Mentor Thaqi- Poemë për dëshmorët!

Diaspora, Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 20.02.17 | 22:08

Mentor Thaqi

(Në nderim të Dëshmorëve të Kombit Gaspër Karaqi dhe Pal Paluca)

Gasper Karaqi. Pal Paluca

Gasper Karaqi. Pal Paluca

EV DUKAGJIN, EV

Sa udhëtarë, poaq dëshmitarë
të ecjes n´teh shpate, jemi o Hyu jem,
pamë çka s´shihet n´jetë
e ni´më çka s´nihet, qe besa,
ecjen nuk e nalem, për dy fije nerë e dinjitet

U mata e çmata, sa kje nata e lume,
me dy thingi shkrumi
thash, ta shkruej sagen tande oj Liri

Sa moti, sa loti n´shtyemje
po saga jote mbetë ndërgjegje e gërryeme
plotë një jetë

Ev Dukagjin, ev
nji Shqipni e tanë ato ditë
i kish kthye sytë n´ty,
e ti sa muj fluturojshe llogoreve
e sa mujshe me kangë trimnie
tuj lidhë shekuj lavdie …
e ti … ti n´pritje t´djemve prej mërgimi
që po t´vijshin me za kushtrimi

Pali i Palit të Lu(c)kë Dardanit,
nipa të Shën Nikë Dardanit t´lirë,
e Gasp´ri i Karaqëve t´mi, poaty
që n´shkrim i dhanë vulë Bibles
me nja dymbëdhetë psalme ilire
në shtatëdhetëeshtatë faqe e breza

E unë, ec e mos u mbajë n´rrajë t´mia,
ec e mos kno n´giuhen teme
që e kam t´moçme sa gjallnia
që e kam t´bime e t´vleme

Ah Dukagjin i Dukë Gjinit t´parë,
tyqë t´rrahin ernat n´çark krejt n´rrjedhë t´Drinit,
tokë e lame me gjak
e djegne, e pjekne … shkrum e hi,
Tokë që rilindë Lisa me Plisa përsëri,
a m´i pave vllaznit e mi
që prush u banë për këtë Shqipni

Po po, Gasp´ri, Pali … si e don puna,
Shkambij Mali si me djemë Mark Tuna,
iu knoj pushka n´za bylbyli,
kangë-pushke shqipe si Mark Avdyli,
bashkluftarë të Agron Ram´s,
djemë të zgedhun t´Shqipe nan´s

Ah, nalu njiherë o Shpirtë i përflakun,
nuk jam sall hija jeme e përgjakun,
jam n´hapat e gjyshit, si dikur,
për Tokë e Krye i kam dy durë´,
e përmi krye, Shqipen n´Flamur

Ev, pale pale,
paj, pllamë për pllamë kët´ Tokë e njoh,
e dej n´Ka t´Zi shpirtin ia shoh,
se sikur unë edhe Pal Paluca,
s´na ka le nana për struca,
nuk e mshefim kryet ner hije,
sall n´bardhësi nër Plis lavdie

hëm, hëm … kangë kam ramjen
e kangë kam jetën,
e sall n´kangë e gjej t´vërteten

(këndimi) Ani moj Shqipni o mos thuej mbarova …
hëm … hëm … n´shpirtin tand knoi Dervish Shaqa,
si Rugova, njashtu Gjakova,
ka Pal Pacuca e Gaspër Karaqa

O At, na jepë Uratë, si n´t´lashten Dhjatë,
n´shëntërim dëshmorësh, me lutje arbnorësh,
nga Panteoni i Lirisë, i bajnë roje shtetësisë

Lavdi e Nderë, përherë!!!

Mentor Thaqi
19 Fror 2017

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen