Shqiptaro-amerikanja e mirënjohur Lisa Milicaj citohet sot nga kandidati për President të SHBA Donald Trum

Analiza & Komente | Zef Prenka | 23.01.16 | 11:01

Shqiptaro-amerikanja e mirënjohur Lisa Milicaj citohet sot nga kandidati për President të SHBA Donald Trump

Voal – Shqiptaro-amerikanja Lisa Milicaj  ish-këshilltarja bashkiake në Pleasant Valley të New York-ut, një nga figurat femërore më të spikatura të diasporës shqiptaro-amerikane është cituar sot nga kandidati për President të SHBA Donald Trump në rrjetin social Twitter.

Trump kishte cituar një tweet të Lica Milicaj që thoshte: ” E vërteta duhet thënë, kurrë nuk kam dëgjuar për “National Review” derissa ata “u përpoqën” të deklarojnë luftën kundër jush. Por s’ka problem, ju tashmë e morët votën time”.

Lisa Milicaj është shumë aktive dhe e kudogjendur në aktivitetet që zhvillon diaspora jonë në SHBA.

Bukuri shqiptare e shkolluar dhe e kultivuar në vendin e lirisë, ajo është e suksesshme dhe natyrisht krenari për komunitetin.

Lisa Milicaj posa e ka mbaruar mandatin e saj 4 vjeçar si këshilltare bashkiake, filluar në vitin 2011.

Ajo është vajzë e dy emigrantëve nga Kosova dhe ka bërë histori duke qenë një nga gratë e rralla shqiptare të përfshira në politikën amerikane.

Lisa MIlicaj ka biznesin e saj të suksesshëm, një agjensi sigurimesh në pronat e patundshme, të cilën e drejton vetë në postin e Presidentes. Firma quhet “First Insurance Agency Inc”.

Prindërit e Lizës erdhën në SHBA rreth 45 vjet më parë, po ndonëse e lindur këtu, Lisa flet bukur shqip dhe është aktiviste e mirënjohur në komunitet.

Ajo është Republikane dhe ka shprehur simpatinë për Trump, dhe Donald Trumpit nuk i ka shpëtuar ky fakt, ashtu si mund ta shihni:/VOAL/

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen