Studimi i përgjithshem i politikës dhe mendimit politik

Analiza & Komente | Agron Shabani | 14.01.20 | 08:21

Nga: Agron Shabani,

 

Studimi i përgjithshem i politikës dhe mendimit politik

 

-Pikëpamjet ose vrojtimët shkencore:

 

1. Ngritja ose formimi i vetëdijes kolektive (edhe asaj nacionale) dhe mendimit politik në stadin ose rangun e lartë civilizues, ky është paramendimi ose qëllimi final i afirmimit të individualitetit dhe kolektivitetit në kuadër të pluralizmit politik dhe demokracisë parlamentare ose politike. Mbase, çelës kyç i demokracisë dhe një shteti të pavarur, sovran, integral, modern ose bashkohor.

Për me tepër ndërkaq, sistemi parlamentar shumëpartiak së bashku me rendin shtetror (kushteues ose juridik) dhe sistemin politik, në kushtët e kapitalizmit ose të të ashtuquajturës konkurencës së lirë, pos tjerash kanë treguar (ëshmuar) se aplikimi i t’i themi kushtimisht mekanizmit të njohur shumëpartiak ,sipas logjikës së ngjarjeve dhe gjërave, sollën thyerjen ose shkatërrimin e pushtetit autoritar dhe centralist. Ndërkaq, modeli ekstrem i pushtetit centralist dhe autoritarist, solli ngritjen ose formimin e etatizmit dhe egalitarizmit policentrik etj.

Një shteti të lirë, të pavarur, sovran, modern ose bashkkohor ,pos tjerash, mbi të gjithat i duhet ose nevojitët një mekanizëm i fortë tregtar dhe ekonomik i cili parasegjithash do të bazohej në ligjin e vlerës (vlerave) i cili njëherë e përgjithëmonë i ka përmbysur ose shkatërruar tendencat dhe fenomenët e njohura skllavopronare ose feudaliste, duke e bashkuar botën në një njësi (bashkësi) tregtare, industriale dhe ekonomike.

2. Siç dihet, politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontraversave ose diskrepancave të shumëta klasore, sociale, politike etj. Ndryshe nga kjo, duke i parafrazuar Maks Veberin (Max Weber), Artur Shopenhauerin ( Arthur Schoppenhauer) etj. Botën e sundojnë demonët ose „dishepujt“ e ndryshëm të „mbretërisë së të keqës“. Ndaj, të gjithe ata që futën në lojërat ose ujërat e turbullta të sundimit, pushtetit, karierës, pasurisë së pandershme ose korupsionit, bëjnë pakte ose traktate të ndryshme me demonët, blasfemistët ose forcat e ndryshme diabolike.
Dejvid Hjum (David Hume) dhe të tjerë ndërkaq, e veçojnë edukatën, kulturën, moralin, arsyen, disiplinèn, natyrën dhe karakterin e personit ose individit në zhvillimët ose procesët e ndryshme shoqërore ose politike. Pa i harruar këtu edhe metodat induktive, deduktive, empirike, revoluciore, evolutie dhe të tjera në funksion të ndryshimit të një pushteti ose sistemi të keq me një pushtet ose sistem tjetër më të mirë politik etj.
Ndonëse, filozoia e njohur e John Stuart Millit i ka vënë si të thuash themelët ose kornizat e para të metodës së njohur induktive, gjegjësisht, emiriko-analitike në kuader të së cilës, bihorvinizmi politik paraqet shtylllën ose boshtin kurrizor nè politikèn e sotme moderne ose bashkohore.
Edhe roli determinant dhe paradigmatik i shkencës dhe teknikës, kanë lozur një rol të rëndësishëm në këtë histori. Sidomos nepër fazat ose etapat e ndryshme bihevioriste ose postbihevioriste në SHBA-a etj.
Se këndejmi, fuqia e madhe ushtarake, politike dhe ekonomkke së bashku me arritjet dhe përparimet e fuqishme industriale dhe teknologjike, pos tjerash sollën edhe ngritjen ose formimin e levizjëve, qarqëve ose organizatave të njohra elitare të fabrikantëve, farmerëve ose sipërmarrësve të fuqishëm amerikan si Presidenti Trump ose „Dinastia Trump“ dhe të tjerë së bashku me qarqët ose elitat e njohura shkencore, intelektuale, kulturore, akademike ose gazezareske në SHBA-s mbi bazën ose ideologjinè (kauzalitetin) njohur të suksesit, efikasitetit, ndërshmerisë, ligjëve, rregullave dhe kontrollit.
Ndërkaq, në kuader të kushtëve dhe rrethanave të reja shoqërore, qytetare, industriale, ekonomke, sociale dhe politike në SHBA-s etj: Profesorët ose politologët e njohur amerikan, në kuader të Univerzitetit të shquar të Çikagos, e ngritën ose themeluan Shkollën ose Katedrën e njohur të politologjisë ose shkencave politike, krahas Katedrës së njohur të psikologjisë klinike dhe asaj politike ose analitike. Drejtues dhe arkitekt i saj kryesor ishte Charles Merriam.
Meqë termi ose nocioni politikë ose ‚politika‘ në Antike, e kishin kuptimin e pushtetit qytetar dhe demokratik mbi shtetin, duke menduar në polisin (shtetin) dhe moralin ose etikën mbi shtetin (polis-etika) sipas Platonit dhe Aristotelit etj. Për Tukididin, të gjithë njerëzit ose qytetarët (e Athinës etj.)-ishin ose janè shtet ose qytet. Filozofia greke mbi shtetin dhe pushtetin u bartë edhe në Romën Antike dhe gjithandej.
Në mesjetë ndërkaq, politika u kthye ose shndërrua në „regnum“(sundim ose pushtet) ku roli i kishës ishte dominant ose ambivalent
Sipas Shèn Augustinit, që nga themelimi ose gjeneza e tyre dhe deri me sot, ka patur përplasje, kolizione, antagonizma, divergjenca, kontraverzaa ose diskrepanca te ndryshme në mes „civitas terrenit“ ose „fushës qytetare dhe politike“ dhe „Civitas Deit“(Shtetit të Zotit). Toma Akuinski i dallonte (veçonte) metodat politike dhe jopolitike të shtetit dhe pushtetit, duke u shprehur se se „Politika Ars Prutendta Est“ (Politika èshtë Art i përvojes dhe zgjuarësisë),. Duke mendiar nè „Prudentia Administrativa“, „Prudentia Arcitektonica“ etj. Pra art i sundimit të atyre që janë me të zgjuar ose më të aftë mbi të paaftit ose despocistët.
Makiaveli, në stilin dhe cilësinë e filozofit ose mendimtarit kryesor të periudhës sè Renesansës, ishte i mendimit mbi divorcin (ndarjen) ose dihotominë e domosdoshme në mes etikës (moralit) dhe politikës.
Përderisa në epokën e re (moderne ose bashkohore) politika me ndihmën e politologjisë, filozofisë, sociologjisë, psikologjisë, antropologjisë, ontologjisë, epistemologjisë dhe shkencave tjera shoqërore ose humaniste, si dhe në bashkëpunim me shkencat natyrore ose teknike: U bë „Virtus Politique“ (Virtyt Politik) në raport me „Auctorititas non Veritas Facit Legem“ ku „autoriteti i shtetit dhe pushtetit, dhe jo e vërteta e bëjnë ligjin“.
Meqë sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelegjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut: Me kalimin e kohës do e kemi transorfimin ose renesansën e njohur të shtetit, pushtetit dhe politikës nga „Civitas (Dei) në „Res (publika) etj. E tërë kjo falë evolucionit dhe intelegjencës së njeriut politik etj.
U mor vesh se  Dekarti  e percaktonte intelegjencen si „mjet për përfitimet e shkencës dhe teknikë perfekte të lidhur me një pafundësi gjërash“.
Leibnitzi i referohej intelegjencës si një shprehje e nukleusit progresivë të vetdijes dhe ndërgjegjës. Ndërkaq, Darwin, në librin e tij “Origjina e specieve” pohon se „qenia njerëzore është kurorëzim i evolucionit dhe progresit, dhe intelegjenca është ajo që i dallon ose diferencon njerëzit prej kafshëve“.
Në këtë prizëm, të ndikuar paksa edhe nga filozofia sociale e Thomas Robert Malthusit i cili mbeshteste faktin se burimet ose resurset natyrore janë të limituara dhe se njerëzit mbi bazën e njohur të zhvillimit ,evolucionit,  intelektualitetit, profesionalitetit (profesionalizmit), akribitetit, luciditetit, subtilitetit dhe intelegjencës së tyre, konkurojnë për burimet, vlerat ose resurset e njohura globale ose universale: Politolologët, filozofët, psikologèt dhe sociologèt e ndryshèm mendojnë se është e drejtë sovrane dhe legjitime e personave intelektual dhe intelegjent të sundojnë ose mbizoterojnë mbi personat jointelektual, jointelegjent ose më pak inteligjent. Personat me probleme mendore ose me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, nuk arrijnè tè identifikojnè nè menyrè korrekte detyrèn, tè planifikojnè njè strategji afatmesme ose afatgjatè pèr zgjidhjen e njè problemi ose tè monitorojnè veprimet, reagimet ose vendimet e tyre dhe tè ngjashme.

 

3. Politika dhe diplomacia shqiptare dhe ajo kosovare si pèr shèmbull, asesi tè gjejnè veten nè „parketin“ ose „masivin e madh“ tè marèdhenieve ose raportève tè sotme botèrore ndèrkombtare. Pse (pèrse) ndodhè kjo nè njè kohè kur Kosova dhe Shqipèria janè shtetèt ose vendèt me tè varfèra, me tè prapambetura dhe me tè korruptuara tè Ballkanit dhe Evropès? Kjo ndodhè, sepse me politikan ose diplomat paranormal ose parapolitik dhe paradiplomatik tè kontrabanduar ose trafikuar nga pornotregjèt e ndryshme centrifugale dhe centripetale tè Rusisè, Turqisè, Serbisè etj., nuk shkohèt nè „epokèn e dritès“, edukatès, kulturès, emancipimit, arsimimit, zhvillimit dhe pèrparimit.
Ti nuk mund të ndryshosh botën, popullin, shtetin, pushtetin ose shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare, pa e ndryshuar, korigjuar ose përmirësuar vetën ose vetvetèn tënde objektive dhe subjektive nè çështjet dhe aspektët e ndryshme dogmatike, demagogjike, hipokrite, pllakative, ataviste, reaksionare, anakronike, inkoherente, inkompetente, hedoniste dhe të tjera. Ti nuk mund të bëhësh kryeministër, president, kryeparlametar, deputet, ministër, politikan, ambasador ose diplomat, duke prodhuar ose fabrikuar në sfond politikë të brendshme dhe të politikë të jashtme kuantitative, inkoherente, joprofesionale ose inkompetente në vend të një politike dhe diplomacie kualitative, profesionale dhe kompetente e cila duhet t´i ngjajë një ansambli ose orkerstre profesionale dhe harmonike e cila puçët dhe gërshetohet vazhdimisht në sfond me ‚korin e lartë‘ të aspiratave dhe interesave të njohura shtetërore, nacionale, politike, diplomatike dhe të tjera të popullit ( kombit) dhe atdheut tënd.
Por, ti nuk mund të bëhësh dikushi ose askushi me intelegjencë të ultë, ose me aftësi tè kufizuara shkencore, intelektuale, profesionale, mentale, psikologjike, dhe të tjera. Dhe, aq më pak pa merita paraprake si dhe me aftësi të kufizuara intelektuale, profesionale, psikofizike, psikosociale, morale, shpirtërore, emocionale, psikologjike etj.

 

4. Neroni i cili e vrau ose masakroi dikur Shën Pjetrin dhe Apostujt tjerë pranë selisë së Shënjt (Papatit) në Vatikan, u bë mbret ose perandor i Romës, por vdiç si jonjeri. Edhe Kaligulla, Romuli, Kaini etj.
Para se të bëhëshin Papë ose Etër të Shënjë në Vatikan, Shën Pjetri, Shën Pali dhe apostujt tjerë, në fillimi ishin vetëm barinjë (famulltar) ose Ipeshkvë (Peshkop, Biskup ose Bishof) të Romës etj.

 

5. Politika dhe diplomacia janë vazhdim i luftës me mjete ose metoda të tjera në kuptimin e asaj se në frontin e luftës, ju i shihni vetëm ushtarët ose luftëtarët e armatës (ushtrisë) kundërshtare ose armike dhe jo eprorët, komandantët ose strategët kryesor, ndërkaq, në fushën ose ‚frontin e luftës‘ politike ose diplomatike, ju mund t´i shihni ose takoni vetëm udhëheqësit, komandantët ose strategët e ndryshëm ushtarak, politik ose diplomatik dhe jo armatën ose ushtrinë e tyre në prapavi.
Në këtë kontekst, rubikoni ose grafikoni i pleshmërisë ose prodhimtarisë së gjithëmbarëshme politike dhe diplomatike në Kosovë, në vend të suksesit dhe progresit, kanè njohur regres ose mosuskese (josuksese) të vazhdueshme ose sistematike në raport me politikën e jashtme ose diplomacinë serbe, malaziase, evropiane etj. Shkaktarët, faktorët ose indikatorët e ndryshëm determinant dhe paradigmatik në këtë kontekst janë të shumtë dhe të shumëfishtë. Në këtë kontekst të suspektshëm dhe dubioz, të keshë forcën dhe guximin e njohur qytetar dhe politik për t´i vërejtur, qortuar, kritikuar ose kundërshtuar hapur ose publikisht nihilizmin ekstrem së bashku me ikjen e „botës shqiptare“ ose „kosovare“ nga diskursi dhe ekskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrite, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin ekstrem të vlerave, resursëve dhe kapitalit të gjithëmbarëshem shtetror dhe nacional në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoz të „mbinjerëzve“ ose „supermenëve“ të ndryshem politik, policor, ushtarak, finansiar, tregtar ose ekonomik të cilët nuk i njohin dhe s’i pranojnë të vegjlit ose elektoratin e tyre. Duhësh të keshë urtësi dhe frymëzim platonik për t´i njohur dhe identifikuar problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme që ekzistojnë edhe në demokracitë më të përparuara të Perëndimit. Të kërkosh definicion ideal të demokracisë së lartë evroperëndimore, kjo nuk do të thotë automatikisht të braktisësh realitetin në llogari të botës së ideve ose teorive të njohura shkencore ose humaniste. Pa ide, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çfarëdollojë gjykimi do ishte i pamundur dhe i gabuar.
Ndonëse, edhe idetë ose idealet e njohura të demokracisë evroperëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionizmin e tij optimal ose maksimal. Jo, sepse idetë e demokracisë nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe afatgjata.
Koncepti mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjikë, nuk do vlente aq shumë poqese nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit social dhe atij antropologjiko-epistemologjik.

 

6. A është e mundur dhe si është e mundur që një qenie individuale ose specie politike, të mund të gjejë një pajtim me grupin shoqëror, qytetare ose politik si dhe me rregullat e tyre? A është i dënuar individi pushtetmbajtës ose politiko-diplomatik i cili për të jetësuar ose përjetësuar vetveten, egon ose kultin e personalitetit të tij, është i detyruar t´i shkelë, suprimojë dhe asgjësojë gjithëmonë ose vazhdimisht lirinë, pavarësinë, individualitetin, spontanitetin, ekskluzivitetin, dinjitetin dhe integritetin e të tjerëve? Gjegjësisht, të kolektivitetit. A është e mundshme ndonjëherë që të kënaqen dhe pajtohen njëkohësisht tre segmentët ose fundamentët e mëdha ose kryesore të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare: Liria individuale, liria globale ose kolektive dhe solidariteti shoqëror? Kjo mbase është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ose parashtrohet në shkencat politike si dhe në shkencat ose disiplinat tjera shoqërore ose qytetare. Kjo donë të thotë se filozofia, socilogjia, psikologjia, antropologjia, epistemologjia, politologjia, etika, estetika, pedagogjia dhe kështu me radhë, mund të kenë kuptimin, funksionin dhe ndikimin e tyre optimal ose maksimal, varësisht nga përgjigjja që mund të ipet lidhur me pyetjet ose tematikën e mespërme. Ky do duhej të ishte edhe kuptimi ose përceptimi esencial ose substancial i përkufizimit dhe koncepcionit të njohur shkencor ose humanist mbi lirinë, drejtësinë dher barazinë e gjithëmbarëshme njerëzore (qytetae), shtetrore, nacionale, konstitucionale, institucionale, funksionale, politile, diplomatike etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe lirinë, drejtësinë dhe barazinë për të zgjedhur dhe për t´u zgjedhur, emruar, nominuar ose konkuruar.  Kuptohet mbi bazën ose kriteriumin e njohur të vlerave të caktuara shkencore, intelektuale, profesionale, kadrovike, morale, personale, familjare etj. E jo mbi „bazën“  e „vlerave“ (antivlerave) ose „kriteriumëve“ partiake, familjare, nepotiste, klanore, klienteliste, rajonale, krahinore, fetare, forumiane, kabietike dhe të tjera që kanë për qëllim balacat (baraspeshat) ose paritetët e ndryshme politike, partiake, fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike, tribaliste dhe provicialiste në mes individëve, grupëve, klanëve ose tarafëve të ndryshme politike ose parapolitike.
Në këtë prizëm, nuk mund të pajtohen kurrë egoja dhe dimensioni i veçantë i personit ose individit me dimensionin, globalitetin ose universalitetin e përgjithshëm shoqëror ose qytetar. Jo, sepse personi ose individi, vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke i njohur dhe pranuar vlerat, nevojat, kërkesat, ëndërrat, deshirat, idealet dhe vizionet e tyre së bashku me frymën e qytetërimit (emancipimit), identitetit, spontanitetit, ekskluzivitetit, integritetit dhe subjektivitetin të tyre qytetar ose politik.
Vetëm duke u qytetëruar, edukuar, arsimuar, kultuar dhe emancipuar vazhdimisht, ne arrijmë të ngritëmi (ngjhemi) dhe largohemi nga ‚foshnjëria‘ ose „tabula rasa“ e përgjithshme që i fshehim dhe krijojmë vet me mediokritetin, injorancën, arrogancën, nebolozen, inkompetencën dhe paditurinë tonë. Vetëm përmes edukatës, kulturës, moralit, disiplinës dhe emancipimit të përgjithshëm, personi ose individi, mund të ngritën ose ikin (largohen) nga kthetërat e ndryshme arbitrare, autoritare ose totalitariste të shqisave, instiktëve ose ndijimëve (ndjenjave) të ndryshme iracionale dhe negative si dhe nga bota ose „kosmosi“ i çrregulluar shpirtëror, emocional, mental ose psikologjikë. “ (Psikologjia Politike)
T’i pranosh tjetrit vlerat, vetitë dhe cilësitë e preferuara të subjektit ose subjektivitetit të tij racional dhe pozitivistë, do të thotë të pranosh të drejtën e tij dhe tè drejtèn tènde (personale) për edukatë, kulturë, liri, drejtësi dhe barazi. Sepse, njëra nga të drejtat themelore ose bazike të secilit njeri, përveç lirisë së gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale, profesionale dhe politike për ta fituar dhe mbrojtur atë liri dhe barazi. Kompromisi, konsenzusi, dialogu dhe metodat e njohura shkencore ose filozofike në kuadrin e një logjike dhe filosofie të re (bashkohore) dhe analitike të raportëve ose marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare në të cilat shkenca dhe teknika se bashku me qarqet, strukturat, elitat ose superstrukturat e njohura qytetare, politike, diplomatike, shkencore (akademike), intelektuale, kulturore, sociale, industriale, ekonomike dhe të tjera,  jo rrallë konceptohen, përceptohen dhe anticipohen si ideologji apo mbase si një kauzalitet i ri shtetëror, nacional ose politikë tek popujt ose vendët e ndryshme industriale ose ekonomik gjithandej globit tonë tokësor.

 

7. Në të kundërten, përveç dialogut dhe formalizmit të njohur tradicional dhe ekskluzivist, filozofia politike dhe diplomatike e ka për qëllim vendosjen e piketave ose kornizave të njohura shkencore dhe metodologjike të  filosofisë moderne ose bashkohore në njerën anë, gjegjësisht, etikës dhe estetikës së njohur profesionale, politike dhe diplomatike në anën tjetër. Duke i veçuar këtu parimet, premisat dhe postulatët e njohura etike dhe metaestetike në kuadrin e sociofilozofisë së njohur reflektive, kognitive dhe  pozitiviste. Respektivisht, të filozofisë së njohur diskursive dhe analitike të çështjëve dhe aspektëve të gjithëmbarshme të raportëve ose marëdheniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare ku njeriu ( politikani ose diplomati) i mirëfillët dhe ekselent, gjithmonë iu përshtatët ose adaptohet kushtëve, rrethanave, zhvillimëve, procesëve ose fenomenëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë. Duke e bërë ose veçuar në këtë kontekst dallimin e interesave dhe aspiratave të njohura ( globale ose universale)  të popullit dhe vendit të tij përkatës ose respektivë nga ato të natyrës dhe karakterit tè tij personal ose monologjik. (Bla-bla-bla!)

Në politikèn dhe diplomacinè shqiptare ose kosovare, ndodhë e kundèrta!!!
Aty janë edhe etika autonome dhe heteronome, eudaimonizmi, hedonizmi dhe utilitarizmi i njohur shoqëror, qytetar, politik ose diplomatik së bashku me etikën e njohur individuale, etikën globale ose kolektive, etikën formale ose dialektike, etikën profesionale, etikën sociale, etikën materiale, etikën ekzistenciale ose ekzistencialiste, etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën diskriptive ose empirike, etikën funksionale ose funksionaliste, etikën aksionale ose aksionaliste, etikën normative, rekonstruktive ose diakronike etj.

Agron Shabani

Agron Shabani është autor i mijëra opinioneve, analizave dhe komenteve nga lëmitë e ndryshme, p.sh.tema politike(me sygjerime, vërejtje, propozime, argumente etj.), që i ka të botuara nëpër gazeta e portale mediale shqiptare por edhe Kroate, pasi që, Agroni pas Gjinazit Klasik që kreu në Gjakovë, ai studioi në Zagreb Univerzitetin e Shkancave Politike dhe sot mbanë titullin-Diplomirte POLITIKOLOG !

More Posts

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen