Dr. Pal Lekaj – Letër Kryeministrit Isa Mustafa

Analiza & Komente | Zef Prenka | 03.02.15 | 21:40

I nderuar Kryeministër!

Kaq shumë kohë të duhej që të kuptosh se e ki fuqinë ligjore dhe kushtetuese që ta shkarkosh një ministër në kabinetin tënd i cili ofendoj n’baza raciste qytetarët e vendit tënd.

Pse nuk e përdore këtë fuqi që në ditën e parë pas deklaratës fyese por heshte ndaj kësaj deklarate, dhe nga heshtja jote nxore në rrugë, në protesta mijra e mijra qytetarë duke filluar nga qyteti i Gjakovës dhe në mbarë komunat tjera të Kosovës, por edhe kjo nuk të mjaftoj ta marrësh këtë vendim, por tu deshtë të reflektosh pas protestës se 27 Janarit ku mbi 30 mijë qytetari kishin mbushur sheshet e Prishtinës, ku pamë pamje trishtuese nga aparati juaj shtetëror, nuk ishte ajo forcë e një kryeministri por ishte veprim i lig sepse qytetaret kishin te drejte që Jabllanoviqi të shkarkohej, ndërkohë që ti këtë e bëre vetëm nga frika se qytetarët paralajmëruan serishte protesta me 4 Shkurt 2015.

I nderuar Kryeministër, është koha e fundit që të reflektosh për ta ngjalluar shpresën e qytetarëve sepse nga mungesa e një të ardhmeje, qytetarët po ikin nga Kosova, është koha fundit që të reflektoni për fillimin e implementimit të programit tuaj politik për ta zhvilluar vendin, qytetarët janë lodhur nga pritja për një jetë me të mirë, qytetarëve ju ka humbur durimi, prandaj trego veten dhe forcën si i pari i ekzekutivit dhe mendo për qytetarët e vendit sepse kanë nevojë për një qeveri të ndërgjegjshme që është në shërbimin e tyre dhe në mbrojtje pasurive shtetërore.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen