Anton Çetta lartësohet në Rrëshen

Histori & Fakte | Zef Prenka | 13.12.15 | 10:44

Gjergj Lleshaj

Mirdita perjeteson birin e saj,Burrin e madh te qeshtjes kombetare,Patriotin qe paqetoj e bashkoj shqiptaret profesor Anton Çeta-

Ne kryeqendren e saj ne Rreshen,perball sheshit Abat Preng Doci,vendoset statuja e Herojt Shqiptaris.
Prijesi i pajtimit Anton Çetta, Atedhetare e intelektual i madh profesor universiteti, studiues dhe mbledhës i folklorit, punëtor shkencor i Institutit Albanologjik në Prishtinë, njohës i mirë i traditave dhe kodeve zakonore të shqiptarëve, me nje grup te rinjsh të Dukagjinit, respektivisht të Lumbardhit të Deçanit, formuan Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë. Anton Çetta ishte figura kryesore që i printe këtij aksioni së bashku me një grup intelektualësh që gëzonte autoritet tek popullata në Kosovë: akademik Mark Krasniqi, Zekeria Cana, Ramiz Kelmendi, Azem Shkreli, Dom Lush Gjergji, Kajtaz Rrecaj Simon Kuzhnini e të tjerë. Në këto tubime të shumta të organizuara në Kosovë dhe diasporë kishte shumë emocione, lot e gëzim, ku populli i shprehte dhe i përjetonte në mënyra të ndryshme. Tubimet e tilla mbaheshin në hapësira të hapura për shkak të masës që i ndiqte ato. Është i njohur tubimi tek Verrat e Llukës që tuboi një gjysmë milioni shqiptarë nga të gjitha trevat tona. Ky konsiderohet manifestimi më i madh që u mbajt ndonjëherë në historinë e hershme dhe të vonshme në Kosovë. Ishte një homogjenitet i paparë dhe kishte domethënien e bashkimit që shihej aq qartë nga kjo lëvizje masive e njerëzve nga një trevë në një tjetër.
Profesor Anton Çetta, me bashkëpunëtorët e tij, pasi kishte pajtuar shumë familje të gjaksuara në Kosovë, kishte vazhduar pajtimin tek shqiptarët në Gjermani dhe Zvicër, ku gjaqet ose ishin bërë aty, ose ishin bartur nga trevat e tyre në ato vende.
Keto ishin krushqit e pajtimit,rilindasit e rinj te kombit qe sollen eren e re te paqes e bashkimit te shqiptareve per liri e parparim,kombi duhet ti kujtoje me nderime keta vigan te shqiptarizmes.Rrespekt !
Rrespekt per Mirditen e Mirditoret,qe i mbajn ne gji ,i perjetesojn herojte e kombit.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen