Lutja e përbashkët arrin deri te Zoti

Analiza & Komente | Engjëll I. Berisha | 24.12.14 | 14:29

Shkruan: Engjëll I. BERISHA

 

Të nderuar miq,

Kur festojmë, cilën do festë fetare, aq sa lutemi për fatin tonë, aq dhe shpresojmë për të ardhmen.

Së paku gjatë festave fetare, na shtohet besimi, bëhemi më të dashur dhe sikur e duam njëri tjetrin më shumë. Ndërsa në festa kombëtare bëhemi më të dëvotshëm, sikur e duam Atdhehun më shumë.

Çka jemi kur nuk festojmë?

Këtë popull së paku e mban: të Besuarit, Dashuria dhe Shpresa. Tri virtyte që na bëjnë heronjë të kësaj nate. Na bëjnë heronjë të mbijetesës sonë, në këtë vorbull që zihet shumëçka, e që zien shumëkush. Po mos ti kishim pasur së paku këto tri virtyte, kur nuk kishim shtet, nuk kishim bukë dhe s’kishim fare liri, dhe nuk e di në çka ishim shëndrruar!

Por, çka jemi në të vërtetë?

E vërteta është se mbetëm njerëz të qytetërimin edhe pse jetuam në mes dashurisë si vullnet e që kërcënohej, dhe arësyes që dominonte në këtë botë, me shumë dramatikë, por përcaktuese e fatit.

Ka mësime që povojnë të na bindin se njerëzimi është ndarë në të përzgjedhurit e Zotit dhe të denuarit, që i quan të mallkuar. Mirëpo konfiguracioni i ideve dhe vlerave, me këtë thirrje është përdorur në kompleksin e nënshtrimit dhe lartësimit në arritje të qëllimit.

Dhe shih, edhe tani, jemi në kërcënimin e botëkuptimeve, paradigmë e një vërbimi të bardhë, me emrin sundimit të popullit, që quhet demokraci. Kështu shfrytëzohet Besimi dhe Dashuria. Ndërsa Shpresa, në fushën ku është pushtuar besimi dhe arësyeja, mbetet marrëdhënja e jonë me vetëdijën, dhe e ardhmja e njerëzimit me të vetmen dritë që quhet shpresë.

Shikoni përreth neshë, këtu ku jemi. Pasi të gjithë besojnë në Zotin, të gjithë shtihemi se jemi tolerantë, të gjithë jemi kombëtarë, dhe të gjithë heronjë.

Në fundin e këtij viti sa festojmë njëlloj?

Dikush feston me zemrën plot dashuri; dikush me mendimin e shterrur; dikush me xhepat plotë; dikush me familjen bosh, ngase kanë ikur njerëzit e tyre të dashur . Dikush humbës, dikush fitues.

Po festojmë duke e adhuruar Zotin, duke i besuar, por, mos ta mashtrojmë njëri tjetrin në emër të Zotit. Të adhurojmë, por, mos të urrejmë duke besuar.

Ti numërojmë sukseset tona, por mos të ngritemi mbi të tjerët, duke e shfrytëzuar besimin e tyre.

Adhurimi është përafërsimi, përgjasim, me Zotin nëpërmjet njerëzve. Në tryezën e Zotit zëmë vend sipas të bëmave tona. Andaj, të gjithë pyesni veten, sa e kemi rrugën e shlirë të jemi në atë tryezë?

Tryezë e Zotit është Atdheu i ynë, duke e ruajtur, dashur dhe ndërtuar, sepse, ia krijojmë dikujt paqën. Është familja e jonë, sepse ia krijojmë njerëzimit substancen e mirë të zhvillimit. Është rrethi ku punojmë, ku veprojmë, ku dëshmohemi, sepse, e formësojmë qytetërimin prej kah kultivohet më mirë Besimi, Dashuria dhe Shpresa.

Shiko sa obligohemi! Obligohemi për unitet shpirtëror

A feston ky popull, duke qenë i barabartë me njëri tjetrin? A kemi hise të barbartë në këtë tokë Atdheu? Këtë pyetje bëjani vetes.

Mendimtarët e mëdhenjë e kanë definuar se evolucioni i qytërimeve vjen bashkë me karakterin njerëzor atëhere kur idetë e mira pranohen nga të gjithë.

Karakteri njerëzor ka rënë në krizë sa herë kanë ndryshuar rrjedhat në emër të ideologjive.

Rreziku i qytërimit vjen atëhere kur masa, populli, apo turma, manipulohet me impulsivitetin për influencë, kinse moralizuese, ndërsa ajo përdoret për qëllime të caktuara, pa përfillur moralin tonë.

Në vendet me krizë sociale, sipas asaj që po shihet, vjen në shprehje individi udhëheqës, që e përdor moaralin e masës së popullit, duke i entuziazmuar me motivin për besim në Zotin, apo për dashuri ndaj Atdheut.

Një tjetër mësim kemi nxjerrur se masa nëse nuk e ka individin që e udhëheqë, bëhet e egër, e pavetëdijshme dhe nis ti shpërfillë edhe ligjet dhe i kundërvihet vetvetes duke e sjellur dhunën.

Kështu që na duhet individi. Sepse, orientimi i ndjenjave e mendimeve nga individi i mirë, e shpëtojnë popullin, e shpëtojnë qytetërimin nga kaosi, nga shkatërrimi nga shpërfillja, nga mëkati.

Ku ta marrim individin e duhur? Kënd ta duam. Kjo i bie se kemi dhe krizë dashurie. Kjo është më e rënda, kur nuk ke kënd ta duash. Kjo e dëmton shpresen.

Ejani të lutemi sonte, të jemi të siqnertë në mes veti, ti rrëfejnë mëkatet se jemi më të pstër ndaj njëri tjetrit, të krijojmë afërsi, sepse, jemi më të fortifikuar

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen