Na shkoi jeta në protesta

Analiza & Komente | Engjëll I. Berisha | 25.01.15 | 19:52

Engjëll I.Berisha

Së pari, pa marrë primatin ti klasifikoi protestat, me vend apo pa vend, unë ndaj mendimin se: Mos i zhvleftësoni, mos i nënçmoni,mos i mohoni protestuesit.
Vendi në krizë, protestuesit i kthen në rryma ekstremiste. Mjafton të dalin në rrugë, të hyjnë në frymë refuzuese dhe pastaj, dikush sikur hekurin e skuqur e kthen kah të dojë. Protesta prodhon diçka që nuk do ti shkojë për shtati shtetit. Ndërsa, ne druhemi te prodhimi i rrymave tjera tek ne. A nuk e vëreni se rinia sot ka shumë dinamizëm. Ky dinamizëm është energji. Kjo energji prodhon rrymë që dikush e përdorë për nevoja të veta.
Protesta nuk është gjithmonë zgjidhje, por gjithmonë prodhon diçka jo të mirë për shoqërinë. Shteti është i yni, nuk e ndërtojmë duke e refuzuar. Shteti është i popullit, nuk shërben duke refuzuar. Refuzimi është lirikë e shpirtit, që nuk e ndalë asnjë mekanizëm politikë.
Askush nuk shkon në luftë, bile as për ta çliruar vendin e vetë, pa u veshur së pari me frymë refuzuese ndaj diçkahit. Në luftë, trupin e dërgon para vdekjes, pasi që njeriu është kapluar nga një shtytje. Kush e jep trupin për një mendim?
Pranoni se është ndezur zjarri. Zjarrin e politikës, jo gjithmonë e shuan politika. E kush e donë këtë zjarr se!?
Analistët, disa këndej, e disa andej, nuk po e shuajnë zjarrin që tani është ndezur. Dikush po ngrohet, jo nga të ftohtit, por nga llogaritë politike. Në politika të ditës, dikush ngrohet, ndërsa për shumë vite mbesim të djegur. Na shkoi jeta duke shëruar plagë.
Shënimet po thonë se jemi në gjeografinë vendeve që po prodhojmë ekstremizëm. Nga erdhi ky ekstremizëm!? Bukur shumë sigurohem se nuk është i yni, i traditës sonë familjare. Llogaritë politike kanë instaluar inkubatorë të këtij prodhimi. E që është më e keqja, nga të gjitha anët se. Kur prodhojnë të gjithë, lirohet tregu i tyre. E për të mos e pranuar si lirim i mendjes, atëherë, s’kemi si të mos e pranojmë se jemi të shpërfillur.
Çka të bëjmë? Bota na ka izoluar, nuk ka viza. Një kosovar, kur të kërkon vizë për diku në Evropë, së pari i nënshtrohet paragjykimit. Dhe, kur të dalim nga sporteli, çka mendon i refuzuari i vizës? Mendon se ne nuk na donë askush. Edhe ky fakt prodhon një dozë ekstremi. Papunësia një dozë tjetër, joshja diçka, dhe le të merret bota me ne.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen