhur në parlamentin e Kosovës, në mënyrën që dihet se si, pa votën e qytetarëve të saj, provokoni keqas ndjenjat shpirtërore dhe kombëtare të shqiptarëve duke u shkaktuar ngarkesë dramatike këtyre njerëzve të traumatizuar jo vetëm nga lufta por edhe nga sjellje të tilla të padurueshme edhe pse gjatë gjithë kësaj kohe shumica e këtyre njerëzve kanë injoruar sjelljet tua, ngase ata këtë vit bëjnë përgatitje të festojnë jubileun e tyre kombëtar.
Ndaj heq dorë nga ky lloj „krimi“ dhe skenat tragjike me lënien pas dore të fëmijëve shqiptar zotëri,sepse Kosovës dhe shqiptarëve u duhen ministra me përkushtim njerëzor e kombëtar dhe funksione të qarta pune e veprimi, të cilët dinë dhe mundohen me tërë qenien për tu dal në ndihmë fëmijëve të sëmurë dhe shpëtimit të tyre edhe kur ata janë të varfër, pa e llogaritur gjithmonë vetëm çmimin e shërimit,nëse këto nuk janë kurthet tua të huazuara nga terri turko-arab dhe toka e përbaltur nga shurra e sivëllezërve të tyre sllav….për ti dëmtuar shqiptarët edhe në momente të tilla të rënda.
Një pjesë e atyre, idetë e të cilëve ju doni t`ua mëveshni dhunshëm shqiptarëve, janë njerëz pa ndjenja zotëri. Qenieve të tilla u mungon solidariteti dhe keqardhja për jetën e të tjerëve,madje edhe kur i takojnë të njëjtit komb dhe besim. Veprime si ato nuk meritojnë simpati as përkrahje-zotëri, por gjykim madje gjykim të ashpër nga secili,sidomos për hedhje bombash në objekte fetare dhe mbi xhematin e pafajshëm,edhe kur njerëzit nuk bëjnë asnjë faj,vetëm pse gjenden duke i`u lutur Zotit nëpër Xhamit e arabistanit.
Kurse sa i takon mungesës së përkushtimit dhe ndihmës së nevojshme ndaj të sëmurit në momentet më të rënda të jetës, me siguri do të vij një ditë kur do të kërkohet përgjegjësi për këto vdekje, që tani po ndodhin me këta fëmijë. 
Athua nuk mjaftuan tragjeditë e përjetuara gjatë luftës për këta njerëz të vuajtur dhe të pafajshëm të këtij vendi….të cilëve tani edhe fëmijët duhet t`u vdesin në këtë mënyrë tejet të dhimbshme, apo këtë hall të shqiptarëve e dëshiron dikush ndoshta edhe nga ministrat si ju.
A mund të përparoj ky vend me ministra të tillë,me kaq shumë familje të varfra dhe dhjetëra-mijëra të pa punë, pasuri të vjedhura dhe ekonomi të shkatërruar,shuarje njerëzish pa asnjë mbrojtje, ndihmë apo siguri sociale, nën hijen e indiferentizmit të paparë të milionerëve të dyshimtë, të cilët kanë mbirë si këpurdhat pas shiut, an e mbanë vendit.
Cili shqiptar mund të pajtohet me mbytjen e ardhmërisë së Kosovës dhe vdekjen e fëmijëve të saj të varfër,të lënë pa asnjë përkrahje dhe mbështetje, të cilët në vend të rritës së shëndosh,vdesin për mungesë barnash dhe ndihme institucionale, pa qenë vet në gjendje të sigurojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve të sëmurë, gjë që detyron këta njerëz të mallkojnë veten ku lindën. 
Vdekja e fëmijëve kështu siç ato ndodhin në Kosovë i lë të gjithë të shokuar,dhe jo vetëm ata që s’mund të pajtohen me fatkeqësi të tilla të cilat do të kujtohen si mallkimet më të rënda, të rëna mbi trojet shqiptare ku nuk meriton të përkrahet më asnjë qeveri, dhe nuk mund të shpresohet në asnjë institucion.
Madje për të arritur kulmin pezmi, për pasoj as vendlindja jote nuk mund të adhurohet më me aq dashuri si dikur ,ku edhe jeta e njeriut trajtohet si mjet i pa vlerë- dhe atdheu yt të lë të vdesësh në këtë mënyrë kaq të pa denjë !
Duke e ditur mjerimin e gjendjes në të cilën jetojnë shqiptarët, nuk mundë të besojë më askush se vdekja e 10 vjeçarit Idriz Zeneli, ishte e para dhe as e vetmja në këtë vend. Në Kosovë mund të ketë pasur edhe raste të tjera për të cilat opinioni nuk ka njohuri, madje këto ditë pamë në media se edhe një djalosh 4-ter, vjeçar me emrin e bukur Krenar (Bytyqi),nga rrethi i Malishevës,jo vetëm se nuk mund të krenohej me asgjë në atdheun ku ka lindur, por edhe atij i rrezikohet jeta nga leukemia,kurse ministria e shëndetësisë,njëjtë si 10 vjeçarit Idriz Zeneli,të vdekur më parë, tanimë i kishte refuzuar edhe këtij ndihmën për shërim, me arsyetimin se buxheti i saj qenka shpenzuar i tëri për këtë vit.
Kurse pamje të tilla vazhdojnë edhe më tej ta tmerrojnë  opinionin tonë,si kjo këtu më poshtë:
Leukemia kërcënon jetën e vogëlushit
 
Publikuar: E hëne 24 Shtator 2012, 10:24 Kosova sot 
Krenar Bytyçi, 4-vjeçar, nga Kërvasari i komunës së Malishevës, i cili gjendet i shtrirë në Klinikën e Pediatrisë, ka nevojë urgjente për trajtimin e sëmundjes jashtë vendit, pasi bëhet fjalë për diagnozën: Leokimi Acuta lymfhblastica Relaps (rikthim i sëmundjes), e cila nuk ka mundësi të trajtohet në Kosovë.
Zot ruana, deri kur kështu?!… mjaftë më, ne nuk duam që gjëra të tilla të tmerrshme të bëhen përditshmëri në vendin tonë, deri kur do të lexojmë lajme kaq të hidhura për vdekjen e fëmijëve në Kosovë!
……Kush do t`ia shpjegoj opinionit të gjerë,pse duhej të përfundonte jeta e këtij djaloshi të mitur, kështu?!…..
Vdes 10 vjeçari, në mungesë të hollash për tu shëruar
 
E hënë, 13 Gusht 2012 Indeksonline / Lajme
Ka vdekur, dhjet vjeçari Idriz Zeneli, i cili kishte nevojë për 60 mijë euro për t’u shëruar. Atij ju duheshin kjo shumë e parave për tu shëruar jashtë vendit, pasi që vuante nga Leukemia.                                        
Për shkak të kësaj sëmundje dhe mos-shërimit të saj në mungesë të 60 mijë eurove, vdekja e mori 10 vjeçarin, Idriz Zeneli nga Rezniku i Vushtrrisë, të shtunën.
“60 mijë euro ka qenë shërimi, 30 mijë euro me dërguar në fazën e parë dhe 30 mijë euro në fazën e dytë. Mirëpo për 30 mijë euro nuk kam mund as në fazën e parë ta dërgoj”, ka thënë babai i të ndjerit për Klan Kosovën i cili po ashtu ka kritikuar Ministrinë ngase nuk i kishte dalë në ndihmë për shërim jashtë vendit./Indeksonline/ 
Qeveria e cila nuk siguron jetën e fëmijëve të rrezikuar shqiptar, Ri-SIGURON, veturat e reja dhe të garantuara të mërgimtarëve.
Për të qenë çudia edhe më e madhe, derisa qeveria e këtij vendi nuk siguron jetën e fëmijëve të pa mbështetje në Kosovë,të cilët vdesin në mungesë ndihme institucionale, ajo me të hyrë në kufi, Ri- SIGURON, edhe një herë makinat e reja dhe të garantuara të mërgimtarëve nga auto-sigurimet më të forta Evropiane!….
Ndaj, kështu mjerisht varfëria dhe sëmundja në vendin tonë, i kthejnë fëmijët shqiptar në viktima dhe dërgojnë ata në vdekje të parakohshme për mungesë barnash adekuate dhe mospërkrahjes institucionale për shërime të nevojshme jashtë vendit,siç ndodhi edhe vdekja e 10 vjeçarit Idriz Zeneli,pamja mjeruese e të cilit ende na rri parasysh në përfytyrimet tona.
Rastet si ky, personifikojnë mjerimin e thellë të shqiptarëve dhe varfërinë e rëndë që po shkatërron jetën e fëmijëve të tyre, gjendje e cila për fat të keq, sa vije e keqësohet që nga paslufta në Kosovë.
Nëse kësaj i shtohet edhe inferioriteti total i organeve përkatëse ndaj atyre që nuk kanë, pasi që pushtetarët të cilët sundojnë këtë vend, pjesës më të madhe të skamnorëve në Kosovë ua kanë mbyllur të gjitha dyert dhe shtrënguar tej-mase litarin e varfërisë në qafën e tyre të hollë, ata edhe mund të vdesin,sa herë janë të varur nga ndihma e shtetit, gjë që duhet ti alarmojë të gjithë shqiptarët kudo, për gjendjen e mjerë që mbretëron në shëndetësinë e vendit tonë. 
Ministri për mbrojtjen e fëmijëve të rrezikuar 
Në mënyrë që tragjedi të tilla,të mos përsëriten më, në vendin tonë,përveç organizimit ndryshe të këtij populli i cili duhet të ndjehet më i gjallë dhe të tregohet më aktiv në vend, edhe vet qeveria e Kosovës, duhet të bëj ndryshime të brendshme duke zvogëluar menjëherë numrin e panevojshëm të zëvendës-kryeministrave.
As sot e kësaj dite që nga zgjedhja e tyre, askush nuk e di, arsyen- pse ka nevojë Kosova për gjithë ata zëvendëskryeministra, çfarë pune bëjnë gjithë ata dhe me çka i shërbejnë popullit dhe vendit tonë të varfër, si paguhen dhe ku merren gjithë ato paga të majme, kur në Kosovë mungon gjithçka që ka të bëj me financat, kur është në pyetje populli i mjerë, që nga sigurimi shëndetësor i fëmijëve të sëmurë e deri te pagat e mangëta të pensionistëve të moshuar dhe atyre invalidor. Ndaj pse dhe kujt i duhen gjithë ata „zëvendëskryeministra“, në numër kaq të madh.
Vendi ynë duhet të lirohet sa më parë nga barra e mbajtjes së kotë dhe të panevojshme të gjithë atyre „badihavgjinjëve“ të tepërt, dhe me urgjencë të formojë një „Ministri për mbrojtjen e fëmijëve të rrezikuar “ e cila duhet sa më shpejtë që të jetë e mundur të hapë edhe një fond humanitar për këtë qëllim, mjete këto që do të siguronin jetën e fëmijëve të sëmur por pse jo edhe të kategorive tjera të rrezikuara në vend, sa herë që paraqitet nevoja.
Qeveria e vendit duhet po ashtu të bëj edhe ndryshimin e ligjit mbi migracionin shqiptar, sidomos ligjin mbi pagesën e sigurimit për automjete, para këto që mërgimtarët nuk i japin me dëshirë derisa nuk mund ta dinë se në gjepat e kujt shkojnë,dhe ku përfundojnë ato, në vend se këto para të grumbulloheshin për trajtime mjekësore të fëmijëve të sëmurë jashtë vendit,dhe gjithë atyre që kanë nevojë. 
Nga ky shkak,të gjithë mërgimtarët,të cilët udhëtojnë me makina të siguruara nga auto-sigurimet më të mira në Evropë,ndjehen jo mirë ,sa herë hyjnë në kufijtë e vendit, kur pa dëshirën e tyre,detyrohen të paguajnë nga 50 euro, sigurim dyjavor për një auto-veturë, para këto- pjesa kryesore e të cilave, do duhej të deponohej si kontribut i „obligueshëm“ humanitar në një fondacion të veçantë për fëmijë të sëmurë dhe të varfër,për të cilët nuk e qan kokën askush në Kosovë, por që mërgimtarët,për raste të tilla, do ti epnin me dëshirë.
Ndaj,shumë më mirë do të ishte që të paktën,gjysmën e këtyre parave që paguhen për sigurimin e automjeteve me të arritur në kufi, apo edhe më tepër se aq,në vend të pagesës së auto-sigurimeve, të ardhurit nga mërgimi ti depononin ato në fondin e lartpërmendur humanitar,për mbrojtjen e fëmijëve të rrezikuar, i cili shpresojmë të trajtohet si nevojë e ngutshme nga qeveria, dhe formohet sa më parë që të jetë e mundur- ky Fond, ku të gjithë të punësuarit jashtë vendit ,përveç përmbushjes së obligimit-ligjor, me rastin e hyrjes në kufijtë e atdheut,do të ndihmonin edhe vullnetarisht, një Fond kaq jetik dhe të rëndësishëm si ky për shpëtimin e fëmijëve.
Pra,shqiptarët duhet medoemos ti përdorin të gjitha mundësit që kanë për ti dal përpara kësaj të keqe në mënyrë që fëmijët e sëmur qoftë edhe nga sëmundje të rënda siç është Leukemia, të mos lihen edhe më tej në duar të fatit të tyre të keq për të vdekur nga mungesa e ndihmës së nevojshme apo pamundësia e trajtimit të tyre mjekësor për shkaqe financiare edhe jashtë vendit sa herë që ky trajtim është i nevojshëm dhe shpëton jetën e tyre të njomë.
Megjithëse, nga hallet e shumta,degradimi social dhe mospasja e theksuar e këtij populli,vlerat e veçanta të kombit tonë,dikur solidar dhe i gatshëm për ndihmë e sakrifica,sikur kanë filluar të pakësohen. Megjithatë, ne në asnjë mënyrë nuk mund dhe as nuk guxojmë të lejojmë që edhe më tej mbi fëmijët e sëmurë dhe të varfër shqiptar , vdekja në këto troje të bëj lojën e saj e cila tanimë ka marrë jetën e ndonjërit prej tyre,por pa organizimet tona konkrete, rrezikohen edhe fëmijë të tjerë të pësojnë të njëjtin fat.
Ndaj,sa më shpejt që të jetë e mundur, do duhej që qeveria e Kosovës, në vend të shumë zëvendëskryeministrave,të formoj me urgjencë një Ministri të veçantë për mbrojtjen e fëmijëve të sëmurë, jetim dhe të varfër, e cila do të hapte edhe një fondacion për mbrojtjen e tyre dhe mbështetjen edhe të kategorive tjera të rrezikuara në vend.
Pas formimit të kësaj ministrie, Fondacionit të përmendur humanitar,do të ishte mirë ti printe Ministri i Diasporës, me nismën e të cilit mund dhe do duhej jo vetëm të formoheshin por edhe të funksionalizoheshin sa më parë degët e këtij fondacioni të veçantë edhe në diasporë, kudo ka shqiptar.
Ndihma që do të grumbullohej nga kjo formë e kombinuar mobilizimi- shtetëror dhe kombëtar, jo vetëm se do të mjaftonte për të ndihmuar fondin dhe parandaluar vdekjet e fëmijëve të sëmurë,por edhe njerëzit e varfër dhe të gjithë nevojtarët e të gjitha kategorive të rrezikuara dhe të mbetura deri më tani në mëshirën e fatit mund të gjenin mbështetje aty.
Vetëm kështu të gjithë hallexhinjtë e shumtë të vendit do të mund të ndihmoheshin. Madje do ta kuptonin edhe ata se të paktën,ne si pjesëtar të këtij populli të vuajtur, solidarizohemi me hallet që kanë, bëjmë gjithçka është e mundur për tu ardhur atyre në ndihmë,punojmë pareshtur që ti nxjerrim nga ky mjerim i madh social dhe  jemi me krejt qenien tonë njerëzore të përkushtuar për përmirësimin e gjithanshëm të gjendjes së tyre jo të mirë në cilindo aspekt.
Ndaj me shpresën se Ministra dhe Fondi mëse të nevojshme për mbrojtjen e fëmijëve të sëmurë,jetim e të varfër si dhe kategorive tjera të rrezikuara në vend,së shpejti do të formohet për tu dalë në ndihmë sa më parë këtyre engjëjve ,sidomos ne mërgimtarët(mendoj në shumicën) jemi përherë me shpirt e zemër në përkrahje të tyre,në çdo vend e kohë dhe tërësisht të sinqertë me ta.
Gani Qarri     Cyrih, 2 Tetor 2012

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen