Talenti i saj u dëshmua mbi 40 – vite në skenën muzikore

Histori & Fakte | admin | 20.04.13 | 15:52

Të vlerësosh vlerat e njerëzve me vlera është një detyrim moral njerëzor dhe funksional .Kjo është njëherazi një vlerësim dhe mirënjohje dje, sot dhe nesër. Faleminderit z.Vaçaja ZELA . Ky është një model që duhet të nxisë dhe të tjerët. Këngëtarja jonë e mirënjohur Vaçja ZELA, tani e ka krijuar identitetin e vet në muzikën tonë popullore. Është bërë (dhe do të jetë) këngëtare me eksperiencë dhe ka adhurues të shumtë. Talenti i saj është dëshmuar shumë herë në festivale, koncerte apo prezentime të tjera, dhe inçizimet e saj , qofshin në ;audio, video , Cd, radio apo televizion, dëshmojnë se me të vërtetë VAÇJA, e ka dhunti të lindur këngën . Talenti i saj është dëshmuar gjatë (mbi ) mbi 40 – vite (mendimi im personal), sa ajo është në skenë. Vaçja, i këndoi këngët, të cilat dikur njerëzit nuk guxonin as të mendonin ?.. , i kënddoi ;flamurit, atdheut, heroizmit, patriotizmit, çështjes kombëtare, kombit e Kosovës, etj. Këngët e deritanishme përmbledhin në vete një dashuri të madhe ndaj atdheut, kombit, historisë, traditave, dhe shprehin përkushtimin e saj serioz ndaj këngës . Ne koh të gjatë kemi bërë orvatje personale për të vu kontakt me këtë këngëtare të madhe shqipëtare por nuk ia arritëm dot. Prandaj në shenjë respekti e nderi që ruaj për ju vendosëm që përmes Portalit“ Zemra Shqipëtare“, “KosovariMedia“ “Gazetës kombëtare“Bota Sot“ dhe RevistësDrini“dhe“Albemigrant e TribunaShqiptare“ t’ia urojmë ditëlindjen, pra urime
74 – VJETORIN E LINDJES.
Vaçja jonë e madhe , çdo herë dhe në çdo kohë edhe përkundër gjendjes së vështirë që mbretëronte gjatë viteve të kaluara në Shqipëri, gjithëmon ishte e dashur, e qeshur , e urtë, simpatike, e magjepëse , për dëgjuesin. Kjo me zërin i saj tonik “shpërthente“ kodra e male dhe zëri i sajë jehonte kudo në trojet etnike shqipëtare dhe diasporë. Kjo këngëtare e madhe shqipëtare, i këndoi; Atdheut, dashurisë ndaj vendlindjes, trimërisë dhe guximit, besës dhe gjykoi ashpër trathtinë. Më kujtohet sikur sot, kur xhaxhai im ( i ndjeri) Hafizi, kishte blerë një radio të markës “Portorozh“, e madhe .., shumë e madhe .., dhe kur ne e lëshonim ajo zinte- apo themi mund të dëgjoje Radio Tiranën, Radio Kukësin, etj. I kujtoj me mallë dhe nastalogji këngët e saj të pa harruara,“ Valësi i Lumturisë“,“Natën Vonë“,“Mesnatë“,“Nënave Shqipëtare“,“Nuk e fshehim dashurinë“,etj. Sipas informatave që ruajë nga e kaluara,Vaçja, ka filluar të këndoj shumë e re, aty nga mosha 9 apo 10- vjeçare. Në moshën 23 – vjeçare, Vaçja fitoi çmimin e parë me këngën “Fëmija i parë“ . Nga viti 1962 deri më 1980 , fitoi shumë herë çmimin e Festivalit të Këngës në Radio dhe Televizionin shqiptar. Disa herë mori çmimin“ Nderi i Kombit“,“Artiste e Merituar“,“Artiste e Popullit““Mjeshtre e Madhe e Punës“,“Qytetare Nderi e Lushnjës“.., etj . Në vitin 1997- 1998, në Britani të Madhe- KEMBRIXHI , fitoi“ Mikrofoni i Artë“,nga Kosova( Ministria e Kulturës) Mori çmimin“Çmimi i Karierës“ . Ajo tani sipas të gjitha informacioneve të fundit jeton dhe vepron në Zvicër-pikërisht në qytetin BAZEL. Edhe ne përmes këtyre vargjeve i dëshirojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe të lumturë, njiherit edhe këthim sa më të shpejtë në vendlindje. Shpresoj se përmes këtyre vargjeve ne do t‘ia përcjellim edhe me mija e mija urime të bashkëatdhetarëve tanë si nga trojet etnike gjithashtu edhe nga diaspora. Në fund dëshirojë që në arhivin tim gazetareskë të kemë edhe një, Intervistë me yllin e muzikës folklorike shqipëtare z. Vaçja Zela.. Numri i telefonit për të vënë kontaktë me autorin dhe simpatzantin tuaj është në portalet e shënuara dhe gazetën kombëtare“Bota sot“. Prandaj edhe një herë nga largësia por afër në zemrën time, jua uroj 74 –vjetorin e lindjes , jetë të gjatë dhe të lumturë, gazetari Ramiz Dërmaku, me familje nga qyteza Weingarten-Gjermani.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen