Letër e hapur Kryeministrit Mustafa

OP-ED | Dedë Preqi | 14.11.15 | 17:52

Dedë Preqi

Z.KRYEMINSTËR, POPULLI KA VLERË MË SHUMË SE ASGJË TJETËR DHE MË SHUMË SE NJË NËNSHKRIM NË LETËR!!!

Atmosferën e Parlamentit të Kosovës, nuk mund ta quajmë një plasaritje, sepse defektin sa do të vogël, apo të madh mundemi vet ta riparojmë, sidomos kur provojmë të bëjmë përputhjen harmonike, kur provojmë të barazojmë, të shënojmë dy jehonat kundërshtuese, në një jehonë të përbashkët, që quhet popull dhe shteti i Kosovës. Kështu, nëse një pjesë të shkakut të këtij ngërqi e kërkojmë te opozita, apo pozita, duhet ta ndajmë një paralele në mes të të dyjave dhe sikur nuk na kënaq asnjëra, atëherë qështja të shtrohet dhe zhvillohet në një tavolinë të hapur me të dyja palët.

Rrethanat në të cilat ka lindë ky komponent i pa pajtueshëm në mes pozitës dhe opozitës, ndër të tjera janë rrethana demokratike, që mund të ndriqohen raportet në mes njëri-tjetrit dhe Kuvendi i Kosovës, mos të vihët përpara një sprove të rëndë, për të shprehur qëndrueshmërinë e vet të pa tundur. Natyrisht, ky takim i pozitës dhe opozitës, do të ketë një kahe tjetër, duke trajtuar vetëm temat, të cilat kanë hasur në një mosmarrëveshje, ajo e nënshkrimit të marrëveshjes së Asosacionit të Komunave serbe dhe e Demarkacionit me kufirin e Malit të Zi. Nga brumi i këtyre rrethanave, sëcili të jep mendimin e vet dhe nga opsionet e mundshme, të gjendet një formulë e përbashkët.

Kështu, edhe pse faktori i jashtëm është në vëzhgim të këtij procesi dhe në këtë mënyrë do ta ndihmonte më shumë raportin pozitë-opozitë, se sa të ndërhynin me ndonjë opsion, sepse palët më në fund nuk do të ngarkonin asnjërin faktor si anësor i mundshëm për të zgjedhë problemin në fjalë. Shteti i Kosovës, përjeton akoma ditët e para të konsilidimit, që populli i saj, ballafaqohet ditë përditë me natyra të ndryshme të mjerimit dhe varfërisë, që pjesa më e madhe e përgjegjësisë bie mbi qeverinë dhe akterët e saj.

Prandaj, vetëvetiu vjen pyetja, çfarë është ajo që nuk lejon realizimin e premtimëve dhe programeve qeveritare, për ta përmirësuar një gjendje të tillë në shtetin e Kosovës, pastaj, pasojat rrjedhin pa dashur në gjitha poret e jetës, të cilat shdërrohen në degradim të përgjithshëm të vendit. Dhe pikërisht në këtë pikë mbështetet edhe raporti i veprimit qeveritar, i cili ka vërejtje të shumta edhe nga Bashkësia Europiane, duke sqaruar mungesën e ligjeve dhe mos zbatimin e tyre në Institucione, si edhe shumë faktorët të tjerë negativ, që e kanë lëshuar në gjunjë popullatën e vendit.

Serbia nuk e ka zbatuar në praktikë asnjë nënshkrim dhe marrëveshje që e ka nënshkruar në Bruksel në mes Kosovës dhe shtetit të saj, e cila vepron gjithnjë në përputhje me bindjet e veta, ndërsa për palën negociuse as që qëndron afër të vërtetës, vetëm atëherë kur përfiton atribute dhe pika nga Brukseli, për t’u futë një ditë në gjirin e Europës. Serbia, duke qenë njëra nga krerët e fashizmit, e cila e ka përlyer me gjak tërë Ballkanin Perëndimor dhe nuk e ka marrë dënimin e merituar nga Europa dhe bota, dhe sot ka predentime akoma që Kosovën ta fusë nën kthetrat e saj, atëherë Kosova dhe qeveria e saj, duhet të jetë shumë e vemendshme me lojrat e Serbisë, sepse „ujku në dimër gjithherë bëhët më i shkathët“.

Prandaj, veprimet e Serbisë sidomos në kohën e fundit, ku ajo loboi në gjitha vendet e botës kundër Kosovës që të anëtorësohet në UNESKO, në një Institucion Ndërkombëtar, që ka të bëjë me kulturën, shkencën dhe edukimin e një populli dhe kjo e kundërshton këtë ide parimore ndaj shtetit të Kosovës, atëherë çfarë mund të presim nga ky vend, apo të arrihet ndonjë bindje se binarët e saj kanë marrë kahe tjetër dhe fqinjësore. Pse Kosova duhet të gjunjëzohet sot para Serbisë, kur Kosova është shtet dhe i ka Institucionet eveta, duke i njohur fare mirë lajkat e Srbisë, e cila sot, marrëveshjet ndërfqinjësore në mes Kosovës dhe shtetit të vet i shfrytëzon vetëm për tu fotografuar në Bruksel, por në realitet ato marrëveshje po i dhunon, duke mos i kthyer asnjëherë në praktikë të parapara sipas marrëveshjeve në fjalë.

Serbia akoma nuk e ka nxjerrë Kosovën nga Kushtetuta e vet, dhe me ato zik-zakët e veta, duket sikur bënë përqapje të reja duke ndjekur rrugën magjike të saj kundër Kosovës, e cila duke u treguar aq naive dhe kriminale edhe sot bënë lojra politike me kufomat e shqiptarëve që ka i masakruar dhe fshehur gjatë luftës së fundit nëpër djerrinat e veta. Kufomat e shqiptarëve të pagjetur, që janë të fshehura në Serbi, me urdhërat e qeverisë, ajo gjurmon ndonjëherë edhe vet pa njohurinë e organëve gjegjëse dhe qeverisë së Kosovës, duke u treguar para ndërkombëtarëve si „humane“, ndërsa në realitet do ti futëte edhe të gjallë shqiptarët në ato varreza masive.

Atëherë z. Kryeministër, sa kanë peshë dhe rëndësi nënshkrimet e juaja dhe qeverisë së vendit me shtetin e Serbisë dhe ndërmjetësimin e BE-së, duke analizuar krahasimin që i bëhët përputhjes me vertetësinë e kompleksitetit historik të popullit dhe Kosovës dhe esencën e thellë të ndjenjave të qytetarëve të saj, i cili në vend që të jetë sot i lirë dhe të balafaqohet me problemet e jetës në vendin e vet, i duhet pa tjetër të ëndërrojë për të ardhmën e fëmijëve të vet, që lufta mos të përseritët edhe njëherë në këto troje. ..

Z.Kryeministër, pse nuk reagoni kur opozita paralajmëron protesta të mëdha kundër nënshkrimeve të juaja dhe akterëve tjerë politik të këtij nëshkrimi dhe marrëveshjeve me shtetin e Serbisë, që kanë të bëjnë me Asosacionin e komunave serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, të cilat disi e ndrydhin pa nevojë frymën dhe harmoninë qytetare, duke e lënë nën hije edhe Parlamentin e Kosovës dhe fuksionimin e tij si duhet. Si duken këto episode të mërzitshme dhe monotone, prej të cilave nuk heq dorë opozita dhe nuk lëvizë mbrapa as pozita, sikur do të ishte një dëshirë me grumbulluar edhe më shumë lëndë, ngjarje dhe ndonjë tragjedi të papritshme.

Pse z.Kryeministër, rrëfimet e juaja janë ndonjëherë të paqarta, ashtu sikur që është rasti i tërheqjes së nënshkrimit në Bruksel, për formimin e komunave serbe në Mitrovicën veriore të vendit, dhe nga një nënshkrim i tillë vuajnë pothuaj gjithë popullata e vedit, sepse vjen në pyetje e ardhmja e fëmijëve tanë, njëherazi vuajnë dhe grupet politike të cilat e kundërshtojnë këtë opsion si të gabuar. A do të ishte më e dëshirueshme që kjo dramë mos të zgjerohet më shumë në vendin tonë, sepse kemi shumë drama tjera për të ç’faqur nga kërkesat dhe nevojat e populit, duke pasur për qëllim të tregojmë diçka më të vlershme dhe më efikase për qytarët dhe Kosovën.

Z.Kryeministër, e dini fare mirë se hallet e qytetarit të Kosovës shkojnë deri në zenit, prandaj, mos i jepni rëndësi karrigës së kryeministrit më shumë se popullatës së këtij vendi. Në këtë mënyrë, me anën e mjetëve të natyrës dhe shprehjeve më të sinqerta për popullatën e këtij vendi , veproni pa reshtur,jo për ti kënaqur ndjenjat, motivet dhe apetitet e kundërshtarit të këtij vendi, por kemi të bëjmë për të mirën e gjithë qytetarëve pa dallim në shtetin e Kosovës. Jepi rëndësi edhe rinisë intelektuale, sepse Kosova ka resurse të fuqishme dhe aftësi të papara për ta ndjerë shtetin më mirë. Prandaj, do të ishte një rrugë më e shkurtë dhe më e mirë, sikur të shtroni një tryez të përbashkët, pozitë dhe opozitë, që t’a tejkaloni një krizë dhe plasaritje të pa nevojshme brenda vendit, para se të bëhët më vonë.


Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen