Liberalizimi i vizave

Diaspora | admin | 19.10.10 | 18:51

Bosnjën.Shqiptarët e boshnjakët nuk duhet të kërkojnë vizë për të qëndruar në vendet e zonës “Shengen” për një periudhë të shkurtër kohe, ose më saktë për një periudhë maksimale deri në 90 ditë.

Rregullat

Ajo që do të ndodhë, ka shumë mundësi të jetë njëlloj me ç’ka ndodhur para gati një viti me shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Për të mund të përfituar nga liberalizimi i vizës, duhet të kesh pasaportë biometrike, nëse nuk e ke, viza është e nevojshme. Pasaporta biometrike ka brenda një mikrocelulë (mikroçip) ku janë të regjistruara edhe shenjat e gishtërinjve.

Rregullat e reja do të vlejnë vetëm për ata që udhëtojnë për turizëm, mision, biznes, me ftesë të dikujt, për studime maksimumi për një periudhë tre-mujore. Me liberalizimin e vizave, shqiptarët e boshnjakët do të mund të lëvizin në hapësirën e Shengenit, që praktikisht janë të gjitha vendet e bashkimit Europian, me përjashtim të Britanisë së Madhe, Irlandës, si edhe në Zvicër, Norvegji dhe Islandë, maksimumi, për 90 ditë nga data e hyrjes, brenda një periudhe prej 180 ditësh (6 muaj).

Kjo do të thotë që mund të bëhen udhëtime të shkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos i kapërcejë të 90 ditët brenda një periudhe prej gjashtë muajsh (180 ditësh). Ata që udhëtojnë lirisht në vendet e zonës Shengen me pasaportë biometrike nuk duhet të dëshmojnë kushte të veçanta financiare ose administrative, megjithatë duhet mbajtur parasysh që mbeten në fuqi të gjitha rregullat standard për ardhjen e qytetarëve të vendeve të treta. Pra mund të ndodhë që kur mbërrin në kufi mund të të kërkohet që të dëshmosh shumën që ke parashikuar për shpenzimet e udhëtimit ose mund të të kërkohet që të tregosh saktë vendin ku do të banosh.

Sanksionet

Autoritetet kufitare të vendeve të zonës Shengen kanë të drejtë që të mos lejojnë hyrjen, nëse këto kushte nuk respektohen, dhe të marrin një vendim përfundimtar për sa i përket aprovimit për të hyrë në vend. Nuk duhet harruar që këto rregulla të reja do të vlejnë vetëm për të udhëtuar për periudha të shkurtra, nuk do të të japin mundësinë për të qëndruar më shumë se tre muaj ose për të gjetur punë. Për këtë duhet paraqitur kërkesa për një vizë afatgjatë pranë Ambasadës ose Konsullatës së vendit të zonës Shengen ku dëshiron të shkosh.

Vetëm 90 ditë

Me liberalizimin e vizave, shqiptarët e boshnjakët do të mund të lëvizin në hapësirën e Shengenit, që praktikisht janë të gjitha vendet e bashkimit Europian, me përjashtim të Britanisë së Madhe, Irlandës, si edhe në Zvicër, Norvegji dhe Islandë, maksimumi, për 90 ditë nga data e hyrjes, brenda një periudhe prej 180 ditësh (6 muaj). Kjo do të thotë që mund të bëhen udhëtime të shkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos i kapërcejë të 90 ditët brenda një periudhe prej gjashtë muajsh (180 ditësh).

Paratë e xhepit

Pra mund të ndodhë që kur mbërrin në kufi mund të të kërkohet që të dëshmosh shumën që ke parashikuar për shpenzimet e udhëtimit ose mund të të kërkohet që të tregosh saktë vendin ku do të banosh. Këto mund të ndikojnë që të të refuzohet kalimi i kufirit nëse polici kufitar krijon dyshime për qëllimet e vizitës jashtë vendi.

Punësimi

Nuk duhet harruar që këto rregulla të reja do të vlejnë vetëm për të udhëtuar për periudha të shkurtra, nuk do të të japin mundësinë për të qëndruar më shumë se tre muaj ose për të gjetur punë. Për këtë duhet paraqitur kërkesa për një vizë afatgjatë pranë Ambasadës ose Konsullatës së vendit të zonës Shengen ku dëshiron të shkosh.

Belgjika ofron ndihmë për heqjen e vizave

Belgjika do të mbështesë Shqipërinë si në kuadër të liberalizimit të vizave, ashtu edhe në etapat e tjera të procesit të integrimit evropian“, deklaroi dje zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Belgjikës, Steven Vanackere. Ky i fundit priti në një takim ministrin e Jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto, ku kanë diskutuar mbi çështje si forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh, nxitja e investimeve belge, ecuria e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, liberalizimi i vizave si dhe zhvillimet më të fundit në rajon.

Ministri Jashtëm takon edhe eurodeputeten Tania Fajon
Haxhinasto në Bruksel, kryefjalë heqja e vizave

Gjatë vizitës në Bruksel, ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarët më të lartë të BE-së. Haxhinasto ka zhvilluar një takim me Martin Sculz, kryetarin e grupit parlamentar Aleanca Progresiste e Socialisteve dhe e Demokrateve evropiane. “Ne patëm një takim shumë të hapur dhe shkëmbyem pikëpamje të frytshme. Ne analizuam vendimin e fundit të Parlamentit Evropian, të javës së fundit, për të  aplikuar një regjim vizash ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Ne e konsiderojmë këtë si një sinjal të mirë për të rritur marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për ta bërë jetën më të lehtë për shqiptarët, për të rritur shkëmbimet ekonomike ndërmjet Bashkimit Evropian  dhe Shqipërisë nga liberalizimi i vizave”, u shpreh Shulz pas takimit. “Patëm një mirëkuptim për nevojën që jeta politike në Shqipëri duhet të jetë institucionale në Parlament dhe të trajtohen ato çështje që na kualifikojnë si një vend, i cili po ecën normalisht drejt Bashkimit Evropian”, tha Haxhinasto.

Gjithashtu, shefi i diplomacisë shqiptare, zhvilloi edhe një takim me eurodeputetin Italian Gabriele Albertini, ku kanë diskutuar për procesin e heqjes së vizave dhe situatën politike në Shqipëri. Nga ana e tij, përfaqësuesi i politikes se jashtme te PE, Albertini, konfirmoi  se Komisioni qe ai drejton ndjek me vëmendje situatën në Shqipëri dhe është një partner aktiv për kapërcimin e mosmarrëveshjeve aktuale politike ne vend.  Gjithashtu, Haxhinasto ka zhvilluar edhe një takim me eurodeputeten Tanja Fajon, me të cilën ka folur kryesisht për procesin e heqjes së vizave. Znj. Fajon u shpreh se beson në këtë proces kaq të prekshëm dhe kaq të shumëpritur për qytetarët shqiptarë, pasi dhe Sllovenia ka përjetuar me entuziazëm të madh procesin e integrimit evropian. Ajo vlerësoi të gjithë punën e bërë gjatë kësaj kohe nga autoritetet shqiptare, të cilët kanë lehtësuar punën me të dhënat bindëse që kanë raportuar gjatë gjithë kësaj kohe, tregues të ndryshimeve dhe investimeve të jashtëzakonshme në Shqipëri.

Martin Shultz

“Ne patëm një takim shumë të hapur dhe shkëmbyem pikëpamje të frytshme. Ne analizuam vendimin e fundit të Parlamentit Evropian, të javës së fundit, për të  aplikuar një regjim vizash ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Ne e konsiderojmë këtë si një sinjal të mirë për të rritur marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për ta bërë jetën më të lehtë për shqiptarët, për të rritur shkëmbimet ekonomike ndërmjet Bashkimit Evropian  dhe Shqipërisë nga liberalizimi i vizave”.

Xhani Pitella

“Kur bëhet fjalë për çështje madhore për mua nuk ka ngjyra politike. Unë jam socialist dhe kam miqtë e mi në Shqipëri, por mbështes gjithnjë çështjen e duhur që është heqja e vizave dhe integrimi europian i Shqipërisë. Te këto dy pika nuk ka diferencime grupesh politike. Duhet të ecim së bashku në Shqipëri dhe Europë, në mënyrë që të rinjtë shqiptarë të mund të udhëtojnë lirisht dhe që Shqipëria të afrohet gjithnjë e më shumë në BE”.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen