Kush është Mark Tirtja?

Analiza & Komente | Zef Prenka | 26.05.15 | 13:30

Gjergj Lleshaj

Mark Tirtja-Prof. dr. Marku, akademik, përreth 60-vjet ka qenë një eksplorues i palodhur, në ekspedita brenda e jashtë atdheut, hulumtues në arkiva e biblioteka, si edhe në bibliotekën e tij personale aq të ngarkuar me libra, shumë prej të cilave në gjuhë të huaja. Gjithashtu, edhe në Prishtinë, Shkup, Tetovë, Ulqin, Bukuresht, Lublanë, Budapest, Vjenë, Berlin, Romë, Padovë, Madrid, Paris, Londër etj., ku i janë botuar edhe studime. Njëkohësisht, ka shfrytëzuar rastin dhe ka hulumtuar e konsultuar burime etnologjike me shumë rëndësi për studimet e botimet e tij që mirëpriten brenda e jashtë vendit. Këto 15 vitet e fundit ka botuar vepra madhore, frut i ekspeditave, hulumtimeve e studimeve të dhjetëra viteve: 1. Lëvizje migruese shqiptare, botuar pjesë-pjesë brenda e jashtë atdheut; 2. Migrime të shqiptarëve, 1999; 3. Etnologjia e shqiptarëve, 2003, 2006; 4. Mitologjia ndër shqiptarë, 2004; 5. Mjeshtëria e kërkimit shkencor në etnologji, 2006; 6. Panteoni e simbolika -doke e kode në etnokulturën shqiptare, 2007; 7. Etnologjia e përgjithshme, 2001, 2008. Me bashkautor “Veshjet Popullore Shqiptare”, vëll. I, 1999 dhe vëll. II, 2001. Ka bashkëpunuar për të “E drejtën dokesore shqiptare”, për zëra në “Fjalori Enciklopedik Shqiptar” etj. Ka dhënë ndihmesë edhe në muzeologji. Ka në proces për botim: Etnologjia e Mirditës, si dhe Fjalori mitologjik shqiptar. Krahas kësaj veprimtarie botuese, ka dhënë ndihmesën e tij nëpër vepra madhore si: “Qytetërimi Ballkanik” nën kujdesin e UNESKO-s, “Atlas i vendeve danubiane”, drejtuar nga Instituti i Studimeve për Europën Juglindore në Vjenë.

Krahas botimeve, ky etnolog i shquar ka marrë pjesë në më se 90 sesione shkencore, simpoziume, konferenca e kongrese shkencore kombëtare e ndërkombëtare Brenda vendit dhe në botën e jashtme. Gjithashtu ka ndihmuar dhe ndihmon për etnokulturën, në veçanti për Kanunin, studiues që i vijnë nga Europa, Azia, Afrika e Amerika drejtpërdrejt ose me internet, pa u kursyer, duke u shkëputur nga studimet e tija në proces. Nuk lë pasdore as ndihmesën për Mirditën, si në monografinë “Mirdita –njohuri për vendlindjen”, etj

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen