Opinion mbi figuren e Kryeministrit të RK, zt.Albin Kurti

OP-ED | Agron Shabani | 03.03.20 | 11:58

Agron Shabani,

Si të lëxohet dhe kuptohët me lehtë Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti…?

Kreyministri i ri i Kosovës, z. Albin Kurti është edhe patriot, edhe intelektual i rangut ose nivelit të lartë. Mbi të gjithat, ai nuk është epigon ose recidivist i askujt. Dhe, aq me pak shpirtëshitur, komplotist, dinastik, shantazhist , linçues, persekutor, llaskuc, vasal, sërvil, poltron, konformist, oportunist ose kamaleon i varur ose nënshtruar nga „tutelja e lartè“ ligjore, administrative, juridike, profesionale, karieriste, materiale, sociale, ekonomike etj. Jo. Absolutisht jo!

Kryeministri Kurti nuk është nihilist, mazohist, hedonist, alkimist, utopist, absolutist ose kundërshtar i çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera, parime, premisa dhe sisteme moderne ose bashkohore. Pèrkundrazi. Ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për popullin (kombin), shtetin, pushtetin, edukatën, kulturën, politikën ose diplomacinë, sipas z. Kurti, gjithèmonë duhet të jenè pranë funksionit dhe ndikimit tè  tyre real, optimal ose maksimal në jetën e njerëzve ose qytetarëve shqiptar ose kosovar, në vetëdijen, ndërgjegjen, nëndërgjegjen ose jondërgjegjen e tyre. Kjo pèr faktin se në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste si Kosova, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), politik, diplomatik, kulturor, shtetror, nacional, institucional, funksional, konstitucional, shkencor, intelektual, profesional ose humanist -përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik, duhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështet një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar. E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një „dialektike“ identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publikë ose politikë, reduktohet ose përkthehët në favor të masës ose sasisë konsumuese. Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, shkencës, politikës sè lartë ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.
Ndërkaq, përmes shtresave ose kategorive me të larta intelektuale, kulturore dhe politike të shtetit dhe shoqërisë, bëhët pasqyrimin, deshifrimi, deskriptimi, prezantimi dhe interpretimi i një sistemi dhe pushteti politik së bashku me rendin e tij kushtues ose juridik, si dhe i aspiratve ose interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ekonomike, kulturore, strategjike dhe të tjera të një shteti dhe populli (kombi) të tërë.
Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës e cila do duhej të karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize.
Asaj fryme dhe metode të njohur shkencore dhe humaniste, i takon edhe Kryeministri Kurti.

Profeti Muhamet i cituar nga analet ose kronikat e ndryshme të historisë botërore, në një rast thotë se: „Të dobishëm janë vetëm ata njerëz që mësojnë dhe i mësojnë të tjerët, kurse të tjerët (jashta tyre) janë të dëmshëm, domethënë, prej tyre nuk ka dobi“.

Kjo do thotë se etja dhe uria e kosovarëve për reforma, ndryshime ose transormime të   thella esenciale ose substanciale, si duket asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, aditive dhe imperativiste-përrballë atyre shkatërruesve ose varrëmihësve të zellshëm, rixhid, reaksionsr, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë të njeriut, popullit (kombit), shtetit, pushtetit, politikës, diplomacisë dhe ardhmërisë së Kosovë në Serbi dhe gjithandej, të cilët „venë dorën në btez ose revole“ sapo dëgjojnë ose mësojnë emrin dhe mbiemrin e ndonjë lideri politikani ose intelektuali të lartë kulturor dhe politik si Albin Kurti etj.

Kosovës nuk i kanë munguar asnjëherë figurat ose personalitetët e larta shtetrore, nacionale ose politike me qëndrime të forta epike, mitike ose kalorsiake si Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Rrustem Mustafa (Rremi), Lahi Brahimaj, Sami Lushtaku , Daut Haradinaj, Anton Quni etj. Sigurisht se jo. Këtë fakt e ka të njohur edhe Kryeministri Kurti.

Ndaj, detyra dhe misioni i një kritiku dhe celebruesi tè shkèlqyer dhe dialektik të kulturës sè lartè shtetrore, nacionale dhe politike, si Albin Kurti, nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të artit politik ose diplomatik nga pushteti ose administrimi, të kulturës nga qytetërimi, tè kauzalitetit tè njohur luftarak (ushtarak), çlirimtar, heroik dhe patriotik tè UÇK-s nga shteti, pushteti, politika dhe diplomacia, dhe as të mohojë këto ndarje sikur të mos ekzistonin fare. Detyra dhe misioni i tij konsistojmë më tepër në empatinë, simpatinë dhe respektin e përjetshëm ndaj vlerave, heronjve, deshmorëve, akterëve dhe protagonistëve të njohur të lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Respektivisht, nè lartèsimin, valorizimin, glorifikimin, shquarjen dhe artikulimin një kulture me kuptim më të gjerë shtetrore, nacionale, politike dhe diplomatike, të ngritur dhe projektuar në të njëjtën kohë nga varësia dhe aleanca saj me shtetët me të fuqishme dhe më përparimtare të globit.

Me fjalë të tjera, sipas liderit dhe intelektualit Albin Kurti, energjitë kritike të pranishme në konceptin elitar dhe egalitar të kulturës shtetrore, nacionale, institucionale dhe funksionale, do duhej të vendoseshin në funksionit të palës antropologjike, gneseologjike, ontologjike, epistemologjike ose antropolitike. Ndërkohë që impulset progresive të së dytës, do duhej t’i kundërviheshin negacioneve dhe implikimeve konservatore të së parës. Mbase, në konceptin elitar që flet për “Industrinë shkencore, kulturore dhe humaniste” në raport me konceptin egalitar ose etatist mbi “kulturën masive”, ku përthithja, konsumimi, reduktimi dhe monodimensionalizimi i saj shihen si rrjedhim i një pushteti, administrimi ose totalitetit social dhe politik në funksion të logjikës së fitimit, në mundësinë për t’iu përgjigjur nevojave të njohura jetësore ose ekzistencialiste të popullit, shtetit, pushtetit dhe shoqërisë. Një koncept i derivuar dhe konsumuar ky i cili të kujton patjetër konceptin e borgjezisë aristrokrate ose politike në momentet e „shkëlqimit“ të tyre më të madh.

Mungesa e uniteti etik dhe estetik së bashku me zëvendësimin aparent dhe transparent tè një koncepti ose „modeli politik“ me një koncept ose model tjetër, në politikën komerciale është në të vërtetë një riprodhim i sofistikuar i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që ruajnë sistemin ose regjimin e kaluar në tërësinë e tij.

Se këndejmi, Adorno, Horkheimer, Fromm, Marcuse, Foucault, Deleuze, Derrida etj., janë shembujt konkret kundër tentativave serioze për të mos kthyer tërësinë e mendimit kritik në instancë ose institucion të lartë shkencor ose humanist i ci do kishte bërë të mundur përthithjen e tyre si vlerë shkëmbimi nëpërmjet komercializimit të vet kritikës dhe politikës.

Ndryshe nga kjo, „një person ose personalitet i lartë, mund t’u bëjë keq të tjerëve jo vetëm me veprimet, por edhe me mosveprimet e tij. Ndaj, në cilindo rast, ai ligjërisht është përgjegjës për atë që bën dhe për atë që nuk e bën.“ Do thoshte dikur John Stuart Mill në kuader të veprës ose shkrimit të tij të njohur „On Liberty“

Ndërkohë që sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura të Gjorgj Orvelit (Georg Orwell): Mënyra më efektive për t´i shkatërruar njerëzit, popujt ose kombet e ndryshme gjithandej globit, është t´ua mohosh, t´ua shkatërrosh dhe suprimosh të drejtën e tyre sovrane dhe tepër legjitime për të ditur, për të mësuar, kuptuar dhe për të mbrojtur lirinë, shtetin, popullin (kombin), kulturën, traditat, të kaluarën, historinë dhe gjeografinë e tyre shtetrore, nacionale, etnike, politike dhe kështu me radhë.

Në instancë të fundit, sipas Orvelit dhe Kolakovskit, edhe shoqëria hierarkike, monarkiste, centraliste, anarkiste, anarkoliberaliste, anarkoindividualiste, konfuze ose kaotike, mund të ekzistojnë vetëm në saje të skamjes, robërisë, mediokritetit, injorancës, nebulozës, dogmatizmit, demagogjisë, hipokrizisë dhe paditurisë individuale dhe kolektive të një populli ose kombi të tërë.

„Krimi është protestë ose rezistencë spontane kundër padrejtësive të ndryshme sociale dhe politike!“ ( Fjodor Dostojevski në „Krimi dhe Denimi“)

Sipas Siegmund Freudit, shumica e njerëzve nuk dëshirojnë të jenë të lirë, sepse liria individuale dhe kolektive përmban edhe obligime ose përgjegjësi të larta morale, ligjore, politike, institucionale, konstitucionale etj. Ndaj, mu për këtë shkak, shumica e njerëzve sikur ikin dhe frikësohen nga liria dhe përgjegjësia.

U mor vesh se në ambiente, atmosfera ose situata konfuze, poroze, fragjile, heterogjene, inkompakte ose kaotike, njerëzit zakonisht jetojnë dhe premtojnë në bazë të ëndërrave, pritjeve ose shpresimëve të tyre objektive dhe subjektive, ndërsa veprojnë ose reagojnë në bazë të frikës dhe dyshimit të imponuar nga jeta e ndoidhur në mes „krimit dhe fasadës“! Gjegjësisht, në mes lirisë së rrezikuar dhe „robërisë së qetë“!

Në këtë prizëm ato gjëra që i bëjnë të dashur, të ndërgjegjshëm, të moralshëm, të sinqertë, integral ose koperativë më të tjerët, liderët e ndryshëm kosovarë, pos tjerash janë profesionalzmi, intelektuakizmi, sensi, rezoni, intuita dhe aaftësia e tyre për t´i njohur, kuptuar dhe luftuar paditurinë, inkompetencën, mediokritetin dhe jobarazinë e madhe në brendinë e shtetit dhe pushtetit kosovar dhe faktorit ndërkombtar.

„Ekzistojnë disa kategori njerëzish: Ata që duan të dijnë, ata që duan të mësojnë, ata që duan të besojnë dhe ata që duan të ëndërrojnë dhe shpresojnë.“ Do thoshte dikur një filozof i shquar gjerman

Agron Shabani

Agron Shabani është autor i mijëra opinioneve, analizave dhe komenteve nga lëmitë e ndryshme, p.sh.tema politike(me sygjerime, vërejtje, propozime, argumente etj.), që i ka të botuara nëpër gazeta e portale mediale shqiptare por edhe Kroate, pasi që, Agroni pas Gjinazit Klasik që kreu në Gjakovë, ai studioi në Zagreb Univerzitetin e Shkancave Politike dhe sot mbanë titullin-Diplomirte POLITIKOLOG !

More Posts

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen