Atëdhedashuri dhe skamje

Diaspora, Këndi poetik | Zef Prenka | 08.02.15 | 10:30

Të lutem babi…!

 

O babi im, fort po t‘ lutem

mos më largo nga oborri im!

më lejo të lutem që,ëndrrat e mia

kësaj toke, këtij nënqielli dhe këtij dielli

t‘ ia rrëfejë…!?

 

Mos, babi im i dashur, t’lutëm!

mos më tërheqë zvarrë ,

nëpër shkurra e këneta

se edhe zogjët shtegtarë, o babi

kurrë s’harrojnë vëndet e veta!?

 

Pse, po më ndanë nga fatosët tjetër?!

po më ndalë rritën n’çast

edhe për fluturat shumëngjyrëshe

s’kam më tjetër, të vémë bast!?

 

Mos babush, pashë gjitë e Lokës!

s’do lëmë kopshtin të mbushet ferra

t’flasin foto me njëra tjetrën

që po braktisim të shkretat votra!

 

Amanet, oj dallëndyshe

kur ti kthehesh nga streha IME

më sjell buzëqeshjen dhe gëzimet

që m’u ndalën në ketë stinë!?

 

O postjer me shpejt si Zana

t’lutëm shko ke shkolla ime

ja ketë letër jepja mësuesës

po më djegë malli si për Nënen time!

 

Thuaj se, notat mos i ndalë!?

t‘ secîles lëndë vëje nga një pikë.

se unë tash e tutje o shokë

do mësoj me dadhuri,

Gjeografiné e Histori…

 

Zef Prenka

Stuttgart

08.02.2015

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen