Pro dhe anti amerikanizmi…

Analiza & Komente | Rrezore | 31.03.20 | 07:26

Prend BUZHALA:
PROAMERIKANIZMI E ANTIAMERIKANIZMI, SHESHELI DHE SHQIPTARËT
(Kundrime nga izolimi mbi proamerikanizmin e antiamerikanizmin), 2

Jugosllavinë e shembi dhuna millosheviqiane, Amerika, si mami e historisë, vetëm ka ndihmuar procesin. Amerika që është kampione e lirisë (Amerika është produkt i Evropës, e lindur vonë), sigurisht që e ndihmoi lirinë e popujve që luftonin për pavarësim e liri. Është propagandë e zbrazët që nuk i beson askush asaj për antiamerikanizmin e të tjerëve. Dikur, nën ish-Jugosllavinë, ai që paraqitej si projugosllav, fitonte privilegje (projugosllavi i zjarrtë i djeshëm, sot merr flamurin e pro-amerikanit i madh dhe kësaj mendësie, fatkeqësisht, iu bashkëngjitën të tjerët, kur kishte njëmijë rrugë të tjera për bashkëveprim… por ky solidaritet për bashkëveprim, u shkatërrua me një mocion tejet irracional)… një neveri e pafund kjo, mendësi e trashëguar nga mendësitë komuniste për ta bërë DIFERENCIMIN IDEOPOLITIK të të tjerëve, të cilët, dikur, duhej dënuar e burgosur pse kërkonin Republikë dhe vetë fitonin privilegje pushteti… e tash, ky DIEFERENCIM ANTINJERËZOR po shprehet në etiketimet e hekurta: proamerikan, anti-amerikan… një etiketim thellësisht antikombëtar)…

1.
Ata që kanë qenë të strehuar nëpër male gjatë luftës (fshatrat Klinë e Drenicë), do ta kenë pasur rastin ta lexojnë njërin ndër grafitet e paramilitarëve serbë të Sheshelit: „Kolombo, jebemti radoznalo“ (Kolombo,. ta shkërdhefsha kureshtjen“). Parulla kishte të bënte me zbulimin e Kolombos kontinentit amerikan (siç njihet në gjeo-histori). Kurse grafiti i shkruar nëpër muret e shtëpive të djegura shqiptare, kishte të bënte me mallkimin e Evropës që zbuloi këtë Amerikë, e cila po e bombardonte Serbinë. Urrejtja kundër Amerikës, fillimisht, ishte prodhim i regjimeve komuniste (Rusi, Kinë, Serbi- jo e tërë ish-Jugosllavia), dhe ky antiamerikanizëm është konstant edhe sot. Serbia është midis Rusisë, Kinës dhe Evropës e Amerikës. Është e natyrshme që këto dy rryma qëndrimesh e mendësish vlojnë edhe në Serbi.
Po ashtu, gjatë viteve ’90, shpesh milicët serbë, kur ndërhynin nëpër tubimet shqiptare, apo kur arrestonin, shpesh e përmendin shprehjen: “Ku e keni tash Amerikën, ku e keni Evropën.” Dhe Amerikë e Evropë erdhën, me anë të bombardimeve të NATO-s. Dhe me bajoneta shqyenin ndonjë portret të presidentëve amerikanë, të papa Gjon palit II, të Nënsë Tereze…
Madje Vojislav Shele këto ditë lutet (sipas shtypit serb): “Shpresoj që Solana dhe Ahtisari të vdesin nga koronavirus-i”! Dhe i thur lavde virusit, po qe se ua merr jetën Solanës e Ahtisarit! “Kështu e kam sharë e mallkuar edhe për së vdekuri kryetarin francez Zhak Shirak”, mburret ai.
Asociacioni i lutjes për vdekje te ky nekrofil, dihet: ata të dy (Solana e Ahtissari) ishin në krye të proceseve botërore për lirinë e pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që po ky Sheshel iu thur lavde Kinës e Rusisë, si të pamposhtura ndaj koronavirusit. “S’ka miq në Evropë për ne,”, klith Sheshel.
Gjithçka çka ka të bëjë me progresin e Kosovës, në Serbi ende anatemohet. “Virusi Corona është një pjesë e terrorizmit biologjik që do të jetë gjithnjë e më i përhapur. Bombat atomike pushuan së përdoruri kur rusët bënë bombën atomike dhe u ngrit një ekuilibër i palëve. Në këtë fazë, vetëm vendet perëndimore po ndjekin bioterrorizmin drejt lindjes. Perëndimi po përgatit një luftë biologjike kundër sllavëve dhe kundër kinezëve”, shprehet ai.
E të mos flasim se si shprehen për Italinë (Avianon, ku nisën bombardimet). Të gjitha këto goditje me virus andej, ai i konsideron si “dëme kolaterale” (indirekte) që ata ia kanë bërë Serbisë! Siç bëjnë klerikëlt ndër ne, kur e shpjegojnë corona-virusin- si aleat të Perëndisë për shfarosjen e njerëzve!!!
Mirëpo, Sheshel, që merr pjesë i vetëm në zgjedhje, ato nuk i ka fituar asnjëherë në Serbi, si “parti radikale”: ndërkaq, punën e tij, “me mjete të tjera, më të sofistikuara” kundër Kosovës, e kryejnë trabantët e tij.

2.
Ndërkaq, te shqiptarët realitetet e raporteve SHBA- Shqipëri, Kosovë, shqiptarët, janë të tjera… që nga koha kur emigracioni i parë shqiptar u vendos në Amerikë. Amerika që nga presidenti Woodrow Wilson (që “vuri themelet e para të miqësisë shqiptaro-amerikane”), ka të tjera qasje ndaj shqiptarëve fillimisht, e ndaj Kosovës më vonë. Janë ideologjitë e Lindjes (komunizmi, orientalizmi) që e ndanë kombin tonë nga Evropa e Amerika. Por, sado që këto dy ideologji e bënë të vetën, megjithatë ndjesia e miqësisë me SHBA-në shfaqej që në çastin e parë të frymëmarrjes me lirinë. Paslufta solli edhe ideologji poltike fetare antiamerikane nga Lindja. Dhe kjo e ka koston e saj… Amalgama e stërvjetëruar ideologjike (ideologjitë e kundërta që të përbashkët e kanë antiamerikanizmin), gjejnë truallin e tyre, nëpërmes mendësive të ricikluara.
Te shqiptarët miqësia me Amerikën është proverbiale

3.
Planeve ogurzeza iu ka thënë gjithmonë JO ky popull… sikur edhe Zoti në qiell të jetë… Për të qenë NJERI I AMERIKËS duhet të kesh LEGJIMIMITET brenda Kosovës e këtë e kishte lëvizja demokratike dhe Rugova dikur (ishin amerikanët që e pritnin si përfaqësues legjitim të shqipatrëve të Kosovës) … dhe këtë LEGJITIMITET e do edhe Amerika, si dje, si sot… Te e fundit e thanë tani: ne punojmë me secilën qeveri që ju e zgjidhni! Nëse dikush e ka shkelë këtë legjitimet edhe në Amerikë, kundër deklarimeve publike, atëherë, është tjetër çështje!!!
Vërtet, kur ke legjitimet, FLEN PUNA, por ai legjitimitet tash mungon…
Mirë, mund të themi se gjithçka shkoi sipas KUSHTETUTËS dhe këtë kushtetutshmëri e kërkuan amerikanët.
U bë ajo që u bë… shumica (që nuk i kanë fituar zgjedhjet) ishte: JO QEVERISË. Se a është mirë kjo, nuk ka rëndësi. Personalisht, mendoj që ishte mizore (mizori e shembjes së një LEGJITIMITETI, përçarjeve për bashkëveprim forcash etj etj e krejt kjo në emër të kushtetutës që askush nuk e kontestoi, ashtu si askush nuk i pati kontestuar zgjedhjet: në emër të kushtetutshmërisë dje u bë për t’i fshehur keqbërjet e politikës së deritashme në kohën më të ligë… pa e pasur as minimumin ndjeshmërisë për situatën e traumatizuar me virus).

4.
Gjeneratat e reja, të lindura pas luftës, nuk jetojnë me përrallat e lavdive tona… por me kërkesa konkrete… e këtyre kërkesave politika e deritashme nuk u është përgjigjur, përpos që ka shkaktuar GJENOCIDIN E BARDHË kundër rinisë sonë e kuadrove tona, dmth janë marrë me largimin sa më masiv jashtë, sepse te këta të rinj politika ka mbjellë psikologjinë e ikjes… dhe për këtë gjenocid të bardhë kjo politikë është përgjegjëse… mbasi e ka shembur perspektivën e tyre… Por politikanët kanë qenë shumë të suksesshëm në bizneset e veta në kurriz të këtij kombi…
Amerika, a thua, po u pajtuaka me verime të tilla?!
Jo bre, mos t’ia ngarkojmë asaj një faj që nuk e ka.
Dhe të tillëve (nuk po ua përmend emrat) iu mungon LEGJITIMITETI PËRFAQËSUES në bisedime me Serbinë… nuk e kanë SHUMICËN E VOTUESVE pas vetes, mbasi e shembën vetë LEGJITIMITETIN e shprehur me anë të votës qytetare… E si ndërtohet tash e tutje ky LEGJITIMET, kur duhet ta kesh votën qytetare, siç e kishte më parë dikush tjetër.. Ndoshta janë stërkënaqur me biznesin e vet dhe tani mendojnë se politika e proamerikanizmi janë një luks, me të cilën duhet lozur si me top, duke i përplasur e përgjakur fatet e njerëzve e të këtij kombi!
Meritat për DJE nuk e ka ndërmend askush askujt t’ia rrëmbejë askujt.
Kosova mendon sot ndryshe e jo me sytë e mendjen e së djeshmes…

(29 mars 2020)

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen